Për asgjësimin e harixhitëve, nxitjen e trazirave nga Umejjadët dhe gjerësinë e dijeve të tij
Kështu pra, o popull, unë e shova syrin e revoltës. Askush përveç meje s’i doli përballë, ndërkohë që errësira e ngritur prej saj ishte përhapur anekënd e çmenduria e saj shfrynte nga çdo anë. Pyetmëni tani (Shumë pak kohë si mbajti këtë ligjëratë, Imam Aliu u vra në xhaminë e Kufas, ndërkohë që bënte lutjen e mëngjesit.), përpara se të më humbisni (II), sepse, për Atë Zot që bën ymër për jetën time, unë mund t’ju shpjegoj gjthçka për ngjarje mes të ta-nishmes e Ditës së Gjyqit të Fundit, për prijësit e qindra njerëzve drejt së vërtetës, e për prijësa të tjerë, që do të udhëheqin qindra të tjerë drejt së keqes; do t’ju tregoj kush do ta shpallë marshimin e tyre, kush do t’i ndihmojë të dalin në ballë e kush i cyt nga pas; do t’ju tregoj për kohët se kur do t’i ndalojnë kafshët e tyre për t’i shlodhur dhe vendin ku do qëndrojnë një herë e mirë, si dhe cili ndër ta do të vritet e cili do të vdesë nga vdekje natyrore.
Kur të kem vdekur unë, mbi ju do plakosin fatkeqësi e situata të vështira. Shumë persona në pozicione që duhet të shtrojnë pyetje, do të mbeten vuv dhe me sytë përdhé, kurse ata, të cilëve u kërkohet përgjigje, do ta humbasin torruan fare. Kjo do të ndodhë atëkohë kur ndër ju do shpërthejnë luftëra e gjithfarë vuajtjesh; ditët do të jenë për ju aq të ashpra, sa do t’i përjetoni si të pafundme, për shkak të mundimeve të padurueshme. Kjo do të zgjasë deri në kohën kur Zoti do t’u japë fitoren atyre midis jush, që do të mbeten të virtytshëm.
Mbretërimi i djallëzisë krijon konfuzion (Të së drejtës me të gabuarën), dhe, vetëm kur ky merr fund, krijon mësim. Të keqen nuk e njeh kush kur është në ardhje, po ajo shquhet lehtë kur kthehet prapë. Ajo përhapet si cikloni, duke goditur vetëm disa qytete, ndërkohë që të tjerëve u kalon anash. Hapni sytë, sepse, në vështrimin tim, më e keqja për ju është djallëzia e fisit Umeja. Ajo është e verbër dhe nuk mund të prodhojë, veçse errësirë. Ndikimi i saj do shtrihet mbi çdo gjë, po pasojat e saj të liga do t’u drejtohen njerëzve të veçantë. (Është fjala për qëndrimin veçanërisht të egër të Umejjadëve ndaj pasardhësve të Profetit të Shenjtë (Ehl-i Beitit))
Kush e ruan qartësinë e shikimit në këto kushte, do mbytet nga mjerimi, ndërsa ai që do t’i mbyllë sytë para saj do t’i shmanget rrezikut. Për Allah, pas meje do bindeni vetë se Umejjadët janë njerëzit më të këqij për ju. Ata u ngjajnë atyre gamileve plaka dhe kokëshkreta, që kafshojnë me dhëmbë, qëllojnë me këmbët e përparme, shkelmojnë me të prasmet e nuk pranojnë që t’i mjelësh. Ata do t’ju rrijnë sipër aq kohë, sa prej jush të mbetet vetëm kush do të nxjerrë përfitime prej tyre (Ata që s’do t’u kundërvihen qëllimeve të tyre ose do t’u shërbejnë punëve të tyre djallëzore për interesa e përfitime) e kush nuk do të jetë më i dëmshëm për ta. Mjerimi që do sjellin ata do vazhdojë deri në çastin kur do t’u lypni mëshirë si lyp skllavi nga pronari i tij dhe pasuesi i thjeshtë nga prijësi i tij.
Djallëzia e tyre do t'ju vijë në formën e ankthit të qenies i përgjuar (Nuk do t'ju lejohet asnjë kontakt me dritën e besimit të vërtetë apo me përfaqësues të së vërtetës e të drejtësisë, që do mund t'ndju ihmonin) dhe të aspekteve paraislamike, që nuk kanë për të për të pasur as minare për im dhe jetndonjë të tër shtimi. Por ne, Ehl-i Bejtin, nuk na prek dot kjo djallëzi, se s'jemi prej atyre që mund të prodhojnë dhe të lindin një të tillë. Pas kësaj Zoti do ta dëbojë nga ju, tamam siç zhvishet lëkura (Mga mishi.), me anë të të atij që do t'i mposhtë e zvarritë duke i mbërthyer për zverku, e do t'i detyrojë të pijnë kupa plot vuajtje duke u ofruar vetëm shpatë e asgjë tër, dvesjetduke mos i hur me tjetër gjë, veçse me frikë. Atëhere Kureishët do duan të paguajnë me çmimin e vetë botës dhe të gjithçkaje të saj që të të më kenë edhe një herë të vetme (Sundimi Umejjad u instalua një vit e gjysmë pas vdekjes së Imam Aliut dhe u jet përmbys në vitin 125 H. Këta ishin nëntëdhjetë vtë një suni të stildimit të Neronit. Gjatë tij Umejadët plaçkitën Mekën, qëlluan me gurë dhe dogjën Qa'ben e Shenjtë dhe varën brenda kufijve të saj Abdullah Ibn Zubejrin. Umejjadët plaçkitën dhe shkretuan Medinën, vranë mbi10 000 njerëz të këtij qyteti, grabitën Xhaminë e Profetit të Shenjtë dhe varrin e tij dhe i ranë qytetit kryq e tërthor duke bërë orgji vrasjesh, vjedhjesh, plaçkitjesh, e përdhunimesh e duke vënë zjarr ngado që shkonin. Ata vranë Imam Hasanin dhe Imam Huseinin, si dhe shumë muslimanë të tjerë besnikë, midis të cilëve edhe shumë nga bashkëluftëtarët e Profetit të Shenjtë. Vetëm një nga prijësit e tyre, Haxhxhaxh Ibn Ebu Jusufi, për shembull, vrau 40 000 njerëz në një masakër masive. Regjimi Abbasid i dha fund sundimit të tyre me një gjakderdhje gjigande, që shpuri në shfarosjen e grave, fëmijëve dhe të burrave të tyre. Pikërisht në këtë periudhë Kureishët e ndien të nevojshme të kishin dikë me cilësitë e Imam Aliut për t'i udhëhequr, kështu që iu drejtuan për t'i ndihmuar stërnipit të tij, Imam Xha'fer es-Sadikut. Por Imami nuk pranoi të bënte kauzë të përbashkët me këta njerëz dhe vendosi të mos merrte krahun e asnjërës palë.) në mes tyre për aq kohë sa do duhej për të therur një gamile; në mos për tjetër gjë, të paktën sa për të më ofruar e pranuar prej tyre atë (Fjala është për udhëheqjen dhe qeverisjen e tyre), nga e cila tani u kërkoj veç një pjesë të vogël, e që nuk ma japin, as atë.
............................................
(I) Imam Aliu e mbajti këtë ligjëratë pas betejës së Nehravanit. Djallëzitë e përmendura në të lidhen me betejat e bëra në Basra, Siffin dhe Nehravan, sepse natyra e këtyre luftërave ishte e ndryshme nga ajo e kohës së Profetit. Atë kohë palë kundërshtare ishin të pafetë, kurse tani luftohej me ata që mbanin në faqet e tyre të njëjtin vel të Islamit. Kjo bënte që njerëzit e Imam Aliut të ngurronin e të pyesnin, pse duhej të luftonin me muslimanë që i përgjigjen së njëjtës thirrje për t'u falur dhe që bëjnë të njëjtat lutje. Khuzeime bin Thabit el-Ensari, për shembull, nuk mori pjesë në betejën e Siffinit, derisa martirizimi i Ammar Jasirit i provoi që rebelimi kishte ardhur nga partia kundërshtare.
Konfuzion të madh në popull krijoi edhe kalimi në krahun e um ul-Mu'minin, në Basra, e njerëzve si Talhai dhe Zubeiri, që bënin pjesë në 'Dhjetëshen e Përgëzuar', si dhe shenjat e lutjes në ballin e harixhitëve, në Nehravan, së bashku me lutjet dhe respektimin e riteve fetare prej tyre. Në këto kushte mund të gjenin kurajon të ngriheshin kundër tyre vetëm ata që ishin në dijeni të sekreteve të zemrave të tyre e të realitetit të besimit të tyre. Ishte qartësia karakteristike e Imam Aliut dhe forca e tij shpirtërore që e bënë të dilte për t'i kundërshtuar, duke vërtetuar kështu thënien e Profetit:
Pas meje ti do të luftosh me besëthyerit (Njerëzit e Xhemelit.), tiranët ( Sirianët e Mu'avies.) dhe devijatorët (Harixhitët).
Burimi nga:
(elMustedrek ala' us-Sahihejn, al-Hakim, Vol. 3, f. 139-40 ; ed-Durr ul-Menthur, Xhelaludin Sujuti, Vol. 6, f. 18 ; el-Isti'ab, Ibn Abd ul-Berr, Vol. 3, f. 1117; usd ul-ghabeh, ibn ulAthir, vol. 4, f. 32-3 ; Tarikh ul-Bagdad, Khatib el-Baghdadi, Vol. 8, f. 340 ; Vol. 13, f. 186-7 ; et-Tarikh, Ibn Asakir, Vol. 5, f. 41 ; el-Bidaje we'n-Nihaje, Ibn Kethir, Vol. 7, f. 304-306 ; Mexhma' uz-zewa'id, el-Hejthemi, Vol. 7, f. 238 ; Vol. 9, f. 235 ; Sherh almavahib, Vol. 3, f. 316-7; Kenz ul-'ummal, el-Mutteki el-Hindi, Vol. 6, f. 72, 82, 88, 155, 319, 391, 392 ; Vol. 8, f. 215).
(II) Pas Profetit askush tjetër veç Imam Aliut nuk ka mundur të shqiptojë sfidën, 'pyetmëni për çdo gjë që doni'. Ibn Abd ul-Berr në Xhami' bejani'l-ilm va fadlihi, Vol. 1, f. 58 dhe në el-Isti'ab, Vol. 3, f. 1103 ; Ibn ul-Athir në Usd ul-ghabeh, Vol. 4, f. 22 ; Ibn Ebi'l-Hadid në Sherh Nehxhul Belaga, Vol. 7, f. 46 ; es-Sujuti në Tarikh ul-Khulefa', f. 171 dhe Ibn Haxher el-Mekki në Sawa'ik ul-Muhrike kanë shkruar:
Asnjë nga sahabët s'ka thënë ndonjëherë 'pyetmëni çdo gjë që doni', përveç Ali ibn Ebi Talibit.
Megjithatë historia njeh disa pak emra midis atyre që nuk kanë qenë bashkëluftëtarë të Profetit dhe që e kanë bërë një sfidë të tillë, siç ishin Ibrahim bin Hashani, Mukatil bin Suleimani, Katade, Sibt Ibn ul-Xheuzi, Muhammed bin Idris el-Shafi'iu etj. Por që të gjithë janë mbuluar me turp dhe janë detyruar ta tërheqin mbrapsht sfidën e bërë. Kjo sfidë mund të hidhet vetëm nga ai që i njeh realitetet e Gjithësisë e që është në dijeni të ngjarjeve në të ardhmen. Vetëm Imam Aliu, ai që - sipas hadithit të famshëm - mbante çelësat e portës për në dijen e Profetit, ishte njeriu, të cilit s'i është vënë kurrë në dyshim aftësia për t'iu përgjigjur çfarëdolloj pyetje dhe çfarëdolloj problemi; kaq e vërtetë është kjo, saqë vetë kalifi Umer është dashur që të thotë: "Unë kërkoja mbrojtjen e Zotit nga vështirësitë, në rast se për zgjidhjen e tyre nuk ishte Aliu i pranishëm". Profecitë që Imam Aliu ka bërë lidhur me të ardhmen, janë provuar fjalë për fjalë si të vërteta e japin dëshmi të pakundërshtueshme për dijen e tij të gjerë, qofshin ato lidhur me shkretimet e bëra nga Umejjadët, kryengritjet e harixhitëve, luftërat dhe katërrimet nga Tatarët ose sulmet e anglezëve, përmbytjet e Basras aras aras rrënimi i Kupo fas. Në qoftë se tashmë këto ngjarje janë realitete historike, nuk ka arsye pse të çuditemi me këtë sfidë të Imam Aliut.