Mbajtur në një nga ditët e Siffinit
Ju pashë tek merrnit arratinë e largoheshit nga radhët. Megjithëse jeni ajka e Arabëve dhe maja e të dalluarve, ca beduinë sirianë, njerëz të pagdhendur, primitivë e të etur për gjak ju rrethosën aq keq, sa treguat dinjitet sa ç’ka hunda e lartë e gunga e madhe e një deveje.
Psherëtima e gjoksit tim mundi të qetësohej vetëm kur munda t’ju shoh më në fund tek i rrethonit, siç ju rrethuan dhe ata, dhe t’ju shoh tek i shkulnit nga pozicionet e tyre, siç ju shkulën dhe ata më parë, pasi i vratë me shigjeta dhe i goditët me heshta, derisa radhët e para të tyre u rrëzuan mbi të prasmet, tamam si gamilet e thara për ujë, që i kanë përzënë nga vendet ku pijnë e i kanë ndjekur nga lerat ku janë mësuar të freskohen.