Ligjërata 148

 

Për Telhain e Zubairin, si dhe për njerëzit e Basras

(Kjo ligjëratë është mbajtur menjëherë pas nisjes së Talhait e Zubeirit drejt Basras për të ndezur flakët e rebelimit.)

 

Të dy ata e duan Kalifatin çdokush për vete dhe e tërheqin drejt vetes për t’ia larguar tjetrit. Ata nuk përdorin ndonjë lidhje për të fituar afërsi me Zotin, dhe as i zgjedhin mjetet për të shkuar drejt Tij. Secili prej tyre ushqen ligësi për tjetrin.

S’do kalojë shumë dhe perdja e së fshehtës së tyre do rrëzohet.

Për Allah, në qoftë se do ta arrijnë atë që synojnë, njëri prej tyre do vrasë tjetrin pastaj do vritet nga një tjetër. Tashmë partia rebele është më këmbë.

Ku janë ata që e duan virtytin?

Tashmë janë përcaktuar rrugët dhe lajmi u është dhënë.

Çdo trazirë ka një shkak dhe çdo shkelje e amanetit hedh dyshime mbi çiltërsinë dhe fetarinë e shkelësve.

 

Për Allah, unë s’jam si ai që vetëm sa dëgjon ulurimën e vdekjes, është i pranishëm kur vjen lajmi i vdekjes dhe merr pjesë në varrim, pa nxjerrë asnjë mësim nga të gjitha këto gjëra.