Në betejën e Siffinit, Imam Aliu pa Imam Hasanin të sulej me shpejtësi për të luftuar dhe tha: Për hatrin tim, mbajeni mbrapsht, këtë djalosh, të mos më rrënojë; se s’dua t’i dërgoj drejt vdekjes këta të dy, (Ka parasysh Hasanin dhe Huseinin) ndryshe vdekja e tyre do ndërpriste linjën e pasardhësve të Profetit të Shenjtë. Shënim nga Sejjid Raziu: Fjalët e Imam Aliut, ‘Amleku Enni Hanzal Ghulam’ (Mbajeni mbrapsht, për hatrin tim, këtë djalosh) janë një nga format më të larta dhe më elokuente të shprehjes.