Vetëm pak emra burrash, të cilët u shquan për dhuntitë dhe gjeninë e tyre, që i ngriti ata në majat më të larta të famës, mbeten të gdhendur ndër horizontet e botës islame. Emra të tillë, porsi yje të shndritshëm, kanë vazhduar të shkëlqejnë në thellësinë e qiejve. Sa për ata emrat e të cilëve janë skalitur anekënd dār ul-Islāmit, këta vërtet janë edhe më të paktë.
Ata përbëjnë një pakicë e s’janë tjetër veçse njerëz të cilët natyra i ka ngritur lart, duke arritur një gjenialitet aq të rrallë sa t’i bëjë unikë mbarë trojeve islame. Mes të tillëve është dhe autori ynë kryemjeshtër, Allahu ia prehtë shpirtin në paqe. Vullneti Suprem kish vendosur t’ia bekonte dijen dhe penën, duke nxjerrë nga to prodhimet më të mira të intelektit.
Mesazhi që solli Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të e mbi familjen e tij!) është mesazhi i paqes dhe i sigurisë. Ai ka qenë i vërteti, besniku. Njerëzit e njihnin, e njohin dhe do ta njohin deri në fund të kësaj jete si të tillë. Për atë, Allahu i Madhëruar thotë:
“Vërtet, ti je në skajet e larta të moralit”.
Ai e mbarti mesazhin e Allahut në zemrën e tij, në gjuhën e tij e në çdo hap të jetës së tij dhe ua përcolli të gjithë njerëzve. Ai është përkthyer dhe është botuar në shumë gjuhë të ndryshme të botës. Për përhapjen e këtij mesazhi, ai duroi tortura, mundime, persekutime e dhembje nga më të ndryshmet. Vetë Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të e mbi familjen e tij!) ka thënë:
“Asnjë profeti nuk i është bërë keq, siç më është bërë mua”.
Ky libër gjurmon të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Secila sektë islamike ose mez'heb pohon se ndodhet në rrugë të drejtë.Megjithatë Allahu Ta”ala e din të vërtetën, drejt cilës shpie vetëm
një rrugë e drejtë. Jashta kësaj të vërtete nuk ekziston asgjë tjetër pos prapësi dhe mashtrim.
Ai është vepër e një gjurmuesi të së vërtetës i cili është udhëzuar në rrugë të drejtë. “Ata që do të luftojnë për çështjen tonë.
Qëllimi i të shkruarit të këtij libri është të ndihmuarit për ata të cilët janë duke e kërkuar të vërtetën dhe përmirësimi i gabimeve të shumta që janë duke shëtitur nëpër gjuhët e njerëzve. Shpresoj që me ndihmën e Allahut, edhe të tjerët do të arrijnë deri tek e vërteta përmes metodës së hulumtimit dhe krahasimit të cilën e përdora unë dhe që është rruga më e shkurtër për arritjen e saj.
Durimi deri në përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe solli edhe frytin e vet, meqë përkthimi përfundoi në Ditën e Ashurasë të këtij viti.
Dashti Allahu që dhimbja dhe pikëllimi ynë për Dëshmorët e Ehli Bejtit, të rënë në Qerbela, të kurorëzohet me këtë kontribur modest, me të cilin synojmë të dëshmojmë se këto ndjenja burojnë nga dashuria ndaj njerëzve më fisnik, përmes të cilëve Allahu na dha shembullin më të mirë dhe më kuptimplotë se me çka na ka obliguar dhe çka pret nga ne.
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse Allahu i Madhëruar e ka dashtë atë po ashtu edhe profeti Muhamed. Në një hadith të njohur nga të gjithë muslimanët, sunii dhe shiia, lexojmë se profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:
“Do t’ia jap flamurin nesër një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe atë e do Allahu dhe i Dërguari i Tij, i palëkundur dhe jo ikacak.”Në një transmetim ...
Shkaku që na detyron të merremi me historinë e Fedekut e të japim një pasqyrë historike të dokumentuar të ngjarjeve që lidhen me të gjatë tre shekujve të mëvonshëm, ka të bëjë me tre probleme kryesore:
a. Rregulli i moszbatimit të trashëgimisë së profetëve, që thuhet se është vendosur nga Profeti i Shenjtë, sipas të cilit pronat e Profetit bëhen pas vdekjes së tij pjesë e thesarit publik dhe pronë e të gjithë muslimanëve, është, në fakt, një rregull që e ka vendosur Kalifi i Parë. Atë e kanë hedhur poshtë gjithë pasardhësit e tij, që nga Umeri e Uthmani, dhe deri tek Umejjadët e Abbasidët. Duhet thënë se ligjshmëria e korrektësia e kalifateve të mëvonshme pretendohet e bazuar në të njëjtat themele e praktika si Kalifati i Parë......
Fedeku është një vend pjellor e i gjelbëruar pranë Medinës. Ai u përkiste hebrenjve, të cilët ia dorëzuan Profetit në bazë të traktatit të paqes që lidhën midis tyre në vitin 7 A.H. pas rënies së Kajberit, kur hebrenjtë e kuptuan fuqinë e vërtetë të muslimanëve dhe hoqën dorë nga kundërshtimi i mëtejshëm i tyre. Në vlerësim të faljes që akordoi Profeti për të gjithë ata që kërkuan mbrojtjen e tij, hebrenjtë i dërguan një mesazh paqeje, në të cilin propozonin t’i lëshonin Fedekun në shkëmbim të garancive që territoret e tyre nuk do të ktheheshin në fusha beteje. Profeti e pranoi këtë kërkesë dhe shpalli amnisti për ta. Kjo tokë u bë pronë e tij personale, pa asnjë pjesëtar tjetër; në fakt, s’mund të kishte të tillë, se muslimanët kanë pjesë vetëm në pronat e fituara me xhihad, si pré lufte. Prona e fituar pa xhihad quhet ‘fej’, të drejtën e pronësisë mbi të e ka vetëm Profeti dhe nuk lejohet që në të të ketë pjesë njeri tjetër.
Lidhur me këtë, Zoti thotë:
“Për ato që i dha Zoti Profetit të Tij prej tyre, ju nuk ngatë kuaj, as deve; Zoti u jep fuqi të dërguarve të Tij mbi kë të dojë, sepse është Fuqiplotë përmbi çdo gjë.” (Kur’ani, 59:6).
Pejgamberi Muhammed s.a.a. thot:
“Kur u ndala, te unë erdhi një grup njerëzish të cilët i njihja. Mes nesh ishte një njeri i cili u urdhëroi:
- Tani të shkojmël - Ku shkojnë”
- pyeta unë - Në xhehenem, për Allahun. - Mirëpo, ç'kanë bërë”
- E kthyen shpinën kur i braktise dhe vetëm disa nga ta do të shpëtojnë.