Lidhur me cilësitë e njeriut të përkushtuar
Ai (Besimtari) i mbajti gjallë mendjen e dijet e tij dhe i vrau dëshirat e zemrës së tij, deri sa trupi iu bë thatim e i përvuajtur, pesha i firoi dhe për të flakëroi një dritë e shkëlqyer, e cila i ndriçoi rrugën drejt së drejtës. Dyer të ndryshme e shpunë njëra pas tjetrës drejt portës së sigurisë e shpëtimit, e përmes tyre erdhi në vendin e qëndrimit të tij të përhershëm. (Në Parajsë. )
Dhe kështu, këmbët e tij, që i kishin dhënë drejtpeshim, u rrënjëzuan në vend të sigurtë e të patundur; sepse ai e kishte mbushur zemrën plot vepra të mira dhe e kishte gëzuar me to Zotin e tij.