Ligjërata 131

 

Lidhur me arsyet e pranimit të Kalifatit dhe cilësitë që duhet të ketë një governator apo qeveritar

 

O mendje të hallakatura e zemra të ndara, që s’ndodheni në trupat ku duhej të ndodheshit, por tjetërkund! Unë po ju prij miqësisht drejt së vërtetës, por ju i bëni bisht si ato dhitë e dhëntë që ia mbathin nga turfullima e luanit. Sa e rëndë është për mua t’ju fut në sekretet e së drejtës e t’ju drejtoj për në shtigjet e së vërtetës!

 

O Zoti im, Ti e di që ç’ka bëra, nuk ishte për të kërkuar fuqi e sundim, dhe as për fitimin e diçkaje nga kotësitë e kësaj bote. Veç u përpoqa të rivendosja shenjat e fesë Tënde dhe të nxitja lulëzimin e qyteteve të Tua, në mënyrë që krijesat e Tua të vuajtura nga e padrejta, të mund të ndihen të sigurta, e që të rivendosen porositë e Tua, të lëna pas dore.

 

O Zoti im, unë jam i pari që u mbështet pas Teje dhe i vuri veshin e iu përgjigj thirrjes së Islamit. Kush është tjetër përpara meje, përveç Profetit? Ju sigurisht e dini, që ai që është caktuar për t’u kujdesur për nderin, jetën, udhëheqjen, shpërndarjen e trofeve dhe administrimin e së drejtës ndër muslimanët, nuk duhet të jetë dorështrënguar:

 

Një i tillë do ta lakmonte pasurinë e shtetasve të tij; as i paditur, sepse me padijen e tij do t’i shpinte shtetasit e tij në rrugë të gabuar; as brutal e i pasjellshëm, sepse do t’i largonte njerëzit me ashpërsinë e tij; as i përzier në punë pasurishë, sepse kjo do t’i jepte mundësi të merrte nga njëri për t’ia dhënë tjetrit; as i dhënë pas ryshfetit, përderisa i takon të marrë vendime; as shkelës i të drejtave të të tjerëve apo zvarritës i halleve të tyre pa fund e pa mbarim; dhe as mospërfillës i Sunnetit, përndryshe do ta çonte popullin në rrënim,