Lidhur me bujarinë e pavend
Ai që i shfaq bujari kujt s’ka nevojë e s’është i denjë për të, fiton mburrje e vlerësim nga njerëz të ulët e perversë. I padituri ia lavdëron bujarinë e dorës për aq kohë sa do marrë prej saj, pa vënë re se prej saj nuk del asgjë për hir të Zotit.
Prandaj, kush gëzon pasuri të Zotit, le ta përdorë për të shtrirë kujdesin e tij në farefis, për argëtime, çlirimin e skllevërve e lirimin e të burgosurve, si dhe për ndihmë të varfërve e borxhlinjve të ndershëm; vetëm kështu, duke përmbushur detyrimet morale për të drejtën e të tjerëve, denjësohet vetja për shpërblimet dhe bekimet e Zotit. Arritja e këtyre cilësive shënon kulme të pozitës në këtë botë e jep siguri për nderet e botës tjetër, po qe se është i tillë vullneti i Zotit.