Ligjërata 201

 

Duke u dhënë kurajo atyre që frikësohen nga numri i paktë i atyre që ecin në udhën e drejtë

 

O njerëz, mos u habitni me numrin e vogël të atyre që ndjekin udhën e drejtë, se shumica e njerëzve mizërojnë përqark tryezës së kësaj bote, që i ofron zahiré të pakta urisë së tyre të panginjshme. O njerëz, sigurisht ata që kryejnë një mëkat dhe ata që pajtohen me të, kanë të njëjtin fat. Vetëm një person e vrau devenë e TemuditI , por Zoti i ndëshkoi të gjithë, sepse të gjithë u bashkuan me të kur dhanë pëlqimin e tyre në heshtje. Zoti ka thënë për këtë: “Ata e therën, por do të pendoheshin më vonë.” (Kur’ani, 26:157).

 

Pastaj dheu u drodh e rënkoi si dridhet e rënkon kur maja e plugut çan tokën e papunuar. O njerëz, kushdo që ecën në rrugën e pastër të virtytit arrin në burime plot ujë; e kushdo që e braktis atë, endet në shkretëtirën e paujë.