Ligjërata 63

 

Për karakterin kalimtar të kësaj bote.

 

Hapni sytë!  Kjo botë është vendi, nga i cili nuk mund të kërkosh mbrojtje, përveçse përsa kohë ndodhe në të. Veprimi i bërë vetëm për hir të saj, nuk mund të të shpëtojë. Ky është vendi ku njerëzit provohen përmes sprovës. Ata që lidhen me kënaqësitë e kësaj bote, do ndahen (Për shkak të vdekjes.) prej tyre e do t’u kërkohet llogari. (Për to.)

 

Me vete do mund të marrin vetëm çfarë u mblodh (Nga veprimet e mira) për botën tjetër, dhe atje do rrinë së bashku. Për atë që është i urtë (I mençur, i ditur), kjo botë është si hija:

Një kohë është e gjatë dhe e shtrirë deri larg në horizont, po rrudhet pas pak e tkurret përsëri, deri sa zhduket krejt. (Ka komentatorë që mendojnë se kjo ligjëratë është pjesë e ligjëratës 52.)