Burxh bin Mishar et-Tai, një harixhit, thirri me zë të lartë që ta dëgjonte edhe Imam Aliu: “Udhëheqja i takon vetëm Zotit”. Imam Aliu tha:
Mos u çirr, o gojë-ndyrë e dhëmbë-thyer. Zoti të vraftë! Kur e vërteta u bë flamur e valonte kudo, ti ishe kurrkush dhe i pa gojë. Por sapo e keqja nisi të çirret me zë të lartë, bëre përpjetë, si ata brirët e kecit.