Për këtë botë
O njerëz, kjo botë ju bën nishan për shigjetat e vdekjes. Në të ju pini gllënjka që mbytin e gëlltisni kafshata që asfiksojnë. Në të s’fitoni gjë të mirë, pa humbur diçka tjetër po aq të mirë; asnjë nga ju s’mund ta jetojë dot të nesërmen, pa iu zbritur një ditë nga jeta; asgjë e re s’i shtohet asaj çfarë hani, pa sosur ushqimet që kishit; nuk mund të synoni asnjë cak të ri, pa i bërë bisht një caku të mëparshëm; asgjë e re s’vjen në qenie, pa u bërë e vjetër një që ish e re; asnjë bimë e re nuk bën përpjetë, pa lëshuar frute një ekzistuese. Rrënjët prej nga dolëm ne tashmë janë kalbur, po edhe sa kohë do jetojë një filiz1227, që ka mbetur pa rrënjë?
Pjesë e po asaj ligjërate për risitë Asnjë risi nuk bën dot vend, pa shpërfillur një sunet. Qëndroni larg reformave dhe shkoni rrugës së gjerë. S’ka dyshim që udhët e vjetra e të rrahura janë më të mirat, ndërsa ato që hapen rishtas, janë më të pasigurtat.