Lidhur me sinqeritetin e qëllimeve të tij dhe mbështetjen për të mjeruarit
Betimi juaj për besnikëri nuk ishte i pamenduar (I) dhe pozicioni im nuk është i njëjtë me tuajin. Unë ju kërkoj për hir të Zotit, kurse ju për interesat tuaja. O njerëz, mbështetmëni, pavarësisht nga dëshirat që keni në zemër. Për Allah, unë do marr hak për të mjeruarin kundër shtypësit të tij dhe do t’i mbërthej të padrejtit një zinxhir tek hunda, për ta hequr zvarrë drejt burimit të së vërtetës. Por e di që kjo s’do t’i japë atij asnjë farë kënaqësie.
...........................
(I) Me këto fjalë Imam Aliu i referohet gjykimit të Umer bin Khatabit lidhur me dhënien e betimit të besnikërisë Ebu Bekrit në Sakife. Ai ka thënë: “Dua ta bëj të qartë që ky betim besnikërie ka qenë një lajthitje dhe gjë e pamenduar; por Zoti na ruajti nga pasojat e tij të këqija. Prandaj, të vritet kushdo që mendon të veprojë në të njëjtën mënyrë …”
(Sahih, el-Bukhari, vol. 8, f. 211; Sherh Sahih ul-Bukhari, el-Kastalani, vol. 11, fq 352; Sireh en-Nebewijeh, Ibn Hisham, vol. 4, ff. 308-309; Tarikh, Taberi, vol. 1, f. 1822; el-Kamil fi Tarikh, Ibn ul-Athir, vol. 2, f. 327; el-Bidaje we’n-Nihaje, Ibn Kethir, vol. 5, ff. 245-6; Musned, Ahmed Ibn Hanbel, vol. 1, f. 55; Sireh el-Halabijeh, vol. 3, ff. 388, 392; Ansab ul-Ashraf, el-Baladhuri, vol. 5, f. 15; Temhid, el-Bakilani, f. 196; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 2, f. 23).