Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë për dëshmorët e Luftës së Uhudit:
“Unë do të dëshmoj për ata.” Ebu Bekri e pyeti: “A nuk jemi ne, o i Dërguari i Allahut, vëllezërit e tyre? E kemi pranuar Islamin, ashtu siç e kanë pranuar ata dhe kemi luftuar ashtu siç kanë luftuar ata.” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) iu përgjigj: “Natyrisht që po. Por nuk e di mirë se çfarë do të sajoni pas meje.”
(“El Meute”, 2: 462, hadithi 32, Kreu “Xhihadi”.)
1- Njohja e sahabit në shkollën e kalifave
Ibn Haxheri, te hyrja e librit të tij “El Isabe”, kapitulli i parë, për përkufizimin e termit sahab, ka thënë:
“Es Sahabij është ai që e ka takuar Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), është besimtar ndaj tij dhe ka vdekur në Islam. Sahab quhet ai që e ka takuar, ka kuvenduar gjatë apo shkurt me të, ai që ka transmetuar apo nuk ka transmetuar prej tij, ai që ka luftuar apo nuk ka luftuar me të; ai që e ka parë me sy dhe nuk ka kuvenduar me të, si dhe ai që nuk e ka parë atë për arsye të një aksidenti, si për shembull i verbëri." (“El Isabetu”, 1: 10.)
Tek vepra “Kriteri që përfitohet nga njohja e një grupi të madh sahabësh” ka thënë: “Vërtet, në vendet e çliruara nuk emëroheshin të tjerë përveç sahabëve. Në vitin dhjetë hixhri, në Mekë dhe në Taif, nuk mbeti njeri që nuk e pranoi Islamin dhe që nuk dëshmoi me Profetin Haxhin e Lamtumirës. Nuk mbeti njeri në Eus dhe Hazrexh, në fund të jetës së Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), që nuk hyri në Islam.
Deri sa vdiq Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) asnjë prej tyre nuk e shfaqi mosbesimin.” (I njëjti burim: 16)
Nëse studiuesi i kthehet pjesëve të librit tonë “Njëqind e pesëdhjetë sahabë të sajuar”, do të shohë tolerancën e tyre dhe dëmin e madh të këtij numri që i ka shkaktuar hadithit.
2- Përkufizimi i termit sahab te shkolla e Ehli Bejtit
(Paqja qoftë mbi të!)
Es Sahib:
shumësi i tij është: suhub, as’habë, suhab, sahabeh. (Kthehu te fjalori “Lisanul Arab”, Lënda “Suhub”.) Es Sahib është bashkëjetuesi, (Kthehu te fjalori “Lisanul Arab”, Lënda “Suhub”.) bashkëshoqëruesi. (“Mufredatu Ragib”, Lënda “Suhub”)
Me këtë emër i thuhet atij që e shton bashkëshoqërimin (“Mufredatu Ragib”, Lënda “Suhub”) dhe se bashkëshoqëria kërkon qëndrimin e gjatë me të. (“Mufredatu Ragib”, Lënda “Suhub”)
Përderisa shoqërimi është midis dy vetave, për ne bëhet e qartë se patjetër duhet të shtohet termi sahib dhe shumësi i tij suhub, tek një emër gjatë bisedës. Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “O dy bashkëkohësit e mi të burgut.” dhe “As’habu Musa.” Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thuhej: “Sahib