Ehli Bejti në Ajetin e Purifikimit (pastrimit)

 

Me Ajetin e Purifikimit (Ajetu‟t-Tat‟hir) synohet thënia Allahut të Lartësuar:

“…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t'ju pastrojë plotësisht.” Surja “El-Ahzab”, ajeti 33

 

 

Burimet e hadithit dhe të komentimit të Kur‟anit përforcojnë se qëllimi me Ehli Bejtin, për të cilët ka zbritur ky ajet, janë: i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), Ali ibn Ebi Talibi, Fatime Zahraja dhe dy nipat, Hasani dhe Hysejni (paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ata!).

 

Muslimi ka përcjellë në Sahihun e tij me zinxhir tek Aishja e cila ka thënë:

“Doli Profeti sapo u zgjua nga gjumi dhe kishte veshur një gunë leshi të zezë. Në këtë moment,erdhi Hasani, i biri i Aliut, pastaj erdhi Hysejni, Fatimeja dhe Aliu e pastaj tha:

“…O Familje e Profetit! Në të vërtetë,Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t'ju pastrojë plotësisht.” 

(Sahihu i Muslimit, Kitabu Fadaili‟s-Sahabe, 4: 1883 / 2424)

 

E ka përmendur këtë transmetim Fakhruddin Er-Razij në Tefsirin e tij dhe më pas ka thënë:

“Dije se për vërtetësinë e këtij transmetim janë dakord dijetarët e

hadithit dhe komentuesit.”

(Et-Tefsiru‟l-Kebijr, 8: 85 tek ajeti 61 i sures “Ali Imran”.)

Tirmidhiu ka nxjerrë në librin e tij “Es-Sunen” nga Ummu Seleme se Profeti mbuloi Hasanin, Hysejnin, Aliun dhe Fatimenë me mantel dhe tha:

 

“O Zoti im! Këta janë EhliBejti im dhe të afërmit e mi të ngushtë! Largoji prej tyre papastërtitë dhe pastroji plotësisht ata!” I thotë Ummu Selemeja: “Po unë, a jam me ta, o i Dërguari i Allahut?” I tha: “Me të vërtetë, ti je në të mirë.”

(Sunenu‟t-Tirmidhij, 5:351/3205, Kitabu‟t-Tefsijr, 5: 663/3787, 669/3871,Kitabu‟l-Menakib)

 

Hakimi ka nxjerrë në librin e tij “El-Mustedrek” nga Ummu Selemeja, e cila ka thënë: “Në shtëpinë time ka zbritur:

“…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.” I Dërguari i Allahut thirri Aliun, Fatimenë,Hasanin dhe Hysejnin e tha: “Këta janë Ehli Bejti im.”

Hakimi ka thënë: “Ky hadith është i saktë, sipas kushtit të Buhariut dhe nuk e kanë cituar ata të dy (Buhariu e Muslimi).”

(El-Mustedrek „ala‟s-Sahijhejn, 3: 146)

Është transmetuar nga Uathile ibnu l-Eska i cili ka thënë:

“Shkova tek Aliu, por nuk e gjeta atë. Fatimeja më tha: “Shkoi tek i Dërguari i Allahut; ai e thërriti atë!”

Ndërkohë, Aliu erdhi me të Dërguarin e Allahut e hynë që të dy. Edhe unë hyra bashkë me ta. I Dërguari i Allahut thërriti Hasanin dhe Hysejnin, duke e ulur secilin prej tyre në prehërin e tij. Pastaj, afroi Fatimen dhe Aliun tek kraharori i tij, i mbështolli ata me një rrobë dhe tha: “…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.” Pastaj tha: “Këta janë Ehli Bejti im. O Allah! Ehli Bejti im kanë më shumë të drejtë.”

 

Hakimi ka thënë:

“Ky hadith është i saktë,sipas kushteve të dy shejhëve (Buhariut dhe Muslimit) dhe ata nuk e kanë cituar atë."

(El-Mustedrek, 3: 146-147.)

 

 

Hadithi i Mbulesës (Hadithu‟l-Kisa) mes transmetuesve dhe burimeve

 

Transmetuesit e hadithit nga të dyja grupet:

Hadithin e Mbulesës, sqaruesin e Ajetit të Pastrimit,e kanë transmetuar në librat e Ehli Sunnetit një grup i madh prej sahabëve dhe tabiinëve, duke vërtetuar zbritjen e ajetit për pesë pjesëtarët e mbulesës.

Ndër transmetuesit janë:

Enes ibn Maliku,

Berae ibn-Azibi,

Theubani,

Imam Hasani El-Muxhteba (paqja qoftë mbi të!),

Ebu'l-Hamra,

Hakijm ibn Sa'di,

Hamad ibn Selemeh,

Dihjeh ibn Khalife El-Kelbij,

Ebu(d-Derdai,

Zejd ibn Erkami,

Zejneb bint Ebi Selemeh,

Sa'd ibn Ebi Uekasi,

Ebu Said El-Khuderij,

Ummu Selemeja,

Sheddad ibn „Ammari,

Shehr ibn Haushebi,

Aisheja,

Abdullah ibn Xha'feri,

Abdullah ibn Abbasi,

Abdullah ibn Mu'ijni,

„Ata ibn Ebi Rebah,

„Ata ibn Jesari,

„Atije El-Aufij,

Imam Ali ibn Ebi Talibi,

Imam Ali ibn Hysejni (Zejnu'l-Abidijni),

Umer ibn Ebi Seleme,

„Amretu bint Ef'a,

Katadeja,

Muxhahid ibn Xhebr El-Mekkij,

Muhamed ibn Seukah,

Ebu Muaddel Et-Tafauij,

Ma'kil ibn Jesari dhe Uathile ibn El-Eska…etj.

Shih te Musnedi i Ahmedit, 2: 18, 3: 285 e 359 dhe 6: 292, 296, 298, 304,323.

Tefsiri i Tabariut, 22: 5-7, i cili e ka transmetuar atë nga katërmbëdhjetë rrugë.

Tefsiri i Kurtubiut, 14: 182.

Tefsiri i Ibn Kethirit, 3:492-495, i cili e ka transmetuar nga nëntëmbëdhjetë rrugë.

El-Bahru'l-Muhijt, 7: 228.

Ed-Durru'l-Menthur, 5: 198-199.

Fet'hu'l-Kadijr, 4: 349-350 në të cilin ka thënë: Kjo thënie është e shumicës (xhumhur).

 

Komentuesit dhe muhadithët shiitë e transmetojnë nga:

 

prijësi i besimtarëve, Imam Aliu dhe djali i tij, Imam Hasani,

nga Imam Ali ibn Hysejn Zejnu‟l-Abidijni,

nga Imam Muhamed ibn Ali El-Bakiri,

nga Imam Xha‟fer ibn Muhamed Es-Sadiku

dhe nga Imam Ali ibn Musa Er-Rida.

Këtë hadith e kanë transmetuar, gjithashtu, nga:

 

Ebu‟l-Esued ed-Duelij,

Enes ibn Malik,

Xhabir ibn Abdil‟lah el-Ensarij,

Ebu‟l-Hamra, Ebu Dherr el-Gifarij,

Sa‟d ibn Ebi Uekasi,

Ebu Said el-Khudrij,

Ummu Selemeja,

Shehr ibn Hausheb,

Aishja, Abdullah ibn Abbasi,

„Ata ibn Jesari,

„Atije el-„Aufij,

Ali ibn Zejdi,

Umer ibn Mejmun el-Eudij,

Uathile ibnu‟l-Eska‟ etj.

 

Gjithashtu shih:

 

Tefsijru Furati‟l-Kufij, 121,

El-Matbaatu‟l-Hajdarije,

Nexhefi i nderuar.

Tefsijru‟l-Habrij, 297-311,

Muessesetu Ali‟l-Bejt, bot. 1.

Tefsijru‟t-Tibjan, 8: 339.

Tefsijru Mexhma„ul Bejan, i Tabrasijut, 8: 462-463

Daru‟l-Ma‟rife, Bejrut.

Tefsiru‟l-Mijzan, 16: 311.

Usulu‟l-Kafij i Kulejnit, 1: 286-287/1,

Daru‟l-Edua,

Bejrut, bot. 3.

Kemalu‟d-Dijn ue Temamu‟n-Ni‟meh i Sadukut, 1: 278/25,

Muessesetu‟n-Neshri‟l-Islamij, bot. 3.

Sa‟du‟s-Su„ud i Ibn Tausit, 106-107,

Menshuratu‟r-Radij, Kum.

El-„Umde i Ibn Batrikut,31-46.

Nehxhu‟l-Hakk ue Keshfu‟s-Sidk i Al‟lame Hil‟lit, 1: 88

Muessesetu‟n-Neshri‟l-Islamij, bot. 3.

Es-Siratu‟l-Mustekijm ila Mustehikkiji‟t-Takdijm,

Zejnuddijn El-„Amilij En-Nabatij, 1: 184-188,

El-Mektebetu‟l-Murtedauijeh, bot. 1.

Gajetu‟l-Meram fi „Ilmi‟l-Kelam i Amidijut, 259, Kajro.)

 

Mirëpo, ajo që duhet thënë këtu është se rrugët e transmetimit të Hadithit të Mbulesës tek shumica (Ehli Sunneti) arrijnë në dyzet rrugë dhe rrugët te shiitët imamitë arrijnë deri në tridhjetë rrugë.

(Shih Tefsiru‟l-Mijzan i Al‟lame Tabatabait, 16: 311, Mussesetul A‟lemij,

Bejrut, bot. 2.)

 

 

Burimet e Hadithit të Mbulesës

 

 

Burimet në të cilët gjendet Hadithi i Mbulesës që thekson se Ajeti i Pastrimit ka zbritur për pesë njerëzit të cilët i mbështolli i Dërguari i Allahut me rrobën e tij, janë të shumtë.

Ne po përmendim këtu shkurtimisht disa burime të Ehli Sunetit:

1. Musnedi i Ahmed ibn Hanbelit, 1: 331 dhe 3: 259,285 dhe 4: 107 dhe 6: 292, 296, 298, 304, Daru‟l-Fikr, Bejrut.

 

2. Fadailu‟s-Sahabe i Ahmed ibn Hanbelit, 2: 66-67/102 etj., Muessesetu‟r-Risale, Bejrut, bot. 1.

3. Et-Tarijkhu‟l-Kebijr i Buhariut, 1: pjesa e dytë: 69-70 dhe 110, Daru‟l-Kutubi‟l-„Ilmije, Bejrut.

4. Sahihu i Muslimit, 4: 1883/2424, Daru‟l-Fikr, Bejrut,bot. 2.

5. El-Xhamiu‟s-Sahih i Tirmidhiut, 5: 351, 352, 663, 669, Daru Ihjai‟t-Turathi‟l-Arabij, Bejrut.

6. Khasaisu Emiri‟l-Mu‟minin i Nisaiut: 37, 49, etj, Mektebetu‟l-Mual‟la, Kuvajt, bot. 1.

7. El-Mu‟xhemu‟l-Kebijr i Taberaniut, 3: 46/2662 dhe 3: 47/2666 dhe 3: 49/2698, e shumë të tjerë, Daru Ihjai‟t-Turathi‟l-Arabij, Bejrut, bot. 2.

8. El-Mu‟xhemu‟s-Sagijr i Taberaniut, 1: 135, Daru‟l-Kutubi‟l-Ilmije, Bejrut.

9. Ensabu‟l-Eshraf i Beladheriut, 2: 104, Muesssetu‟l-A‟lemij, Bejrut, bot. 1.

10. Mesabihu‟s-Sunneh i Begaviut, 4: 183/3796, Daru‟l-Ma‟rife, Bejrut, bot. 1.

11. Me„alimu‟t-Tenzijl i Begaviut, 4: 464, Daru‟l-Fikr,Bejrut.

12. El-Ihsan bi Tertijbi Sahihi Ibn Hibban, 9: 61/6937,Daru‟l-Kutubi‟l-Ilmije, Bejrut, bot. 1.

13. Mushkilu‟l-Athar i Tahaviut 1: 332, Daru‟s-Sadir,Bejrut, bot. 1.

14. El-„Akdu‟l-Ferijd i Ibn Abdi Rabbihi El-Andalusij4: 311, Daru‟l-Kitabi‟l-Arabij, Bejrut.

15. El-Mustedrek „ala‟s-Sahihejn i Hakim Nisaburiut, 2: 416 dhe 3: 133, 146, 147, 158, 172, Daru‟l-Fikr, Bejrut.

16. Esbabu‟n-Nuzul i Uahidiut: 203, Daru‟l-Kutubi‟l-Arabije, Bejrut, bot. 1.

17. El-Isti„ab fi Ma‟arifeti‟s-Sahabe i Ibn Abdu‟l-Berrit,3: 1100, Daru‟l-Xhijl, Bejrut, bot. 1.

18. Tarijkhu Bagdad i Khatijb El-Bagdadij, 10:278/5396, Daru‟l Kitabi‟l-Arabij, Bejrut.

19. Tefsijru‟l-Khazin, 5: 259, Daru‟l-Me‟arif, Bejrut.

 

20. Usdu‟l-Gabe fi Ma‟rifeti‟s-Sahabe i Ibnu‟l-Ethijrit, 2:10, 13, 19, 21, dhe 4: 46-47, dhe 4: 110 dhe 5: 407 dhe 6: 78-79,Daru Ihjai‟t-Turathi‟l-Arabij, Bejrut.

21. Xhamiu‟l-Usul i Ibnu‟l-Ethijr El-Xhezeriut, 9: 155/6702, 6703 dhe 6705, Daru‟l-Fikr, Bejrut, bot. 2.

22. Ahkamu‟l-Kur‟an i Xhessasit, 3: 529, El-Mektebetu‟t-Tixharije, Meka e Shenjtë.

23. Ahkamu‟l-Kur‟an i Ibn Arabiut, 3: 1538, Daru‟l-Me‟arif, Bejrut.

24. Tedhkiretu‟l-Khauass i Sibt Ibn Xheuziut, 233,Muessesetu Ehli‟l-Bejt, Bejrut.

25. El-Kesh‟shaf i Zemakhsheriut, 1: 369, Daru‟l-Kitabil-Arabij, Bejrut, bot. 3.

26. Mefatihu‟l-Gajb i Raziut, 8: 71.

27. Biografia e Imam Aliut nga Tarijkhu Dimashk i Ibn Asakirit, realizuar nga Muhamed Bakir El-Mahmudij, 1:273-274/322, Daru‟t-Te„aruf, Bejrut, bot. 1. Biografia e Imam Hysejnit, 7: 61-77, Muessesetu‟l-Mahmudij, Bejrut, bot. 1.

28. Minhaxhu‟s-Sunneh i Ibn Tejmijes, 3: 4 dhe 4: 20,El-Mektebetu‟l-„Ilmije, Bejrut.

29. Tarijkhu‟l-Islam i Dhehebiut, 3: 44 dhe 5: 95-96 Daru‟l-Kitabi‟l-Arabij, Bejrut, bot. 1.

30. Sijeru A‟lami‟n-Nubela i Dhehebiut, 2: 122 i cili e saktësoi atë, Muessesetu‟r-Risale, Bejrut, vëll.1.

31. El-Bidaje uen-Nihaje i Ibn Kethirit, 7: 338, Daru‟l-Fikr, Bejrut, bot. 3.

32. El-Isabeh fi Temjizi‟s-Sahabeh i Ibn Haxherit, 4: 270,Daru‟l-Kutubil-Ilmije, Bejrut.

 

33. Mexhma‟uz-Zeua„id ue Menba„ul-Feuaid, 7: 91 dhe 9:119, 121, 146, 167-169, 172, Daru‟l-Kitabil-Arabij, Bejrut, bot.3.

34. Tehdhijbu‟t-Tehdhijb i Ibn Haxher El-Askalaniut, 2:297, Hajdarabad, Indi, bot.1.

35. El-Itkan i Sujutiut, 4: 277, Menshuratu‟r-Rida,Kum, bot. 2.

36. Ed-Durru‟l-Menthur i Sujutiut, 5: 198, 199,Mektebetu Ajetil‟lah El-Mer„ashij En-Nexhefij, Kum.

37. Es-Saua„iku‟l-Muhrika i Ibn Haxher El-Hejtemiut,139, 143, 144, 229, Mektebetu‟l-Kahire, Egjipt, bot. 2.

38. Kenzu‟l-„Ummal i Muttekil-Hindit, 13: 163/36496 etj, Muessesetu‟r-Risale, Bejrut, bot. 5.

39. Fet‟hu‟l-Kadijr i Sheukaniut, 4: 349-350, Daru‟l Ma‟rife, Bejrut, bot. 2.

40. Të gjithë librat jetëshkrimorë për Ehli Bejtin, tek Ajeti i Pastrimit.

Ekzistojnë edhe shumë burime të tjera, që po t‟i përmendim të gjitha do të zgjatemi. Të gjitha transmetimet vërtetojnë se Ehli Bejti janë:

 

Profeti Muhamed,

Imam Aliu,

Fatimeja,

Hasani dhe

Hysejni.

 

Është ajo që përputhet me transmetimet e shiitëve imamitë e që dijetarët e tyre kanë rënë dakord në unanimitet.

(Shumë nga dijetarët imamij e kanë veçuar Ajetin e Pastrimit me shkrime të veçanta.)

 

Shumica (Ehli Suneti) e kanë transmetuar këtë hadith në Sahihët dhe Sunenet e tyre, në zinxhirët transmetues. Këtë hadith e pranojnë komentuesit në unanimitet dhe pjesa më e madhe e dijetarëve e mbështesin një gjë të tillë, siç u

përmendën më lart transmetuesit e hadithit dhe burimet e tij.

 

 

Saktësia e hadithit

 

Transmetuesit e hadithit nuk janë mjaftuar vetëm me trasmetimin e hadithit, por shumë prej tyre kanë deklaruar vërtetësinë e tij dhe mosdyshimin në të. Prej tyre: Ahmed ibn Hanbeli në Musnedin e tij, Hakim Nijsaburiu në librin “El-Mustedrek”, Dhehebiu në Telkhisu‟l-Mustedrek, Bejhakiu në librin e tij “Es-Sunen” etj.

Disa dijetarë kanë deklaruar edhe thëniet e tyre: “me pajtueshmëri unanime të komentuesve” dhe “është transmetuar nga shumica”.

(Shih Nehxhu‟l-Hakk, 173.)

Nga ata, të cilët kanë deklaruar mbi vërtetësinë e hadithit është edhe Ibn Tejmije, i njohur për armiqësinë e tij ndaj Ehli Bejtit, si dhe përpjekjen e tij për të mjegulluar dhe njollosur virtytet e tyre.

Për Hadithin e Mbulesës ai ka thënë:

“Përsa i përket Hadithit të Mbulesës, ai është i saktë. Atë e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu nga biseda e Ummu Selemesë. Atë e ka transmetuar edhe Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Aishes.”

(Minhaxhu‟s-Sunneh, 3: 4, dhe 4:20)

Pasi përmendi një grup transmetimesh të cilat vërtetojnë se ajeti është i veçantë për Ehli Bejtin, tha:

“E kur i Lartësuari sqaron se Ai dëshiron t‟i largojë papastërtitë nga Ehli Bejti i Profetit e t‟i pastrojë ata plotësisht. Profeti ftoi më të afërmit e tij, Ehli Bejtin e tij dhe më të lartit në pozitë tek ai, që janë:

Aliu dhe Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe dy zotërinjtë e banorëve të Xhenetit. Allahu i Lartësuar bashkoi për ta mes vendimit për pastrimin e tyre dhe mes plotësimit të lutjes së Profetit.”

(Risaletu Fadli Ehli‟l-Bejt ue Hukukihim i Ibn Tejmijes, shqyrtimi (ta‟lijk) i Ebi Turab Dhahirijut: 22, Daru‟l-Kible li‟th-Thekafeti‟l-Islamije, Arabi Saudite, bot. 1)

Për Hadithin e Mbulesës Dhehebiu ka thënë:

“Është vërtetuar se Profeti i ka mbuluar Fatimen, bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e tyre me një rrobë, duke thënë: “O Zoti im! Këta janë Ehli Bejti im! O Zoti im! Largoji prej tyre papastërtitë dhe pastroji ata plotësisht.”

(Sijeru A‟lami‟n-Nubela i Dhehebiut, 2: 122)

 

 

Hedhja e dyshimit në konceptin e Ehli Bejtit

 

 

Nga tekstet e sakta të lartpërmendura, të cilat i kaluan kufijtë e autenticitetit, sqarohet mëse qartë dhe dukshëm se qëllimi me Ehli Bejtin e lartpërmendur në ajet janë pesë personat e mbuluar e jo të tjerë.

 

Pavarësisht sqarimit në përcaktimin e konceptit të Ehli Bejtit, për të cilët zbriti Ajeti i begatë i Pastrimit dhe që i mblodhi e i kufizoi ata i Dërguari i Allahut nën petkun e tij, në mënyrë që të vërtetojë veçantinë e tyre në ajet dhe t‟i presë rrugën kujtdo që mundohet të përfshijë në të edhe të tjerë, gjithësesi, disa janë përpjekur të hedhin dyshime e ta përgjithësojnë këtë koncept, duke shkelur kufirin e saktësisë e të vërtetësisë nga Syneti i të Dërguarit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i transmetuar nga imamët e udhëzuar dhe një numër i madh sahabësh, bashkëkohësish dhe ithtarësh – ndjekës të fesë.

 

Në këtë kontekst, gjen mendime dhe thënie të tjera për përcaktimin e qëllimit të Ehli Bejtit në Ajetin e Pastrimit. Të gjitha bien në kundërshtim me shkakun e zbritjes së ajetit të sqaruar haptazi në të shumtën e komentimeve dhe librave të haditheve. Gjithashtu, ato mendime dhe thënie kundërshtojnë synetin e saktë të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) të përfaqësuar nga thëniet, veprat dhe vendimet e tij, siç do ta sqarojmë më vonë. Aspektet më të rëndësishme të tyre janë:

 

Së pari:

Qëllimi me Ehli Bejtin është vetëm i Dërguari. (Es-Savaiku‟l-Muhrikah, 143) Kjo është thënie e çuditshme dhe në kundështim me të vërtetën dhe me transmetimet e Profetit në përcaktimin e Ehli Bejtit në librat e të dy grupeve (sunnitë e shiitë).

 

 Së dyti:

Qëllimi me Ehli Bejtin është: “Janë ata, të cilëve u është ndaluar lëmosha (sadakaja) nga të afërmit e Profetit, si familja e Aliut, familja e Akilit, familja e Xha‟ferit, familja e Abbasit”. Baza e kësaj thënieje është një transmetim që i atribuohet Zejd ibn Erkamit. 

(Sahijhu Muslim, 4: 1873 / 36 dhe Tefsiri i Ibn Kethirit, 3: 486, dhe ElXhami„u li Ahkami‟l-Kur‟an, 14: 183. Fet‟hul Kadijr, 4: 350. Ed-Durru‟lMenthur, 5: 198-199)

 

 

Kjo thënie është e papranueshme në shumë aspekte:

1- Komentimi i Zejdit në atë se çfarë synohet me Ehli Bejtin në Ajetin e Pastrimit është një mendim i tij përballë teksteve të sakta e autentike të transmetuara nga Profeti në përcaktimin e Ehli Bejtit.

2- Ky hadith bie në kundërshtim me një hadith tjetër të vetë Zejd ibn Erkamit, në të cilin vërtetohet se gratë e Profetit nuk hyjnë tek Ehli Bejti. Është pyetur Zejdi: “Kush është Ehli Bejti i tij? A janë gratë e tij?”

Ka thënë: “Jo. Zot më fal! Në të vërtetë, gruaja qëndron me burrin për një periudhë të caktuar kohe e më pas e ndan atë dhe kthehet tek prindërit dhe populli i saj. Ehli Bejti i (familja e) një burri është origjina (prejardhja) e tij.”

(Sahijhu Muslim, 4: 1874 / 37. Fet‟hul-Kadijr, 4: 350. Kenzu‟l-„Ummal, 13: 641. Es-Sauaiku‟l-Muhrika, 226. Es-Sunenu‟l-Kubra i Bejhakiut, 2: 148. Musnedu Ahmed ibn Hanbel, 2: 114 dhe 4: 367. El-Mustedrek, 3: 109)

 

3- Ky hadith inspiron nxjerrjen e Profetit nga Ehli Bejti. Kjo është në kundërshtim me hadithin e përhapur (meshhur) të transmetuar prej tij dhe të asaj që ka ardhur për shkakun e zbritjes së ajetit.

 

4- Ndalimi i sadakasë nuk kufizohet në emrat e lartpërmendur në hadithin e Zejdit. Sepse edhe fisi Abdul Muttalib, madje edhe i gjithë fisi Hashimij, janë pjesëmarrës në ndalim. E, kjo do të thotë se të gjithë ata janë të përfshirë tek Ehli Bejti, gjë e cila bie në kundërshtim me hadithet e sakta në përcaktimin e tyre, të transmetuara nga ana e Profetit fisnik (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Së treti:

Qëllimi me Ehli Bejtin është i veçantë për gratë e Profetit, sepse konteksti i ajetit sqaron gjendjen e tyre. Ky mendim i atribuohet transmetimit të Ikrime ElBerberijut, „Urue ibn Zubejrit dhe Mukatil ibn Sulejmanit.

(Xhamiu‟l-Bejan, 22: 7. Tefsiri i Ibn Kethirit, 2: 483, Ed-Durru‟l-Menthur, 5: 198. Fet‟hu‟l-Kadijr, 4: 348-349. Sijeru A‟lami‟n-Nubela, 8: 208. Esbabu‟nNuzul, 204. Es-Saua„iku‟l-Muhrika, 143. Nuru‟l-Ebsar, 110.)

 

Ka edhe një mendim tjetër, ndryshe nga ato që thamë, i cili thotë se Familja (Ehli Bejti) janë: Aliu, Fatimeja, dy fëmijët dhe gratë e Profetit. 

(Es-Sunenu‟l-Kubra, 2: 150. Fet‟hu‟l-Kadijr, 4: 350. El-Xhami„u li Ahkami‟lKur‟an, 14: 183.)

Mendimi i tretë u ndesh me një popullaritet të madh ndërmjet autorëve e kërkuesve, të cilët argumentuan me transmetimin e Ajetit të Pastrimit në kontekstin që u drejtohet grave të Profetit. Në vijim janë pikat më të rëndësishme të cilat vërtetojnë pavërtetësinë e kësaj thënieje:

 

 1- Në të vërtetë, kjo thënie i atribuohet Ikrimes, Mukatilit dhe „Urue ibn Zubejrit. Porse ata njihen si gënjeshtarë dhe kontradiktorë në lidhje me Ehli Bejtin. Përsa i përket Ikrimes, ai është nga khavarixhët sifrinj. Thuhet edhe se ka qenë nga ibadinjtë. Nuk mund pritet nga një kharixhij, i cili e quan të pafe dhe e mohon Imam Aliun, që të thotë se Ehli Bejti janë ata për të cilët ka zbritur Ajeti i Pastrimit. E për më tepër, që Ikrimja është i njohur si gënjeshtar, veçanërisht për Ibn Abbasin. Abdullah ibn Harithi ka thënë:

“Hyra tek Ali ibn Abdullah ibn Abbasi dhe Ikrimja ishte i lidhur tek dera e banjos. I thashë: “Kështu veproni me shërbyesin tuaj?!”

Më tha: “Ky ndyrësirë gënjen për babain tim.”

 

Transmetohet nga Ibn Umeri se i ka thënë shërbëtorit të tij:

“Kije frikë Allahun, mos gënje për mua, ashtu siç gënjeu Ikrimja për Ibn Abbasin.” Ibn Sirijni, Jahja ibn Mu„ini dhe Maliku kanë thënë për të: “Gënjeshtar!”

Muhamed ibn Sa‟di ka thënë: “Nuk argumentohet me hadithet e tij.”

 

Kjo është arsyeja që Maliku e ndaloi transmetimin prej tij dhe dijetarë të shumtë kanë dëshmuar për gënjeshtrën e tij. Ndërsa, përsa i përket bindjes ideologjike të tij të shthurur, dihet se ai neglizhonte namazin. Kështu, është përmendur në prani të Ejubit se Ikrimja nuk e bënte mirë namazin dhe për këtë Ejubi ka thënë: “Pse, a është falur ai?!” 

 

Ikrimja është njohur, gjithashtu, edhe për ofendimin e tij ndaj fesë e fetarëve, e kjo për arsye të thënieve të tij të pavërteta. Prej tyre, edhe thënia e tij, kur një ditë po qëndronte tek porta e Xhamisë së Profetit: Nuk ka në të veçse mohues! Ka qenë një njeri që e ka dashur muzikën dhe e dëgjonte atë. Luante me zare, ishte mendjelehtë. Kjo është arsyeja për të cilën e kanë mënjanuar atë, e kanë lënë xhenazen e tij dhe nuk e ka përcjellë askush, me përjashtim të katër zezakëve që i morën me qera. 

(Kthehu tek Mijzanu‟l-I‟tidal fi Nakdi‟r-Rixhal i Dhehebiut, 3: 93-96, Daru Ihjai‟l-Kutubi‟l-Arabije, Kajro, vëll. 1. Tehdhijbu‟t-Tehdhijb, 7: 263- 273, Et-Tabakatu‟l-Kubra i Ibn Sa‟dit, 5: 287-289, Dar Sadir, Bejrut. Shedheratu‟dh-Dheheb i Ebu‟l-Felah El-Hanbelij, 1: 130, Mektebetu‟lKudsij, Kajro. Ed-Du„afau‟l-Kebijr i El-„Akilij El-Mekkij, 3: 373-374/1413, Daru‟l-Kutubi‟l-Ilmije, Bejrut, vëll. 1. Uefejatu‟l-A‟jan i Ibn Khal‟likanit, 3: 265, Neshrijatu Sherijfi‟r-Radijj, Kum, vëll. 2. El-Mugnij fi‟d-Du„afa i Dhehebiut, 2: 438-439, Daru‟l-Me„arif, Siri, bot. 1)

 

Ndërsa Mukatil ibn Sulejmani, çështja e tij, si ajo e Ikrimesë, në lidhje me armiqësinë e tij ndaj Emiri‟l Mu‟minijn, prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) ishte prej gënjeshtarëve dhe prej të lënëve (metruk). Ka qenë prej thënësve të “irxhait” dhe “teshbihut” e iluzionist në thëniet e tij. Kharixhe ibn Mus„abi ka thënë: “Xhehmi dhe Mukatili tek ne (sipas nesh) janë të shthurur e të prishur.” Ka thënë: “Nuk e konsideroj hallall gjakun e një jehudiu dhe as të ndonjë dhimmiu (Njeriu i fesë tjetër që jeton në shtetin islam sipas kushteve të caktuara në legjislacionin islam.) por sikur të kisha mundësi ta gjeja Mukatil ibn Sulejmanin në një vend që të mos më shihte njeri, do ta kisha vrarë atë.”

 

El-Xheuzexhanij ka thënë:

“Ka qenë gënjeshtar që s‟e njihte frikën.”

Umer ibn Aliu ka thënë: “Hadithi i tij nuk merret për bazë, gënjeshtar i madh!”

Ibn Hibbani ka thënë: “Gënjente kur bisedonte.”

Ebu Hatimi ka thënë: “Hadithi i tij lihet.”

Nisaiu ka thënë: “Gënjeshtar!”

Më pas, ka thënë: “Gënjeshtarët e njohur, të cilët kanë vendosur hadithe kundër të Dërguarit të Allahut, janë katër. Prej tyre është edhe Mukatili.”

Dhehebiu ka thënë: “Kanë rënë dakord unanimisht që ta lënë atë.”

Kthehu tek Mijzanu‟l-I‟tidal, 4: 173,

Sijeru A‟lami‟n-Nubela, 7: 201.

Shedheratu‟dh-Dheheb, 1: 227.

Tehdhijbu‟t-Tehdhijb, 10: 279-285.

Uefejatu‟l A‟jan, 5: 255.

Lisanu‟l-Mijzan i Ibn Haxher El-Askalanit, 6: 82,

Muessesetu‟l-A‟lemij, Bejrut botimi 2.

Ed-Du„afa ue‟l-Metrukijn i Darekutniut, 64,

Mektebetu‟l-Mearif, Rijad, bot. 1.

El-Xherh uet-Ta‟dijl i Ibn Ebi Hatimit, 8: 354,

Hajdarabad, Indi, botimi 1.

El-Mugnij fi‟d-Du„afa, 20: 675.

Ed-Du„afau‟l-Kebijr, 4: 238-241/1833

 

Ndërsa Urue ibn Zubejri ishte prej atyre që kishte një armiqësi të ashpër ndaj prijësit të besimtarëve, Aliut, saqë kur përmendej Aliu, ai fliste keq për të. El-Iskafij e ka konsideruar atë prej atyre tabiinëve, të cilët trillonin lajme të këqija për Imam Aliun. 

(Sherh Ibn Ebi‟l-Hadijd, 4: 63, Daru‟l-Ihjai‟l-Kutubi‟l-„Ilmije, botimi 2. ElGàràt i Thekafiut, 2: 576.)

 

2- Ndërsa pretendimi për një kontekst të njëjtë, duke e konsideruar Ajetin e Pastrimit prej ajeteve që u drejtohet grave të Profetit, në këtë rast, ndryshimi i përemrave ndërmjet Ajetit të Pastrimit, ajeteve të mëparshme dhe ajeteve në vijim, tregon ndryshimin se kujt i drejtohet. Përpara Ajetit të Pastrimit, flitet për gratë e Profetit nëpërmjet përemrit femëror: (Ja nisae‟n-Nebijji lestunne ke ehadin mine‟n-nisai) “O ju gratë e Profetit, nuk jeni si asnjë nga gratë e tjera…”

(Surja “El-Ahzab”, ajeti 32.)

 

Më pas, në Ajetin e Pastrimit, vjen fjala (jutahhirukum) me përemër të gjinisë mashkullore. Kështu që, sikur të synoheshin në ajet gratë e Profetit, thënia do të vazhdonte me përemër të gjinisë femërore („ankunne – nga ju) dhe (jutahhirukunne – t'ju pastrojë juve). Ky argumentim është transmetuar edhe nga Zejd ibn Ali ibn Husejn. (Tefsijru‟l-Kummij, 2: 193)

 

 Ebu Hajjan El-Andalusiju në komentimin e tij, në kundërpërgjigje të atyre që thonë se ajeti është specifik për gratë e Profetit, ka thënë: “Nuk është mirë, sepse sikur të ishte ashtu,struktura e fjalës do të ishte ankunne‟ dhe„jutahhirukunne‟.” 

(El-Bahru‟l-Muhijt i Ebi Hajjan El-Andalusijut, 7: 231, Daru‟l-Fikr, Bejrut, botimi 2)

 

Ndryshimi i objektit që i drejtohet fjala nuk e prish kontekstin e ajeteve kur‟anore, sepse kapërcimi (intikal) në kontekstin e përemrave përmendet në shumë ajete në Kur‟an. (Kthehu tek surja “Jusuf”, ajeti 28-29; surja “El-Uaki„a”, ajeti 76 dhe surja “El-Munafikun”, ajeti 7.)

 

Përmendet edhe në gjuhën e pastër arabe, në poezitë e thëniet e tyre se është një nga format retorike të elokuencës së gjuhës arabe që quhet iltifat. Përgjatë ndjekjes së transmetimeve, të cilët folën për Ajetin e Pastrimit, duket qartazi se ai nuk ka zbritur me ajetet që u drejtohen grave të Profetit. Por ai ka zbritur veçmas, në një situatë të caktuar dhe për një çështje të veçantë, siç inspirojnë transmetimet e Ummu Selemes, në shtëpinë e së cilës ka zbritur ky ajet.

(Kthehu tek Mushkilu‟l-Athar i Tahaviut, 1: 333 dhe Mustedreku‟l-Hakim, 3: 146.)

 

Kjo tregon pasaktësinë e argumentimit me njësinë e kontekstit, të cilën e kanë përhapur disa që u intereson të dyshojnë në çdo virtyt të të afërmve më të ngushtë të Profetit të zgjedhur (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë ata!). 

 

3- Shumë transmetime që kanë ardhur nga gratë e Profetit sqarojnë mospërfshirjen e tyre në Ajetin e Pastrimit. Ne përmendëm transmetimin e Tirmidhiut, të transmetuar nga Ummu Selemeja, e cila ka thënë:

“Po unë, a jam me to, o i Dërguari i Allahut?”

Dhe ai i thotë: “Me të vërtetë, ti je për të mirë.”

Tahaviu ka transmetuar nga Ummu Seleme, se ajo ka thënë:

“Ky ajet (“…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht…”) ka zbritur në shtëpinë time dhe në

shtëpi ishin shtatë: Xhibrili, Mikaili, Aliu, Fatimeja, Hasani, Husejni dhe i Dërguari i Allahut, ndërsa unë isha tek dera. I thashë: “Po unë, a nuk jam nga Ehli Bejti?” Profeti tha: “Me të vërtetë, ti je për të mirë; ti je prej grave të Profetit.”

(Mushkilu‟l-Athar i Tahaviut, 1: 333, Ed-Durru‟l-Menthur i Sujutiut, 5: 198)

 

Në një transmetim tjetër, Ummu Selemeja ka thënë: “Po unë, a nuk jam nga Ehli Bejti?” Profeti i tha: “Me të vërtetë, ti je mirë; ti je prej grave të Profetit.” dhe në shtëpi ishin Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni.” (Mushkilu‟l-Athar, 1: 334.)

 

Në transmetimin e Hakimit thuhet: Ai (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ndaloi Zejneben të hynte me ta duke i thënë asaj: “Qëndro në vendin tënd, ti je në të mirë, në dashtë Allahu.”

(El-Mustedrek ala‟s-Sahihejn, 2: 415. Transmetimet me këtë kuptim janë të shumta. Kthehu tek Esbabu‟n-Nuzul i Uahidiut, f. 203. Es-Sauaiku‟lMuhrika, f. 143-144. Musnedi i Ahmedit, 6:292 dhe 304. Es-Sunenu‟l-Kubra i Bejhakiut, 5: 112/8409. Kifajetu‟t-Talib i El-Kenxhi‟sh-Shafi„ijut, f. 212, Daru Ihjai Turathi Ehli‟l-Bejt, Teheran, botimi 3.)

 

Këto transmetime dhe shumë të tjera si këto, të cilat kanë ardhur me fjalë të përafërta, i përjashtojnë gratë e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nga koncepti i Ehli Bejtit. Prej transmetimeve të tjera, të cilat kanë ardhur jo nga gratë e tij, është ai që transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Zejd ibn Erkami. Ai u pyet:

“Kush është Ehli Bejti i tij? A janë gratë e tij?”

Ka thënë: “Jo. Zot më fal! Në të vërtetë, gruaja qëndron me burrin për një periudhë të caktuar kohe e më pas e ndan atë dhe kthehet tek prindërit dhe populli i saj. Ehli Bejti i (familja e) një burri është origjina (prejardhja) e tij.”

(Sahihu i Muslimit, 4: 1874 /37, Kitabu Fadaili‟s-Sahabe.)

 

 4- I Dërguari ushtroi një veprim praktik duke përfshirë Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin me rrobën e tij, që të vërtetonte zbritjen e Ajetit të Pastrimit për ata dhe për askënd tjetër nga të afërmit e shtëpisë së tij, grave të tij e myslimanëve të tjerë.

Ai (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk u mjaftua me këtë masë, por e vërtetoi zbatimin e këtij koncepti disa herë që t‟i sigurojë njerëzit se ata janë Ehli Bejti i (Familja e) tij e jo të tjerë si dhe të sqarojë madhështinë e pozitës së tyre.

 

Është transmetuar nga Ebi‟l-Hamra i cili ka thënë:

“Kam mësuar Kur‟anin përmendsh në Medine tek i Dërguari i Allahut për tetë muaj. Nuk kishte ditë që të dilte e të falte sabahun, veçse Profeti shkonte tek porta e Aliut dhe vendoste duart në dy anët e portës së tij, e më pas thoshte: “Namazi, namazi!” “…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.” (Ed-Durru‟l-Menthur i Sujutiut, 5: 199.) dhe kjo, pas zbritjes së ajetit: “Urdhëro të afërmit e tu me namaz.” (Surja “TaHa”, ajeti 132.)

 

Në një transmetim tjetër nga Ebi‟l-Hamra thuhet:

“E kemi parë të Dërguarin e Allahut për nëntë muaj që vinte tek porta e Ali ibn Ebi Talibit në kohën e faljes së çdo namazi dhe thoshte: „Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ju, Ehlu‟l-Bejt!‟ “…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.”

(Mushkilu‟l-Athar i Tahauijut, 1: 338)

 

Si ky është transmetuar edhe nga Ibn Abbasi. (Ed-Durru‟l-Menthur, 5: 199. Në një transmetim: gjashtë muaj; në një tjetër: shtatë muaj; në të tretën: dhjetë muaj; në të katërtën: shtatëmbëdhjetë muaj; në të pestën: nëntëmbëdhjetë muaj. Thuhet edhe se Profeti vazhdoi me një gjë të tillë deri në fund të jetës së tij të bekuar dhe kjo sipas periudhës që e ka mbajtur mend transmetuesi ose e ka parë atë. Shih edhe burime të tjera të këtyre haditheve: Xhamiu‟l-Bejan, 22: 5 dhe 6, Tefsijr Ibn Kethijr, 3: 483; Kenzu‟l-Ummal, 16: 257, Mexhmau‟zZeuaid 9: 121 dhe 168. Musnedu Ahmed, 3: 259 dhe 285. El-Xhamiu‟sSahijh, 5: 352. El-Mustedrek 3: 158 i plotësuar. Musnedu‟t-Tajalisij, 8: 274. Usdu‟l-Gabe, 5: 407 dhe 6: 78-79. El-Bidaje ue‟n-Nihaje, 5: 321 dhe 8: 205, e shumë të tjerë.)

Ky veprim nuk ishte në mënyrë spontane nga Profeti udhëzues, i cili nuk flet nga vetja e tij, por thënia e tij është Shpallje që i është shpallur atij. Jo vetëm kaq, porse është një thënie, veprim a miratim që burojnë nga vullneti i Zotit në përcaktimin e çertifikimit të vërtetë të Ehli Bejtit në Ajetin e Pastrimit.

 

5- Në të vërtetë, Ajeti i Pastrimit obligon heqjen e papastërtive që janë mëkatet, gjynahet e gabimet nga Ehli Bejti. Teksti i këtij ajeti paraprihet me pjesëzat më të forta të kufizimit (hasr) [Innema] për dëshirën e pastrimit dhe shmangien e papastërtisë. Zemakhsheriu ka thënë: “Pastrimi nga mëkati është dlirësia prej tij.” 

(Esasu‟l-Belaga i Zemakhsheriut, 399, lënda “tahera” (pastroi), Daru‟lFikr, Bejrut. )

 

 Raziu ka thënë:

“…që ta largojë prej jush papastërtinë…”, pra, të largojë prej jush mëkatet.”

(Et-Tefsijru‟l-Kebijr, 25: 29)

 

Tabariu ka thënë:

“Me të vërtetë, Allahu dëshiron të largojë prej jush të keqen dhe ndytësitë, o Ehli Bejti i Muhamedit dhe t‟ju pastrojë juve nga e ndyta, e cila ndodhet tek mëkatarët.”

 

Tabariu transmeton me zinxhirin e tij deri tek Said ibn Katadeja, i cili ka thënë: “…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.” Ata janë Ehli Bejti. Allahu i pastroi ata nga e keqja dhe i specifikoi ata me mëshirë prej Tij.  (Tefsiru‟t-Tabarij, 22: 5)

 

Transmetohet nga Ibn „Atije, i cili ka thënë:

“Papastërtia është emër që qëndron mbi mëkat, ndëshkim, gjëra të ndyta dhe mangësi. Të gjitha Allahu i largoi nga Ehli Bejti. 

(El-Muharriru‟l-Uexhijz fi Tefsijri‟l-Kitabi‟l-Azijz i Ibn Atijje El-Andalusij, 13: 72.)

 

Ajeti, sipas fjalëve të këtyre dijetarëve të mëdhenj, tregon për pagabueshmërinë („ismeh) e Ehli Bejtit dhe se Allahu i Lartësuar i largoi prej tyre mëkatet e gabimet dhe i pastroi ata nga të gjitha ngjyrat e gjynaheve. Dhe kjo e obligon pagabueshmërinë. Historia reale e disa prej grave të Profetit në jetën e tij fisnike e pas vdekjes së tij, na lajmëron për daljen e tyre nga rrethi i pagabueshmërisë dhe i pastrimit nga mëkatet e gabimet. Për disa prej tyre, i Lartësuari thotë:

“Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu…” (Surja “Et-Tahrijm”, ajeti 4.)

Kjo tregon ekzistencën e gabimit, sepse pendimi vjen pas gabimit.

 

Gjithashtu, është thënia e Tij e Lartësuar: “…sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar …”  (Surja “Et-Tahrijm”, ajeti 4.) pra, zemra juaj u anua dhe rrëshqiti nga e drejta. Kjo thënie është e qartë me kundërvajtjen e atyre të dyjave. Rreth thënies së Tij: “…Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij…” (Surja “Et-Tahrijm”, ajeti 4.)

 

Buhariu transmeton në Sahihun e tij nga Ibn Abbasi, i cili e ka pyetur Umer ibn Khattabin për ato të dyja që janë bashkuar kundër Profetit nga gratë e tij dhe ai i ka thënë se ato të dyja kanë qenë: Hafsaja dhe Aishja.”

(Sahihu‟l-Buharij, 6: 277/407 Kitabu‟t-Tefsir dhe 7: 50/121 Kitabu‟nNikah. Dhe për të ditur më shumë nga historia e Hafsas e Aishes, për të cilat tregohet përjashtimi i tyre nga Ajeti i Pastrimit shih librin En-Nassu ue‟l-Ixhtihad i imam Sherefuddijn El-Amulij, f. 413-428. Këtë thënie e transmetojnë librat më në zë të Ehli Sunetit.)

 

Zemakhsheriu ka thënë në Tefsirin e tij për disa ajete që përmendin dhe aludojnë për gratë e Profetit: “Në kontekstin e këtyre dy shembujve, dy nënat e besimtarëve – domethënë Hafsaja dhe Aishja – e teprojnë në bashkimin kundër të Dërguarit të Allahut, gjë të cilën ai e urrente, ka tërheqje vëmendjeje për ato në mënyrë të rreptë, pasi shembëllimi nganjëherë është kujtesë e mohimit.”

(El-Kesh‟shaf, 4: 571)

 

Ndërsa, pas vdekjes së Profetit, dihet ecuria e historisë dhe qëndrimi i Aishes ndaj Osmanit, nxitja e njerëzve për vrasjen e tij dhe emërtimin e tij Na‟thel. Në momentin kur u vra dhe u vu në dijeni që njerëzit ia dhanë besën Imam Aliut, pretendoi se Osmani ishte vrarë padrejtësisht. Për këtë, Ubejde ibn Ebi Seleme, që është Ibn Ummi Kulab ka thënë:

 

“Prej teje është opinioni e prej teje është xhelozia

Prej teje janë erërat e prej teje shiu Ti urdhërove vrasjen e Imamit

E na the që ai sapo ka mohuar”

(Tarikhu‟t-Tabarij, 3: 12. Hauadithu Seneti Sittin ue Thelathijn (36), Daru‟lKutubi‟l-„Ilmijje, Bejrut, botimi 2. El-Kamil fi‟t-Tarijkh i Ibn Ethirit, 2: 313, Daru Ihjai‟t-Turathi‟l-Arabij, Bejrut, botimi 1.)

 

Pastaj dalja e saj kundër kalifit të ligjshëm dhe përgatitja nga ana e saj të një ushtrie për luftë kundër tij. Si rezultat i asaj lufte u vranë tridhjetë mijë myslimanë. Të tilla vepra si këto, e nxjerrin vepruesin e tyre nga kufiri i pastërtisë dhe pagabueshmërisë prej mëkateve. Sidomos, kur dëshira e pastrimit në ajet nuk mund të komentohet me dëshirën a vullnetin legjislativ (el-iradetu‟t

teshri„ijeh) që obligon largimin e papastërtisë nga të gjithë të përgjegjshmit (mukel‟lefijn), e jo vetëm nga Ehli Bejti.

 

Përkundrazi, ai është vullneti i mbështetjes dhe i suksesit, të cilat Allahu i Lartësuari ua dhuron disave prej robve të Tij, të cilët i krijon me kujdesin e Tij, i përzgjedh me diturinë e Tij, duke i parë ata si të denjë për bartjen e pishtarit të fesë me udhëzimin e Tij, duke i mbështetur ata me mbështetjen dhe butësinë e Tij, me mjete që mund t‟i dimë dhe mund të mos i dimë. I Lartësuari ka thënë: “Allahu e di më së miri se ku e kryen misionin e Tij.”  (Shih: Ruhu‟t-Teshejju‟ i Abdullah Ni‟meh, f. 424, Daru‟l-Fikri‟lLubnanij, Bejrut.)

 

Mund të thuhet se vullneti në Ajetin e Pastrimit është një vullnet krijimor (irade tekuinije), me të cilën Allahu veçoi Ehli Bejtin dhe askënd tjetër nga njerëzit e tjerë duke e kufizuar një gjë të tillë me pjesëzat më të forta të kufizimit. Vullneti krijimor ka lidhje me çështje reale të veprave të të ngarkuarve me detyra dhe se është e pamundur që të kundërshtohet vullneti i Tij. I Lartësuar është Ai, për atë që Ai do.”

(Shih librin Et-Teshejju‟ i El-Gurejfij, f. 208, Daru‟s-Sabbag, Damask, botimi 6.)

 

Përmes këtyre argumenteve vërtetohet se Ajeti i Pastrimit nuk i përfshin gratë e Profetit. Gjithashtu, asnjë nga gratë e Profetit nuk pretendon se ajeti ka zbritur për to me gjithë fisnikërinë e pozitën e tyre madhështore që kanë. Si rrjedhojë, ajeti është i veçantë e specifik për pesë banorët e Mbulesës:

 

Profetin, Aliun, Zahranë dhe dy fëmijët, Hasanin e Husejnin.

 

Është ajo që është transmetuar në lajmet e sakta e që ka argumente të qëndrueshme për të. Mbarësia është tek Allahu.