Me këtë nuk nënkuptojmë gjendjen në të cilën vjen njeriu duke e bërë idol të dashurin e tij dhe pastaj e adhuron atë, duke shkuar mbas epsheve dhe pasioneve të tij, por në raste të tilla kemi të bëjmë me idhujtari. Çdo mysliman që beson në misionin e Hz Resulullahut (s.a.a.), nuk duhet t’i nënshtrohet një veprimi të tillë. Një dashuri të tillë e ka ndaluar vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe duke u drejtuar kah Hz Aliu (a.s.) ka thënë:
“Dy grupe do të shkatërrohen në lidhje me ty: Ata që të dashurojnë së tepërmi dhe ata që të urrejnë së tepërmi”.
Dhe, në një hadith tjetër thuhet:
“O Ali, në mes teje dhe Isës ka ngjashmëri; Hebrenjtë u përcaktuan si armiq të ashpër ndaj tij, madje edhe kanë bërë shpifje ndaj nënës së tij. Ndërsa,të krishterët ia shprehën dashuri saqë e ngritën në pozitë për të cilën ai nuk ka të drejtë”.
(Mustedreki Hakim, v.3, f. 123 ; Tarihi Dimeshk. v.2, f.234; Buhariu në librin “El Tarih-ul Kebir”, v.2, f.281; Suyuti në ‘Tarih-ul Hulefa”, s.173; Hasaisi Nisai, f.27; Zehair-ul Ukba, f.92; Savaik-ul Muhrika, f.74)
Shiitët nuk kanë tepruar në lidhje me shprehjen e dashurisë ndaj Hz Aliut (a.s.). Shiitët e mbajnë Hz Aliun (a.s.) dhe pasardhësit e tij në atë pozitë të cilën ia ka caktuar Hz Resulullahu (s.a.a.). Shiitët besojnë se ata janë trashëgimtarët dhe kalifët e Hz Resulullahut (s.a.a.). Asnjë Shiit i mez-hebit Xhaferi nuk ka besuar as në hyjninë as në profetësinë e tyre. Janë të pabaza fjalët e disa të devijuarve të cilët thonë se JShiitët e mbajnë Hz Aliun (a.s.) si Zot dhe besojnë në shenjtërinë hyjnore të tij; këto janë pohime të pavërteta. Nëse ekzistojnë personat e tillë në mesin e Shiitëve që besojnë në gjëra të tilla, atëherë duhet t’i mbajmë ata sa më larg prej mez-hebit Xhaferi të cilët besojnë në dymbëdhjetë Imamët (a.s.), dhe duhet të distancohemi prej diturisë, besimit, bindjeve dhe librave të tyre.
Çfarë faji mund të kenë Shiitët nëse e donë Ehli Bejtin me një dashuri të sinqertë dhe të pranueshme?
Allahu në Kuran thotë:
“Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afe'rmve të mijë” (Shura, 23)
Në këtë ajet përmendet shprehja meveddet, që e ka kuptimin e dashurisë më të fortë sesa dashuria e thjeshtë. Allahu ka urdhëruar që kundërshpërblimi për profetësinë e Pejgamberit është dashuria ndaj të afërmve të tij. Çfarë faji kanë Shiitët, kur Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:
“O Ali, ti je zotëri dhe prej parisë, në këtë dhe në botën tjetër. Ai që të do ty, ai më ka dashur edhe mua. Ai që të urren ty, ai urren edhe mua. Miku yt është miku i Allahut, Allahu dënon me dënimin tënd. I qoftë turp atij që të urren”.
(Mustedreki Hakim, v.3, f. 128; Nur-ul Ebsan, f.73; Jenabiul Mevedde, f.205; Riyaz-un Nazira, v.2, f.165)
Dhe, në një hadith tjetër, ka thënë:
“Dashuria ndaj Aliut është nga imani, ndërsa urrejtja ndaj tij është nga hipokrizia”
(Sahihi Miislim, v.l, f.48; Savaik-ul Muhrika, f.73; Kenz-ul Ummal, v.5, f.105)
Në një hadith tjetër, ka thënë:
“Dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit (Familjes së Muhammedit), ka vdekur me vdekjen e martirit; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, është i falur nga Allahu; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, është i pranuar pendimi i tij; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, ka vdekur si një besimtar me imanin e përkryer; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, engjëlli i vdekjes do ta përgëzojë atë me xhenet”.
(Salebiu në tefsirin “El Kebir”, te interpretimi i ajetit të Mevedit; Zemahsheri në tefsririn “E1 Keshshef’; Fahri Razi në tefsirin “E1 Kebir”, v.7, f.405; Ihkak-ul Hakk., v.9, f.486)
Në lidhje me Hz Aliun (a.s.), Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:
“Nesër do t'ia dorëzoj flamurin një personi të tillë që e do Allahun dhe Resulin e Tij dhe Allahu bashkë me Resulin e donë atë”.
(Sahihi Buhari, v.4. f.20 dhe v.5, f76: Sahihi Muslim, v.7, f.120, te pjesa “Virtytet e Ali ibni Ebu Talibit”)
Çfarë vërejtje mund të ketë ndonjëri, nëse shprehet dashuria ndaj një personi të tillë? Atëherë, miku i Hz Aliut (a.s.) është miku besimtar i Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe i Allahut, ndërsa armiku i Hz Aliut (a.s.) është armiku hipokrit i Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe i Allahut.
Në lidhje me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, Shafiu ka thënë:
“0 Ehli Bejti i Resulullahut, dashuria ndaj jush Është bërë obligim në Kuran nga ana e Allahut Sa për madhështinë dhe fisnikërinë tuaj mjafton të themi se.Nuk pranohet namazi i atij që nuk sjell salavat për ju”
Në poezinë lavdëruese të Ferazdakut me titull (Mimijje), në mes tjerash thuhet:
“Një grup i tillë, që dashuria ndaj tyre është iman ndërsa armiqësia ndaj tyre pabesim Afrimi ndaj tyre është shkak për shpëtim Nëse i numërojnë të devotshmit, ata janë prijësit e tyre.Nëse pyetet kush janë më të mbarët e dheut, përgjigjja është ata"
Shiitët e donë Allahun dhe Resulin e Tij, dhe për këtë arsye e donë edhe Ehli Bejtin e Resulit (Hz Fatimja, Hz Aliu, Hz Hasani dhe Hz Hysejni). Hadith- et në lidhje me këtë janë të panumërta. Këto janë transmetuar edhe në librat burimorë të Ehli Sunnetit. Ne i përmendëm vetëm disa prej tyre.
Pasi që dashuria ndaj Hz Aliut (a.s.) dhe Ehli Bejtit qenka dashuria ndaj Allahut dhe Resulit të Tij, tani të tregojmë edhe kufijtë dhe shkallën e dashurisë së tij, që të mos mendojë ndokush se kemi të bëjmë me dashurinë e tepruar. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:
“Nuk llogaritet besimtar ndonjëri prej jush përderisa të më dojë më shumë se fëmijët, babanë dhe të gjithë njerëzit”.
(Sahihi Buhari, v.l, f.9 te pjesa: “Dashuria ndaj Hz. Resulullahut është nga imani. Sahih-i Miislim, v.l, f.49 dhe Sahihi Tirmiziu)
Sipas kësaj rrjedh se çdo mysliman duhet ta dojë Hz Aliun (a.s.) bashkë më Imamët (a.s.) pasardhësit e tij, më tepër se fëmijët, familjen dhe tërë popullin e tij. Imani do ta arrijë përkryerjen vetëm në këtë mënyrë, sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “Nuk llogaritet besimtar...më shumë se fëmijët, babanë dhe të gjithë njerëzit”, dhe sipas kësaj, Shiitët nuk janë duke e tepruar. Përkundrazi, ata janë duke ia dhënë hakun atij që i takon. Pëmdryshe, Hz Resulullahu (s.a.a.) na ka urdhëruar që vlera e Hz Aliut (s.a.) është sikur vlera e kokës ndaj trupit dhe sikur vlera e dy syve ndaj kokës. Athua, ndonjëri mund të heqë dorë prej kokës dhe prej dy syve?
Si përgjigje ndaj kësaj, Ehli Sunneti tregon dashuri të tepërt ndaj sahabeve dhe i lartëson deri në pozitat që nuk i meritojnë. Kjo mendohet se është një reaksion kundër lëvizjes Shiite, të cilët nuk besojnë njësoj në drejtësinë e të gjithë sahabeve. P.sh. e rrisin pozitën e sahabeve Emevitë duke tentuar zvogëlimin e pozitës së Ehli Bejtit. Madje, edhe kur i lexojnë salavatet për Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe për Ehli Bejtin, ata i përmendin edhe sahabet. Leximi i salavatit për Ehli Bejtin ishte një virtyt aq i lartësuar, që askush nuk e kishte arritur atë pozitë më herët dhe nuk do ta arrijë atë askush ndonjëherë.
Në këtë mënyrë kanë dashur t’i lartësojnë edhe sahabet në atë pozitë, por, atyre u ka ikur një detaj, e ajo është se Allahu i ka obliguar të gjithë myslimanët, në krye me sahabet, që t’i lexojnë salavat për Hz Muhamedin, Hz Aliun, Hz Fatimen, Hz Hasanin dhe Hz Hysejnin. Kjo është shënuar edhe në “Sahih”-un e Buhariut, Muslimit dhe të shumë librave tjerë të Ehli Sunnetit. Hadith-et e vlefshme na informojnë se nuk do të pranohet namazi i asnjërit, pa lexuar salavat jo vetëm për Hz Resulullahun (s.a.a.) por edhe për Ehli Bejtin e tij.
Sipas kësaj rrjedh se brenda sahabeve që kanë dëshmuar për Allahun dhe Hz Resulullahun (s.a.a.), paska edhe ngatërrestarë, hipokritë dhe ata që kanë dalë nga feja, si dhe na bën të kuptojmë se Ehli Sunneti 'është ai që anon kah teprimi duke e pranuar drejtësinë e njëjtë për të gjithë sahabet.
Teprimi mund të vërehet te fjalët e Ymerit kur e përmirëson Hz Resulullahun (s.a.a.) për shkak të gabimit të tij ose kur shejtani ishte duke bërë shaka me Hz Resulullahun (s.a.a.), por kur e vërejti Ymerin, ai iku me vrap.
Ose, teprimi vërehet qartë te fjalët si: “Nëse Allahu u cakton një sprovë për myslimanët duke përfshirë edhe Hz Resulullahun (s.a.a.), Ymeri prapë do të shpëtojë”. Po ashtu, edhe lënia anash e traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe veprimi sipas traditës së Hulefai Rashidinëve është një shembull tipik i teprimit të qartë. Ne i cekëm vetëm disa shembuj prej tyre. Ata që dëshirojnë të mësojnë më tepër në lidhje me këto veprime, mund t'u referohen burimeve më të gjera.