Ligjërata 169

 

Kur rebelët e Xhemelit u nisën për në Basra, Imam Aliu tha:

 

Dihet tashmë që Zoti na e pruri Profetin për të na rrëfyer udhën, bashkë me Librin që flet në mënyrë bindëse dhe me porositë me vlera të përhershme. Askush nuk rrënohet prej tij, përveç atij që rrënon vetveten. Sigurisht, vetëm risitë e dyshimta të shpien në rrënim, nëqoftëse nuk është vet Zoti që të del në mbrojtje. Siguria e punëve tuaja rrënjëzohet te autoriteti i Zotit, dhe kjo kërkon bindje të paqortueshme e të sinqertë. Për Atë Zot, jepjani atë që do, përndryshe Zoti do ta heqë fuqinë e Islamit prej jush e nuk do t’jua kthejë më kurrë, por do t’ua japë të tjerëve.

 

Sigurisht, këta njerëz i bashkon kundërshtimi ndaj autoritetit tim. Unë do duroj, deri sa të shoh që përçarja ka zenë vend edhe në mes jush; sepse po të kenë sukses, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre të gabuara, do të shkatërrohet e gjithë bashkësia muslimane. Ata digjen nga dëshira për këtë botë, se janë xhelozë ndaj atij, të cilit Zoti ia besoi. Ata kërkojnë t’i kthejnë gjërat mbrapsht, kurse detyra jonë kërkon t’i përmbahemi Kur’anit e sjelljes së të Dërguarit të Allahut, duke i mbetur besnik amanetit të tij e rigjallëruar Sunnetin e tij për të mirën tuaj.