Në hadithin e Umu Selemes
Në tefsirin e ajetit tek ibn Kethijri, Es Sujuti, Sunen el Bejhekij, Tarikhu Bagdadij i El Khatijb, Mushkilul Athar i Tahauij, (shprehja është e të parit), transmetohet nga Umu Seleme, e cila ka thënë:
“Në shtëpinë time ka zbritur ajeti: „O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.‟ Në shtëpi ndodhej Fatimeja, Aliu, Hasani dhe Hysejni. I Dërguari i Allahut i mbuloi me rrobën që kishte mbi vete. Pastaj tha: „Këta janë Ehli Bejti im, prandaj largoji prej tyre papastërtitë dhe pastroji ata plotësisht.‟
(Sunen El Bajhakij,2:150. Komentimi i ajetit tek ibn Kethijr, 3:483. Es Sujutij, 5:198. Në thënien e El Hakim në komentimin e ajetit, 2:416 gjithashtu përcjell nga Umu Seleme: (Në shtëpinë time zbriti). Tarikhu Bagdad, 9:126. Mushkilul Athar, 1:334. Xhamiul Usul, 10:100. Tefsir Eth Tha‟lebij, 3:228. Tejsirul Usul, 3:297. Ibn Asakir, 5:1, 13 a-b dhe 16 a)
Në transmetimin e El Hakimit në Mustedrekul Sahihejn gjithashtu, ajo ka thënë: “Në shtëpinë time zbriti.”
Te Sahihu Termidhij, (Termidhij ka thënë: Te kreu nga Umer ibn Ebu Seleme, Enes ibn Malik, Ebu Hamra, Ma‟kel ibn Jesar dhe Aisheh.) në kapitullin Virtytet e Fatimesë, në Er Rijadu Nadretu dhe në Tehdhijbu Et Tehdhijb, i Dërguari i Allahut ka thënë:
“O Zoti im! Këta janë Ehli Bejti im dhe të veçantit e mi. Largoje prej tyre papastëtinë dhe pastroji plotësisht ata.” 17
Në Musnedin e Ahmedit thuhet se Umu Seleme ka thënë:
“Unë futa kokën në shtëpi dhe thashë: „Edhe unë jam me ju, o i Dërguari i Allahut?‟ Ai tha: „Ti je në mirësi, ti je në mirësi.‟
(Sahijhu Termidhij, kreu Virtytet e Fatimesë, 13:248 dhe 249. Tehdhiiju Et Tehdhijb, 2:297 në biografinë e Hasanit. Er Rijadu Nadhratu, 2:248 përmendi veçantinë se ai (Aliu), bashkëshortja e tij dhe dy djemtë e tij janë Ehli Bejt. Ibn Asaker, 5:1,14 b.)
Në një transmetim tjetër ka thënë:
“Unë e ngrita rrobën që të hyja me ta, por ai ma tërhoqi nga dora dhe tha: „Ti je në mirësi.‟ (Musned Ahmed, 6:292 dhe 323.)
Në transmetimin e El Hakimit në Mustedrekun e tij thuhet se Umu Seleme ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, a nuk jam unë prej Ehli Bejtit?” Ai tha: “Ti je në mirësi dhe këta janë Ehli Bejti im. O Zoti im! Ehli Bejti im kanë më shumë të drejtë.”
(Mustedrekul Hakim, 2:416, në komentimin e ajetit të sures “Ahzab”)