Për gjendjen e njerëzve kur u shpall Mesazhi i Profetit e për veprimtarinë e tij lidhur me përhapjen e tij
Zoti e dërgoi Profetin kur njerëzit e kishin humbur rrugën dhe endeshin të çoroditur e të mjeruar herë këtej e herë andej. Dëshirat i kishin larguar nga e vërteta e vaniteti i kishte nxjerrë jashtë udhës së drejtë.
Padija ekstreme i kishte budallallepsur e mendjet ua kishin mpirë paqëndrueshmëria e gjërave dhe të këqijat e injorancës. Profeti bëri ç’ish e mundur t’u jepte këshilla të sinqerta e t’u tregonte shembullin, duke shkelur vetë i pari në udhë të drejtë e duke i thirrur t’i ktheheshin diturisë dhe mësimit të mirë.