Gjatë betejës së Siffinit, Imam Aliu dëgjoi disa njerëz të tij duke sharë sirianët. Atëhere u tha: Mua s’më pëlqen që i fyeni; por po t’i përshkruanit punët e tyre e të numëronit sëmundjet e tyre, kjo do ishte një mënyrë më e mirë e të folurit e një rrugë argumentimi më bindëse.
Në vend që t’i shani, është më mirë të thoni: “O Allah, kurseje gjakun tonë dhe gjakun e tyre, sill pajtimin midis nesh dhe tyre dhe largoi nga rruga e gabuar, në mënyrë që kush e di të vërtetën, të mund ta njohë, dhe kush është i prirur për rebelim e revoltë, të mund të heqë dorë prej tyre”.