Ligjërata 132

 

Këshilla e paralajmërime për vdekjen

 

Qoftë lëvduar Zoti për çdo gjë që na merr e na jep, e për çdo gjë që na bën për të na vënë në provë. Ai është i njohur me çdo gjë të fshehur e shikon gjithçka të mbuluar me mister. Ai di çdo gjë që mban zemra dhe fshehin sytë. Dëshmojmë që s’ka zot tjetër, përveç Atij, dhe që Muhammedi u zgjodh e u dërgua prej Tij. Dhe e bëjmë këtë dëshmi heshturazi dhe hapur, me zemër dhe me gjuhë.

 

Pjesë e po asaj ligjërate Për Allah, ajo është realitet, jo shaka, e vërtetë, jo e gënjeshtërt. Nuk ka gjë tjetër, përveç vdekjes. Lajmëtari i saj bën të dëgjohet dhe ekzekutori i saj bën të mos vonohet. Mos u mashtroni nga njerëzit sepse janë shumicë, sepse i keni parë ata që jetuan përpara jush, që grumbulluan pasuri, që iu druajtën skamjes e u ndjenë të sigurtë nga pasojat, që u dhanë pas dëshirave e besuan se e kishin vdekjen tepër larg; sepse pastaj i patë se si vdekja i mbërtheu, i nxori nga shtëpitë e tyre e i largoi nga vendet ku ndiheshin të sigurtë; dhe i patë se si i mbështollën në qefin dhe si u morën me ta njerëzit, njëri pas tjetrit, duke i mbartur mbi supe e duar.

 

A nuk jeni ju dëshmitarë të atyre që u dhanë pas iluzioneve, ngritën ndërtesa të fuqishme, mblodhën pasurira të pafundme e pastaj i ndërruan banesat me varre dhe shtëpitë e tyre u katandisën në rrënoja? Pasuritë e tyre u mbetën atyre që mbetën pas, trashëgimtarëve dhe bashkëshorteve të tyre. Tani nuk mund t’u shtojnë më gjë punëve të mira, as t’i bëjnë më thirrje mëshirës së Zotit për punët e tyre të liga. Prandaj, kushdo që e mëson zemrën e vet me frikën e Zotit, arrin një vend të dëshiruar dhe vepra e tij e shpie në sukses.

 

Përgatiteni veten për këtë vend dhe bëni për Parajsën çdo gjë që mundni. Kjo botë nuk është bërë për të qenë vendqëndrimi juaj i përjetshëm,po është krijuar thjesht si urë kalimi, që të merrni në të dëshminë e veprimeve tuaja të mira për në shtëpinë e përjetshme1178. Rrini gati, që të ndaheni prej saj, dhe mbajeni afër gjith’ çfarë ju duhet për t’u nisur për udhë,