Ligjërata 141

 

Kundër besimit në herezi

 

O njerëz! Në qoftë se ndokush e njeh vëllain e vet si të palëkundur në besim e si ndjekës të rrugës së drejtë, të mos dëgjojë se ç’mund të thonë të tjerët për të. Edhe harkëtarit më të mirë mund t’i ndodhë të hedhë shigjeta që shkojnë shtrembër; dhe ndodh që edhe fjalët të mos maten mirë. Por e keqja e tyre rrënon e Zoti dëgjon e dëshmon, për këtë s’ka dyshim. Të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm katër gishta.

 

E pyetën për kuptimin e kësaj shprehjeje. Imam Aliu bashkoi gishtat e dorës, i vuri midis syrit e veshit të tij dhe tha:

 

Është e pavërtetë kur ju thoni “Unë kam dëgjuar për këtë”; dhe është e vërtetë kur ju thoni “Unë e kam parë këtë”.