Ligjërata 135

 

Midis Uthman bin Affanit dhe Imam Aliut pati një debat kur Mughire bin Ekhnesi (A)  i tha Uthmanit se mund ta mbronte përpara Imam Aliut me argumente në interes të tij. Atëhere Imam Aliu i tha:

 

O bir i një peme të mallkuar dhe pa të ardhme, që nuk ka as rrënjë e as degë! Ti, një frikacak, do ndërmjetësosh me mua?! Për atë Allah! Zoti nuk do ta çonte në fitore atë që mbështetet tek ti, as do ta mbante më këmbë atë që ti e ngre. Largohu prej meje! Zoti të largoftë nga qëllimet e tua të mbrapshta e mos pastë mëshirë për ty, qoftë edhe sikur të më dilje në krah. Po pas kësaj, bëj si të dish.

 

...............................

 

(A) Mughire bin Ekhnesi ishte një ndër ithtarët e Uthmanit dhe djali i hallës së tij. Vëllai i tij, Ebu’l-Hakam bin Ekhnesi, ishte vrarë nga dora e vet Imam Aliut në betejën e Uhudit, këtej buronte dhe mëria e tij ndaj Imam Aliut. Babai i tij e kishte pranuar Islamin vetëm pas rënies së Mekës, po në zemër kishte mbetur i pabesë dhe hipokrit. Imam Aliu e quajti të mallkuar e pa të ardhme, sepse me një bir si Mugire meriton të quhesh i padjalë.