Ligjërata 178

 

Mbajtur në fillimet e Kalifatit të tij.

 

Në të trajtohen lavdërimi i Zotit, karakteri kalimtar i kësaj bote dhe pakësimi i bekimeve të Zotit Një situatë s’e pengon Atë që të futet në një tjetër, koha nuk e ndryshon Atë, vendi nuk e kufizon Atë dhe gjuha nuk e përshkruan dot Atë. Për Atë s’është sekret numri i pikave të ujit, i yjeve të qiellit, i rrymave të erërave në ajër, as lëvizjet e milingonave mbi gurë dhe as gjumi i larvave në natën e errët. Ai i di vendet ku bien gjethet, si dhe lëvizjet e fshehta të bebëzave të syrit.

 

Dëshmoj që nuk ka zot tjetër veç Zotit, i Cili nuk ka partner, i Cili është i padyshueshëm, Feja e të Cilit s’mohohet dhe krijimtaria e të Cilit nuk vihet në diskutim. Dëshmimi im është si ai i një njeriu me besim të sinqertë, të pastër dhe të ndershëm në fenë e vet, me ndërgjegje të qashtër, zemër që s’ia hap hipokrizisë portat e veta, dhe punë të mira e me shumë peshë. Dëshmoj gjithashtu që Muhammedi është shërbëtori i Tij dhe Profeti i Tij, më i zgjedhuri i krijimit të Tij, i veçuari për të mishëruar realitetet e Tij, i bekuari me nderet e veçanta të Tij e i preferuari për mesazhet e çmuara të Tij. Është ai që i nguli shenjat e udhërrëfimit dhe treti terrin e verbërisë.

 

O njerëz, kjo botë e mashtron atë që e dëshiron e joshet prej saj. Ajo nuk sillet e kursyer me atë që e dëshiron dhe e mposht atë që përpiqet t’i bëhet zot. Për Allah, Zoti nuk është i padrejtë ndaj krijesave të Tij. Asnjë s’është privuar nga kënaqësitë e gëzueshme të jetës, pasi i gjen, por jo kur i përdor për t’u futur në mëkat. Se kur mjerimet plakosin dhe kënaqësitë ngjallin neveri, ai i kthehet Zotit me dëshirë të sinqertë, zemër të drithëruar e shpresë se do t’ia kthejë atë që i është larguar dhe do t’ia zbojë atë që e ka pushtuar.

 

Jua kam frikën se mos bini në padijen që zotëronte përpara ardhjes së Profetit të Shenjtë. Atë kohë kishte gjëra, ndaj të cilave s’mbahej qëndrim i duhur dhe që ishin të padenja për admirim; por, nëse ktheheni tani në gjendjen ku keni qenë, do bëheshit më të virtytshëm, pa dyshim. Unë veç mund të përpiqem; por nëse do duhej të flisja, do thoshja vetëm që Zoti mund t’i falë veprimet tuaja të mëparshme.