Ligjërata 189

 

Mbi besimin e qëndrueshëm e atë kalimtar

 

Besim është ai që mbetet i palëkundur dhe i fortë në zemër, jo ai që luhatet e rri në të veç për pak kohë. Nëse do t’ju duhet të mbani qëndrim ndaj dikujt, mos nxitoni, por prisni t’i afrohet vdekja, sepse kjo është koha e fundit për një qëndrim përfundimtar. Shpërngulja ka të njëjtin vend që kishte. Njësoj është për Zotin, në e besojnë hapur a fshehur. Shtegtimi s’ka vlerë për kë s’pranon Arsyen e Zotit mbi Tokë. Po ai që e njeh dhe e pranon e i është mirënjohës e i shkon pas, mund të jetë shtegtar e t’i meritojë bekimet e Zotit. Istizaafi nuk praktikohet ndaj atij, që e ka tashmë provën e Zotit dhe e prek e e ruan në zemrën e tijI . Sfida, ‘më pyesni përpara se të më humbisni’ dhe profecia për Umejjadët:

 

Sigurisht rasti ynë është i vështirë dhe i ndërlikuar. Asnjë s’mund ta përballojë përveç besimtarit, të cilit Zoti ia provoi zemrën me anë të besimit. Traditat tona nuk mund t’i ruajnë, veçse kraharorë të besueshëm dhe njerëz me logjikë të shëndoshë. O njerëz, pyetmëni para se të më humbisni, para se ligësia të dalë sheshit dhe të dhunojë të gjitha rregullat e të kthejë përmbys godinën shpirtërore të njeriut; s’ka dyshim, që unë njihem me rrugët e qiellit më shumë se me ato të tokës.