Ligjërata 75

 

Kur mësoi se Umejjadët e fajësonin për vrasjen e Kalifit të Tretë, Imam Aliu tha:

 

As njohuritë që kishin për mua e as qenia ime i parë (Në pranimin e Islamit) s’i penguan Umejjadët e paditur të më akuzonin dhe të ma hidhnin fajin mua. Paralajmërimet e Zotit janë më elokuente sesa gjuha ime. (Aluzion për vargjet e Kur’anit, ku Zoti i përcakton si mëkat shpifjen dhe përgojimin)

Unë jam armiku i kujt shmanget nga Besimi dhe kundërshtari i kujt mbjell dyshim. Pasiguritë duhen vënë përballë Kur’anit, Librit të Zotit. (Për t’u qartësuar)

Nuk ka dyshim se njerëzit do të shpërblehen për çfarë kanë në zemër.