Ligjërata 123

 

Fjala e Imam Aliut për luftëtarët e tij në fushën e betejës

 

Ai që e bën luftën me zjarr në zemër dhe e sheh shokun e tij tek bie në panik, t’ia largojë armiqtë, për shkak të pozicionit më të mirë, që ka atë çast mbi të, si dhe për faktin se ashtu do donte edhe ai që tjetri të bënte për të, nëse Zoti do kishte dashur të ishte tjetri në vend të tij. Sigurisht, vdekja është kërkonjëse e palodhur. Asaj s’i bën dot dredha as trimi i çartur e as dezertori që merr arratinë. Më e mira vdekje është të vritesh. Për atë Zot, që ka në duar jetën time: Nuk kam dyshim që mijëra plagë shpatash në trupin tim do të ishin për mua më të lehta se vdekja në shtrat pa bërë gjë në bindje të Zotit.

 

Pjesë e po asaj ligjërate Sikur i kam në veshë zërat tuaj pëshpëritës, si zhurma fëshfëritëse zvarranikësh. Ju nuk ngriheni për të drejtën tuaj dhe as jeni aq njerëzorë, sa të luftoni edhe për të tjerët. Ju jeni lënë të lirë mu në mes të rrugës. Kush i vë betejës gjoksin, arrin shpëtimin, dhe kush mbetet prapa e ngurron, shkon drejt rrënimit.