Ligjërata 96

 

Në lavdërim të Profetit të Shenjtë

 

Lëvduar qoftë Zoti, që është i Pari - me asgjë tjetër përpara Tij, si dhe i Fundit - pa asgjë tjetër pas Tij. Ai është një Qartësi e tillë, sa asnjë qartësi tjetër nuk është më e qartë, e një Fshehtësi e tillë, sa asnjë fshehtësi tjetër nuk është më e fshehtë.

 

Pjesë e po asaj ligjërate mbi Profetin e Shenjtë:

 

Vendi (Ka parasysh prejardhen familjare të Profetit.) ku rri ai është më i miri i vendeve, dhe origjina e tij më fisnikja e origjinave në të gjithë xeherorët e nderit dhe të gjitha djepet që përkundën siguri. Zemrat e njerëzve të virtytshëm u drejtuan tek ai dhe bebëzat e syve të tyre u mbërthyen tek ai. Përmes tij, Zoti varrosi mëritë e ndërsjellta e i shoi flakët e armiqësive.

Nëpërmjet tij, Zoti u dha njerëzve dashuri vëllai pasi ndau prej tyre ata që u bashkuan me njëri-tjetrit rrugës së mosbesimit. Përmes tij, Zoti i dha ligjit nder e ua mori nderin atyre që s’besojnë. Të folurit e tij është i qartë dhe heshtja e tij flet po aq, sa dhe gjuha e tij.