Në një hadith të shënuar nga ana e Buhariut thuhet,:
"Muahmmed ibni Jusufi prej Sufjan Kajs ibni Muslimit; Sufjani Kajsi prej Tarikut, dhe Tariku prej Shehabit e transmeton këtë rrëfim: "Një grup prej Hebrenjve thanë: Sikur të na ishte shpallur neve ky ajet, - ne atë ditë do ta festonim", Ymeri e pyeti: "Cili ajet?" - Ata u përgjigjën: "Ajeti që ka të bëjë me përkryerjen e fesë, plotësiMin e dhuntisë dhe pranimin e lslainit si fe". Atëherë Ymeri u tha atyre: "Unë e di se ku është shpallur ky ajet; ky xjet u shpall kur Resulullahu (s.a.a.) gjendej në shkretëtirën e Arefesë". ( Sahihu-ul Buhari v.5, f.127 )
Sipas një hadith-i që e ka shënuar Ibni Xheriri, Isa ibni Haris el Ensari rrëfen: "Ishim të ulur në Dar'ul Imare kur erdhi një i Krishterë dhe tha: "O ju myslimanë, juve ju ka zbritur një ajet që sikur të na kishte zbritur neve, do ta kishim festuar atë ditë dhe atë orë përderisa të kishin mbetur në sipërfaqen e Tokës vetern dy prej nesh. Ai është ajeti i përkryerjes së fesë". Asnjëri prej nesh nuk ishte në gjendje për t'i dhënë përgjigje. Unë shkova te Muhammed ibn Kab el Kirtani për t'u konsultuar për këtë çështje, dhe e pyeta: "Pse Ymeri ka thënë se ky ajet është shpallur ditën e Arefesë, duke qëndruar në malin e Arafatit dhe se prej asaj dite Myslimanët e festojnë këtë. ditë. Dhe, këtë ditë do ta festojnë Myslimanët përderisa të mbetet vetëm një Mysliman në sipërfaqen e.Tokës". (Xhelaledin Sujuti nC "Ed Durr-ul Mensur", v.3, f.18)
Prej këtyre haditheve kuptojmë se Myslimanët e mëhershëm nuk e kanë ditur datën se kur ka ndodhur ajo ngjarje dhe nuk i kanë dhënë aq shumë rëndësi kësaj. Derisa Hebrenjtë dhe në një rast tjetër të Krishterët u kanë thënë atyre: "Sikur të na ishte shpallur neve ky ajet, ne do ta festonim atë ditë". Dhe, mbas kësaj Ymeri u ka treguar atyre se ajeti është shpallur në shkretëtirën e Arefesë.
Ne jemi të mendimit se ky është një hadith i shpifur...Kuptohet që: në kohën e Buhariut, këtë hadith e kanë shpikur me qëllim të parandalimit të festimit të kësaj dite të rëndësishme, dhe këtë shpifje e kanë bërë përrnes gjuhës së Ymerit. Për këtë arsye, këtë ditë ua kanë atribuu-ar Krishterëve dhe Hebrenjve me qëllim të fshirjes së kësaj dite të rëndësishme prej mendjeve të tyre. Ndërsa, ajo ditë ishte dashur të bëhej një prej festave më të mëdha të Myslimanëve. Sepse, atë ditë u shpall përkryerja e fesë, plotësimi i dhuntisë dhe pranimi i Islamit si fe.
Mu për këtë arsye, te rrëfimi i dytë edhe kur i Krishteri u thotë: "O ju myslimanë, juve ju ka zbritur një ajet që sikur të na kishte zbritur neve, do ta kishim festuar atë ditë dhe atë orë përderisa të kishin mbetur në sipërfaqen e Tokës vetëm dy prej nesh", vërejmë se edhe vetë mbledhësi i hadith-eve thotë: "asnjëri prej nesh nuk iu përgjigj atij". Prej kësaj kuptojmë se ata nuk dinë për datën, vendin dhe rëndësinë e kësaj dite.
Madje, edhe vetë transmetuesi pranon se nuk dinte për këtë ditë asgjë dhe për këtë arsye shkon te Muharnmed ibn Kab el Kirtaniju për të biseduar për këtë çështje, ku i fundit i thotë se, sipas transmetimit të Ymerit, ky ajet i ka zbritur Resulullahut (s.a.a.) ditën e Arefesë në malin a Arafatit. Sikur të kishte qenë kjo ditë aq e rëndësishme për Myslimanët dhe sikur ta kishin festuar, nuk do të kishte mbetur e fshehtë për asnjë mbledhës të hadith-eve.
Ata ishin të njoftuar vetëm për dy festa të Myslimanëve: Bajrami i Ramazanit dhe i Kurbanit. Madje, Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre të përmbledhjeve kanë dhënë edhe nëntituj si: "Salat-ul Idejn" (namazi i dy bajrameve) dhe "ffitbet'ul Idejn" (fjalimet për dy bajramet), dhe nuk është përmendur fare Bajrami i tretë.,
Sipas' të gjitha gjasave, ashtu sikur që Emevitët i besonin parimit të kuvendit (shura) në lidhje me kalifatin, ashtu edhe datën e shpalljes së ajetit për emërimin e Hz Aliut (a.s.) si Imam e ndërruan me një datë tjetër, dhe për këtë e kanë parë të përshtatshme që të caktohet dita e Arefesë si ditë e shpalljes së tij. Sepse, sipas transmetimeve në Gadir Hum kishte përafërsisht njëqindmijë sahabe, ndërsa dita më e përshtatshme për zëvendësim ishte dita e Arefesë së Haxhit Lamtumirës, sepse ky ishte një rast më madhështor dhe më i volitshëm per- zevendesim; sepse, haxhilerët mund të mblidhen në një vend vetëm në ditët e haxhit, ndërsa ditëve tjera të haxhit shpërndahen dhe lëvizin nëpër grupe.
Ata që thonë se ajeti është i lartpërmendur, është shpallur në ditën e Arefesë, përfitojnë edhe prej asaj se ka ngjashmëri në mes këtyre dy ditëve dhe duke thënë se ky ajet u shpall menjëherë mbas mbajtjes së fjalimit të famshëm lamtumirës, mundohen t'i prezantojnë si të vërteta këto deklarata. Duke i mbyllur sytë kundrejt provave të qarta që e vërtetojnë kalifatin e Hz Aliut (a.s.) dhe duke mos e përfillur fare ngjarjen e Gadir Humit, u mblodhën në Sakifin e Beni Saides për të pranuar Ebu Bekrin si kalif përmes një deklarimi të thjeshtë të atyre që gjendeshin aty, përderisa Hz Aliu (a.s.) bashkë me ata që ishin afër tij, ishin të zënë me larjen (gusull) e trupittë pajetë të Hz Resulullahut (s.a.a.).
A ishte e mundur që të flitet për ngjarjen e Gadir Humit nga ana e një grupi të tillë të njerëzve që kishin një pikëpamje të tillë për qeverisje? Sepse, pënnes ngjarjes së Gadir Humit behej- me i qartë emërimi i velajetit të Hz Aliut (a.s.) sesa permes shpalljes së ajetit. Ky ajet na bënte të ditUr se feja u pdrkrye, dhuntia u plotësua dhe se Allahu ishte i kënaqur me Islamin si fe; ndërsa, ndodhia e Gadir Humi na bën me dije se në këtë ditë është shfaqur një ngjarje që është shkaktare e përkryerjes së fesë dhe kjo është me. e qartë sesa shpallja e ajetit. Sigurisht që është më i lehtë mospranimi i shpalljes së këtij ajeti në vendin e Gadir Hurnit sesa, mbyllja e syve përpara kësaj ngjarjeje ose përmes shpjegimeve të ndryshme të mohohet në tërësi ngjarja e Gadir Humit. Këtë pikëpamje na e vërteton edhe rrëfimi i mëposhtëm, të cilin e transmeton Ibni Xheriri _prej Kubejse ibni ebi Zuvejdit, i cili thotë:
"Kabi na tha neve: "Sikur t'i ishte shpallur ky ajet ndonjë populli tjetër, sigurisht e kishin caktuar atë ditë si festë dhe e kishin festuar atë ditë të gjithë."
Ymeri e pyeti: "Për cilin ajet e ke fjalën?"
- Kabi u përgjigj: "Sot e përsosa për ju jenë tuaj...". Atëherë Ymeri tha: - "Unë e di edhe datën, edhe vendin e shpalljes së tij; Ky ajet është shpallur ditën e Arefesë që është përputhur me ditën e Xhumasë. Falënderimi qoftë për Allahun, të dyja ishin për ne Bajram. (Sujuti në tefsirin e tij "Ed Durr-ul Mensur" te vendi ku komentohet ajeti i cekur )
Pikëpamja se ajeti: "Sot e përsosa për ju jënë tuaj..." u shpall ditën e Arefesë është në kundërshtim me ajetin "Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd.."
Sepse, ky ajet është shpallur mbas Haxhit Lamtumirës në vendin në mes Mekës dhe Medines, dhe këtë e shpjeguam edhe në temën paraprake, ku ishin mbledhur më shumë se njëqind e njëzetmijë sahabe dhe këtë e kanë transmetuar më shumë se treqind e gjashtëdhjetë dijetarë të Ehli Sunnetit.
Atëherë, si është e mundur që në njërën anë Allahu na bën të; ditur, e përsosi fenë ditën e Arefesë dhe e plotësoi dhuntinë, por mbas një jave, gjatë kthimit të Hz Resulullahut (s.a.a) për në Medinë, shpallet ajeti i përkryerjes së fesë dhe për t'u përkryer feja, duhet që Hz.Resulullahu (s.a.a.) të komunikojë një çështje shumë të rëndësishme?! Gjithashtu, nëse ndonjëri lexon me vdmendje fjalimin lamtumirës të ditës së Arefesë nuk do të gjejë ndonjë vendim për shpalljen e përkryerjes- së fesë dhe të plotësimit të dhuntisë nga ana e Allahut.
Sepse, në atë fjalim të Ditës së Arefesë, përmenden vetëm disa amanete që janë thënë edhe më herët nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.). Për t'u siguruar për këtë, do të përmendim fjalimin e asaj dite të Hz Resulullahut (s.a.a.) nga ana e disa transmetuesve të hadith-eve:
"Sikur që është kjo ditë dhe ky muaj i ndaluar, ashtu edhe pasuria dhe gjaku juaj është i ndaluar për njëri-tjetrin.
Frikohuni nga Allahu dhe mos e pakësoni mallin e të tjerëve gjatë matjes në peshojë.
Mos e shpërndani ngatërresën në sipërfqqen- e tokës.
Kuhhdo që e mban ndonjë amanet, le t'ia kthejë pronarit të tij.
Në Islam, të gjithë janë të barabartë; nuk ka përparësi Arabi ndaj jo-Arabit, përparësia është vetëm në devotshmëri.
Çdo gjak i derdhur në kohën e injorancës është nën këmbët e mia. Çdo kamatë e kohës së injorancës 'ë.s.htë nën këmbët e mia.
O ju njerëz, nesi (Ndërrimi i vendeve të muajve të ndaluar (Rexhep, Muharrem, Dhilkade dhe Dhilhixhe). KCta muaj i kanë lëvizur më përpara, duke ua ndërruar vendet me muaj tjcrë, për t'i rcalizuar qëllimet e ndryshme, si p.sh. kur kanC:dashur të luftojne në muajin e ndaluar, ose nëse ka qëlluar muaji i korrjeve apo mbjelljeve në muajin e haxhit. Në raste të tilla, .kanë shkuar te gjykatësi i tyre dhe kanë kërkuar lëvizjen e muajit për disa ditë ose shtimin e ndonjë muaji shtesë në kalendar. Për shkak të këtyre inerevenimeve në kalendarin lunar jand paraqitur gabime në llogaritjen e muajve dhe viteve) është prej shtimit të pabesimit. Dijeni kalendari i sodit e ka marrë formën fillestare, prej ditës kur Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën ( është përmirësuar çrregullimi i kalendarit të kohës së injorancës). Te.k Allahu, numri i muajve është dvmbëdhjetë dhe këtë e ka regjistruar edhe në librin e Tij. Prej atyre, katërjanë të ndaluar.
Ju këshilloj që të silleni në mënyrë më të mirë ndaj grave. Ato janë amanetet e Allahut, që i keni pranuar dhe sipas librit të Allahut martesa është bërë hallall për ju. Ju këshilloj që të silleni mirë edhe me sllavët tuaj që i posedoni, ushgeni ata me ushqimin me të cilin ushqeheni ju dhe vishni ata me ato rroba që i vishni edhe ju.
Myslimani është vëllai i myslimanit; atë nuk e tradhton, nuk i bën hile dhe nuk e përgojon. Jeta dhe malli i një myslimant është i ndaluar për një mysliman tjetër. Prej kësaj dite, shejtani e ka humbzir shpresën e adhurimit ndaj tij përveç në punët e vogla dhe të parëndësishme. Ai që e vret atë që nuk e ka vrarë armikun më të madh të Allahut, ai ka vrarë atë që nuk e ka vrarë veten. Ai që nuk është mirënjohës për dhuntitë e parisë së tij, do të llogaritet si pabesim ndaj fesë së Allahut që ia ka zbritur Muhammedit.
Qoftë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i tërë njerëzve ndaj atij personi që pohon se i takon ndonjërit që nuk është babai i tij (duke mos qenë djali i tij, pohon se atë e ka baba).
Unë jam i obliguar t'i luftojë ata përderisa të thonë: "la ilahe il-lallah" dhe të -më pranojnë si të dërguar.
Kur ta deklarojnë këtë, malli, haraçi dhe gjaku i tyre janë të mbrojtur prej meje; dhënia e llogarive të njerëzve është tek Allahu (nuk jam përgjegjës për gjendjen e tyre të fihehtë që e mbajnë më brendësi). Mbas meje, mos u kthehni në devijim dhe në pabesim, duke e mbytur njëri- tjetrin".
Ky është fjalimi i Hz Resulullahut (s.a.a.) në tërësi që e ka mbajtur në Ditën e Arefesë së Haxhit lamtumirds. Duke u munduar maksimalisht që ta regjistroj fjalimin e tërë të Hz Reilullahut (s.a.a.), i kam shfletuar të gjitha burimet e sigurta. Sikur që mund të vërejmë nuk kemi të bëjmë me asnjë urdhër të ri në lidhje me sahabet. Sepse, të gjithë urdhrat e fjalimit të lartpërmendur mund të gjenden në Kuran dhe janë të sqaruar në traditën e Sunneti Nebevi-ut. Dhe, përderisa ishte në krye të misionit, Hz Resulullahu (s.a.a.) e kaloi tërë kohën e tij duke ua sqaruar urdhrat dhe obligimet e shpallura nga ana e Allahut, qofshin ato të vogla apo të mëdha. Prandaj, duke i përsëritur gjërat e njohura për myslimanët, nuk është afdr mendjes të thuhet se u shpall ajeti në lidhje me përkryerjen e fesë, plotësimit të dhuntisë dhe se Allahu është i kënaqur me këtë. Këto ishin vetëm përkujtime.
Arsyeja e përsëritjes së këtyre gjërave është kjo, një tubim i tillë madhështor është mbledhur ndoshta pdr herë ta parë, prej se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka filluar misionin e tij. Pai'a se të nisej për në haxh, Hz Resulullahu (s.a.a.) u bëri me dije se ky është Haxhi Lamtumirës i tij. Dhe, për këtë arsye një grup i madh ' tyre iu bashkuan Hz Resulullahut (s.a.a.) në këtë haxh; andaj kishte një efekt përsëritja e një gjëje të tillë.
Nëse e pranojmë pikëpamjen e dytë, sipas së cilës ajeti është shpallur në Gadir Hum për ta bërë të ditur caktimin e Hz Aliut (a.s.) si kalif të Hz Resulullahut atëherë kuptimi i ajetit përputhet më tepër me arsyen e shpalljes dhe ngjarjen e ndodhur. Çështja se kush do të jetë kalif mbas Hz Resulullahut (s.a.a.) kishte një rëndësi të veçantë. As nuk mund të paramendohet që Allahu të mos e caktojë kalifin e Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe që robërit e Tij t'i lërë krye në veti, pa ndonjë udhëheqës. Sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) asnjëherë nuk shkonte prej Medinës ndokund pa e caktuar për zëvendës të tij ndonjërin prej sahabeve.
Atëherë, si mund të besojmë që Hz Resulullahu (s.a.a.) ka shkuar në botën e të Vërtetës, pa e caktuar një kalif ose pa folur asgjë në lidhje me këtë? Edhe jomyslimanët që jetojnë në këtë shekull e dinë për rëndësinë e udhëheqësit dhe madje e caktojnë njërin që do ta udhëheqë popullin mbas vdekjes së tij dhe nuk e shohin të udhës që bile një ditë të vetme ta lënë popullin pa prijës. Sipas kësaj, a është e mundur që të mos publikohet një gjë e tillë.. nga ana e Allahut, edhe atë mbas gjithë atyre ligjeve (sheriateve) të shpallura nga ana e Allahut dhe të Islamit si fe më të përkryer?
Në pjesën e mëparme të këtij libri e cekëm brengën e ibni Ymerit, Aishes madje edhe Ebu Bekrit dhe të Ymerit në lidhje me caktimin e një udhëheqësi, në të kundërtën do të përfshihen nga nxitja dhe intriga, dhe në lidhje me këtë kanë dhënë edhe rekomandime. Edhe kalifdt që kanë ardhur mbas tyre, e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje dhe të gjithë e kanë caktuar njërin që do të kalojë në vendin e tyre. Atëherë, si mund të themi që për një urtësi të tillë të mos kenë ditur Allahu dhe Hz Resulullahu- (s.a.a.)? Prej gjithë kësaj rrjedh se, Allahu e ka caktuar Hz Aliun (s.a.) si kalif, gjatë kthimit të Hz Resulullahut (s.a.a.) prej Mekës nga haxhi Lamtumirës.
Pra, në këtë mënyrë: "O ti i dërguar!Komunikoje atë që. t'u .zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën në tërësi komunikimin, atëherë nuk e ke kryer detyrën. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve". Ose, me fjalë tjera: O Muhammed, nëse nuk e komunikon se Aliu është caktuar për udhëheqës dhe vali të besimtarëve mbas teje, atëherë nuk do të përkryhet qëllimi për të cilin je dërguar. Sepse, feja e arrin përkryerjen me imamet dhe kjo është një e vërtetë e qartë të cilën e pranojnë zotëruesit e mendjes.
Në të njëjtën kohë, nga ajeti mund të kuptojmë se Hz Resulullahu (s.a.a.) shmangej prej kundërshtimeve dhe përgënjeshtrimeve që mund të paraqiteshin në mesin e popullit, pasi që ta bëjë komunikimin e saj. Sipas disa hadith-eve, Hz Resulllahu (s.a.a.) e bëri komunikimin në këtë mënyrë: "Më erdhi Xhebraili nga ana e Allahut dhe më urdhëroi që të gjitha të bardhave dhe të zezave Yi bëjë shpalljen e Ali ibni Ebu Talibit si vëlla e trashëgimtar timen dhe si kalif dhe Imam mbas meje.
Unë kërkova nga Xhebraili që Allahu të më kursejë nga kjo shpalljë, sepse të paktë janë të devotshmit ndërsa të shumtë janë ata që do të më mundojnë dhe urrejnë për shkak të marrëdhënies sime familjare me Aliun. Madje ata më quajnë "uzn" (që ia var veshin çdo të folmes dhe që pranon gjithçka). Allahu të thotë:
"Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj" (Tevbe, 61) Nëse doni, mund të tregoj edhe emrat e tyre, por e ruaj fisnikërinë time duke i mbajtur të fshehtë emrat e tyre. Por, Allahu nuk pranoi që unë të përmbahem prej komunikimit. O ju njerëz, dijeni që Allahu ka zgjedhur Aliun për ju si të afërm dhe imam, dhe e ka bërë obligim për çdo person bindjen ndaj tij."
(Këtë fjalim në tërësi e ka regjistruar Hafiz ibni Xherir Taberi në "Kitab-ul Vilajeti")
Shkurtimisht, këtë fjalim e transmeton Xhelaledin Sujuti në tefsirin e tij "Ed Durr'ul Mensur", në faqen e - 298-të të vëllimit të dytë.
Domethënë, Allahu i ka urdhëruar Hz Resulullahut (s.a.a.) që menjëherë ta bëjë leximin e ajetit të komunikimit, pa pritur dhe pa hezituar, ta emërojë Hz Aliun (s.a.a.) si kalif mbas tij dhe të kërkojë prej sahabve pranimin dhe urimin e Hz Aliut (a.s.) për udhëheqës të besimtarëve. Dhe ata i janë nënshtruar këtij urdhri. Mbas kësaj Allahu e shpalli ajetin: ""Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntiiië Time, zgjodha për ju Islamin fe".
Përveç kësaj, disa dijetarë të Ehli Sunnetit e pranojnë haptas se ajeti i komunikimit është shpallur në lidhje me Imametin' e Hz Aliut (a.s.). Në lidhje me këtë Ibni Merduje ibni Mesud thotë: "Ne kohën e Hz Resulullahut (s.a.a.), ajetin e komunikimit e lexonim dhe e kuptonim në këtë mënyrë: "O Resul, komunikoje urdhrin, e shpallur nga Zoti yt (në lidhje me caktimin e Aliut si të afdrmin e besimtarëve); nëse nuk e bën këtë, nuk do të të plotësohet komunikimi i misionit tënd. Padyshim që Allahu të mbron prej njerëzve".
(Shevkani në tefsirin "Fath-ul Kadir", v.3, f.57; Xhelaledin Sujuti në tefsirin e tij "Ed Dur•-ul Mensur" v.2, f.298 (transmeton nga ibn Abbasi) )
Nëse, tërë kësaj ia shtojmë edhe rrëfimet e Imameve (a.s.) të pastër të Ehli Bejtit, do të na bëhet e qartë se Allahu e bëri përkryerjen e fesë së Tij përrnes "Imametit".
Për këtë arsye, sipas Shiitëve, Imameti është një prej besimeve themelore të fesë (usuli din). Në këtë mënyrë Allahu ua plotësoi dhuntitë myslimanëve përmes emërimit të Hz Aliut si Imam dhe nuk i la ata krye në veti, sikur dhentë pa bari, që të shkojnë mbas epsheve dhe pasioneve të tyre dhe të mos bëhen pre e nxitjeve dhe të përçarjeve. Në këtë mënyrë e ka zgjedhur Islamin si fe. Allahu në Gadir Hum i caktoi Imamët (a.s.) e pastër nga mëkatet si trashëgimtar të Hz Muhammedit (s.a.a.) dhe si udhëheqës të myslimanëve, të cilëve ua dha diturinë e librit dhe urtësinë. Dhe, ne këtë rast, edhe myslimandt e tjerë duhet të pranojnë dhe t'i dorëzohen zgjedhjes dhe urdhrit të Allahut.
Sepse, edhe në kuptimin e përgjithshëm, Islami do të thotë dorëzimi ndaj Allahut. Allahu, në ajetin e 68-të, 69-të dhe 70-tëtë sures Kasas thotë:
"Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është Allahu nga çka i përshkruajnë për shok. Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se çka shfaqin haptazi. Ai është Allahu,.nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai ktheheni".
Sipas asaj që thamë deri më tani, rrjedh se ditën e Gadir Humit duhet ta pranojmë si festë dhe ta festojmë. Sepse, mbas emërimit të Hz Aliut (a.s.) si imam dhe mbas shpalljes së ajetit për përkryerjen e fesë, Hz Resulullahu (s.a.a.) deklaroi:
"Falënderimi qoftë për Allahun që e përsosi fenë, plotësoi dhuntinë dhe mbas misionit tim tregoi kënaqësi për caktimin e Ali ibni Ebu Talibit si Imam."
(Hakim el Haskani e transmeton prej Ebu Said el Hudrit një hadith lidhje me tefsirin e këtij ajeti dhe Hafëz Ebu Naim el Isfahan në librin e tij "Ajetet që kanë zbitur në Kuran për Aliun")
Mbas kësaj, u përgatit një ceremoni e rastit për t'ia uruar Hz Aliut (a.s.) këtë emërim. U ulën nën një çadër, ku Hz Resulullahu (s.a.a.) e afroi Hz Aliun (a.s.) pranë tij dhe afer tij ishin edhe të gjitha gratë e Hz Resulullahut (s.a.a.). Pastaj, dha urdhër që të vijnë sahabet në grupe dhe ta përshëndesin Hz Aliun (a.s.) me titullin "Emirel Muminun" (Udhëheqësi i besimtarëve) dhe t'ia urojnë titullin. Dhe, kështu edhe vepruan të gjitha sahabet. Në mesin e tyre gjendeshin edhe Ebu Bekri dhe Ymeri. Kur u erdhi radha atyre, ata thanë: "Lum për ty, lum për ty o biri i Ebu Talibit, tani je bërë udhëheqësi ynë dhe i të gjithë besimtarëve dhe besimtareve."
(Këtë ngjarje e përmend Gazali në faqen e gjashtë të "Sir-ul Alemin"; Ahmed ibni Hanbeli në "Musned"-in e tij, v.4, f.281; Taberi në tefsirin e tij v.3, f.428 si dhe Bejhaki, Darakatni, Fahri Razi, Ibni Kethiri etj)
Hasan ibni Sabiti kur e vërejti gëzimin e Hz Resulullahut (s.a.a.) për këtë ngjarje, u afrua pranë Hz Resulullahut ,(s.a.a.) dhe kërkoi leje për të lexuar disa vargje enkas për këtë rast. Hz Resulullahu (s.a.a.) iu përgjigj: "Fol o Hasan, Allabu qoftë i kënaqur me ty. Për aq sa je në ndihmë ndaj nesh me gjuhën tënde, për aq do të fitosh mbështetjen e Ruhu'ul Kudusit. Dhe, ai filloi me këto vargje: "Ditën e Gadirit, Pejgamberi iu drejtua atyre në Hum, Dëgjoni, u bëri thirrje Resuli..." Poezia është mjaft e gjatë, dhe për ta lexuar në tërësi mund t'i referoheni librave të historisë.
(Hafëz Ebu Naim el lsfahan në librin e tij "Ajetet që kanë zbitur në Kurani për Aliun"; Harezmi Maliki në librin "El Menakib", f.80; El Genxhi Shafi në librin "Et Talib"; Xhelaledin Sujuti në përmbledhjen e tij të poezive "El lzdihar")
Por, përkundër gjithë këtyre ndodhive, Kurejshi nuk e pranoi me kënaqësi këtë emërim dhe e zgjodhi udhëheqësin e vet — Ymerin, që në bisedë e sipër me Abdullah ibn Abbasin, u shpreh qartë se nuk mund të pranonte që edhe profetësia (nubuveti) edhe kalifati të jenë prej Beni Hashimit, dhe ata të mburren me këtë. (Tarihi Taberi, v.5, f.31; Tarihi ibni Esir, v.3, f.31; Ibn Ebil Hadid në Nehxh-ul Belaga", v.2, f.18 )
Mbas ceremonisë së urimit të organizuar nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.), askush më nuk kishte guxim që ta festojë këtë Bajram. Sepse, pa kaluar as dy muaj Hz Resulullahu (s.a.a.) ndërroi jetë dhe të gjitha vendimet e qarta në lidhje me kalifatin u fshinë prej mendjeve (ose askush nuk guxonte të përinendte një gjë të tillë), atëherë si është e mundur që ta kujtojnë atë ngjarje mbas një viti? Sepse, kjo festë kishte të bënte me vendimin mbi kalifatin e Hz Aliut (a.s.). Vetë vendimi u harrua si edhe shkaku i saj, prandaj nuk kishte mbetur asnjë arsye për ta festuar këtë Bajram. Dhe, në këtë mënyrë kaluan shumë vite. Mbas një çerek shekulli, e vërteta erdhi në vendin e vet dhe j-lz Aliu (a.s.) e ripërtëriu këtë festë. I tuboi sahabet në një vend të hapur dhe kërkoi prej tyre që të dëshmojnë për emërimin e tij si kalif nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) në Gadir Hum dhe për pranimin e tyre në këtë pozitë. Me këtë rast, ishin prezentë dhjetë luftëtarë të luftës së Bedrit dhe tridhjetë sahabe të tjera, dhe të gjithë këta dëshmuan në favor të Hz Aliut (a.s.)
(Ahmed b. Hanbel ne "Musned"-in e tij, v.4, f.370 dhe v.1, f.119; Nesaiu ne "El Hasasis", f.19 - Kenz-ul Ummal, v.6, f.397; Ibni Kethir në librin e tij të Historisë, v.5, f.211; Ibni Esir në "Usul-i Gabe", v.4, f.28; Ibni Haxher Askallani në "El Isabe", v.2, f.408 dhe Sujuti në "Xhem-ul Xhevami")
Aty ndodhej edhe Enes ibni Maliku, i cili pretendonte se kishte harruar një ngjarje të tillë. Hz Aliu (a.s.) i tha atij: "Nëse nuk e thua të vërtetën, qofsh i ngarkuar me një vështirësi, të cilën nuk do të mund ta fshehësh prej njerëzve", dhe mbas këtij mallkimi ai u sërnurë nga sëmundja e lëpozës. Më vonë, duke qarë thoshte: "Më. zuri mallkimi i robit të sinqertë, sepse e fsheha dëshminë në lidhje me hakun e tij".
(Hejsemi ne "Mexhme-uz Zevaid", v.9, f.106; Ibni Kethir në Historinë e tij, v.5, f.211; Ibni Esir në "Usul-i Gabe", v.3, f.321 dhe në "Hiljet-ul Evlija" v.5, f.26; Ahmedi në "Musned", v.1, f.119 )
Në këtë mënyrë, Hz Aliu (a.s.) e plotësoi udhëzimin ndaj këtij Ummeti dhe prej asaj kohe e deri në ditët e sodit, Shiitët e festojnë festën e Gadir Humit si festën më të madhe (Dita e I8-të e Zil-Hixhes) dhe do të vazhdojnë ta festojnë dhe urojnë deri në Ditën e Kiametit. Si është e mundur që të mos jetë festa më e madhe kur atë ditë Allahu e përsosi fenë, plotësoi dhuntinë dhe e zgjodhi Islamin për fe? Fama e asaj dite është shumë e madhe tek Allahu, tek I Dërguari i Tij dhe te të gjithë besimtarët. Disa dijetarë të Ehli Sunnetit e transmetojnë hadith-in e Ebu Hurejres, ku thotë: "Resulullahu (s.a.a.) e ngriti dorën e Hz Aliut dhe tha "Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij...", dhe mbas kësaj Allahu e shpalli ajetin e përkryerjes së fesë "Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Thne, zgjodha për ju Islamin fe." Pastaj Ebu Hurejre, vazhdon: "Atë ditë ishte Dita e Gadir Humit. Çdokush që e agjëron atë ditë, do të fitojë sevapin e agjërimit të gjashtëdhjetë muajve".
(Ibni Kethir në El Biclajelu Ilen Nihaje", v.5, f.214)
Sa i përket hadith-eve të Shiitëve në lidhje me rëndësinë dhe madhështinë e kësaj dite, mund të themi se ato janë të panumërta. Falënderuar qoftë Allahu, I cili na udhëzoi dhe na bëri që ta përqafojmë dhe festojmë festën e Gadir Humit! Sepse hadith-i "Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah, duaje- atë qe e do Aliun dhe bëhu armik i annikut të Aliut. Ndihmoji atij që i ndihmon Aliut dhe braktise atë që e braktis Aliun", është një hadith i famshëm i Gadir Humit dhe është i pranuar unanimisht nga ana e Ummetit Islam, dhe kjo është një ngjarje historike me diametër të gjerë.
Më shumë se treqind e gjashtëdhjetë dijetarë të Ehli Sunnetit e kanë pranuar dhe regjistruar këtë hadith në veprat e tyre të rëndësishme. Ndërsa, numri i atyre dijetarëve Shiitë që e transmetojnë këtë hadith është edhe më i madh:. Për hulumtime të mëtutjeshme mund të referoheni te libri i Allamei Eminit me titull "El Gadir". Mbas gjithë këtyre shpjegimeve, besoj se është qartësuar shkaku i ndarjes së Ehli Sunnetit dhe të Shiitëve në dy grupe të ndara. Ehli Sunneti e përqafon
kuvendin e Sakifei Beni Saidit dhe të gjitha vendimet e qarta në lidhje me këtë temë i anashkalon (si p.sh. hadith-i i Gadir Humit, për të cilin pajtohen transmetuesit e haditfi-eve).
Ndërsa Shiitët, duke i përqafuar argumentet e qarta, lidhen për dymbëdhjetë lmamët (a.s.) e Ehli Bejtit dhe nuk anojnë kah askush tjetër përpos tyre.
E vërteta është se, gjatë hulumtimeve të bëra në mezhebin e Ehli Sunnetit në lidhje me çështjet e shumta, mund të vërejmë se shumica e çështjeve, e posaçërisht ato që kanë të bëjnë me kalifatin, nuk janë të bazuara as në supozime as në vendime në të cilat është aritur përmes hulumtimeve (ixhtihad). Sepse, ditëve të sodit nuk kemi ndonjë argument të prerë, që duke u bazuar në parimin e zgjedhjes, të mund të vijmë në përfundim se eili person është më fisnik se tjetri. Nuk mund të dimë se çka fshehin zemrat e tyre dhe në përgjithësi, të gjithë njerëzit janë nën ndikimin e disa ndjenjave, dëshirave dhe egoizmave që i mbajnë të fshehta në brendësinë e tyre. Dhe, kur të vijë në pyetje zgjedhja e ndonjërit për pozitën e udhëheqësit nga ana e vullnetit të zgjedhësve, përnjëherë këto elemente do të ndikojnë në shpirtin e nj eriut.
Kjo nuk është një imagjinatë e çastit apo një mendim radikal. Çdo person që e bën hulumtimin e pikëpamjes së zgjedhjes së kalifit do të kuptojë se kjo pikëpamje e lavdëruar kaq shumë në asnjë kohë nuk ka mundur të korrë sukses në kuptimin e vërtetë të saj, dhe as që do të mund të arrijë sukses ndonjëherë.
Kryesuesi i Kuvendit, Ebu Bekri, përkundër faktit që vetë u zgjodh si kalif përmes zgjedhjes dhe kuvendit, kur e ndjeu se po i afrohet vdekja, përnjëherë dhe pa e përdorur metodën e kuvendit e caktoi Ymerin në vendin e tij për kalif; ose, Ymeri që kishte një rol të madh në zgjedhjen e Ebu Bekrit si kalif, mbas vdekjes së Ebu Bekrit doli para popullit dhe në mënyrë të hapur tha: "Pranimi i Ebu Bekrit si kalif ishte një punë e shkujdesur, e paparashikuar dhe jo e llogaritur mirë. Allahu i mbrojti myslimanët prej sherrit të saj".
(Sahih-ul Buhari, v.8, f.26, te nëntitulli "Bab-ul Rexhm-il Hab la minez Zina")
Pastaj, kur Ymeri u plagos dhe e pa se e ka shumë afër fundin, caktoi një grup prej gjashtë vetësh dhe kërkoi që njëri prej tyre të zgjidhet për kalif. Në të njëjtën kohë, e dinte shume mirë që njerëzit përreth nuk do të mund të shpëtojnë nga ndjenjat dhe simpatitë ndaj personit që ka qenë një kohë të gjatë me të Dërguarin (s.a.a.), që e ka pranuar Islamin më herët se të tjerët dhe se ka zotëruar devotshmëri dhe asketizëm të lartë në të kaluarën. Kjo do të bëhet shkaktare e paraqitjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve. Ymeri, gjoja për ta evituar kundërshtimin, e favorizoi anën e Abdurahman ibn Avfit dhe u tha: "Në rast të mosmarrëveshjes, mbani anën e Abdurrahman ibn Avfit." Kuvendi e zgjodhi Hz Aliun (a.s.), por i caktojnë një kusht: të qeverisë sipas librit të Allahut, traditës së Pejgamberit dhe traditës së Shejhejnëve (Ebu Bekrit dhe Ymerit). Hz Aliu (a.s.) nuk pranon kushtin e pasimit të traditës së Shejhejnëye.
(Taberi dhe Ibn Esiri në littat e tyre të Historisë, Vdekja e Ymerit dhe caktimi i Osmanit si kalif)
Osmani i pranon këto kushte dhe bëhet kalif. Në lidhje me këtë Aliu (a.s.) thotë:
. "O Allah, shikoje këtë kuvend; kur u bë që i pari i tyre të dyshojë në lidhje me mua dhe që unë të shkoj mbas tyre? Kur ata u çlodhën, u çlodha edhe unë; kur ata fluturuan, fluturova edhe unë me ata. Njëri prej tyre ia vari veshin arrniqësisë në zernrën së tij, ndërsa tjetri e pëlqeu ashtu-kështu dhëndrin e tij. (Muhammed Abduhu në "Sherh-i Nehxh-ul Belaga", v.1, f.88)
Të zgjedhurit e myslimanëve bëhen lodra në duart e ndjenjave dhe të shqisave, dhe nëse njëri pëson humbje nga ndjenja e armiqësisë ndërsa tjetri kaplohet nga ndjenja e acarimit, atëherë çka do të bëhet prej mënyrës së zgjedhjes së rregullt? Duke e komentuar shprehjen ashtu-kështu (henin ve hen), Muhamed Abduhu thotë: "Me këtë shprehje, Hz Aliu (a.s.) u bënte me dije të pranishmëve për gjërat që janë turp të përmenden". Mbasi që e zgjodhën Osmanin për kalif, Abdun•ahman bin Avfi u pendua për këtë dhe e akuzonte Osmanin për tradhti ndaj premtimit. Sahabeve që e vizitonin Abdurrahmanin u kishin thënë: "Kjo është kështu për shkak tëndin, o Abdurrahman", ndërsa ky u përgjigi: "Nuk e kam ditur se është i tillë, por betohem në Allahun se nuk do të flas më me atë". Bile, edhe kur u sëmurë Abdurrahmani dhe Osmani erdhi për ta vizituar, ai kishte kthyer kokën kah muri dhe nuk kishte folur me Osmanin.
(Taberi dhe ibn Esiri në librat e tyre të Historisë dhe Muhamed Abduhu në "Sherh-i Nehxh-ul Belaga")
Më vonë më paraqitjen e ngjarjeve të njohura, populli u revoltua kundër Osrnanit dhe ndodhia përfundoi me vrasjen e Osmanit.
gjitha këtyre ndodhive, Ummeti prapë shkoi në zgjedhje dhe këtë herë e zgjodhën Hz Aliun (a.s.) si kalif. Mbas gjithë atyre pendimeve, shteti Islam kishte pësuar dridhje të shumta; ngatërrestarët janë munduar me mënyra të ndryshme, edhe përmes derdhjes së gjakut të të pafajshmëve, të ulen në fronin e kalifit. Edhe pse kishin kaluar vetëm njëzet e pesë vjet, themelet e pushtetit të Hz Resulullahut (s.a.a.) kishin pësuar dëmtime të shumta. Në këtë mënyrë Hz Imam Aliu (a.s.) e gjeti veten në mesin e detit që valëvitej me furtunat e errëta dhe të epsheve dhe pasioneve që nuk dinin të shuheshin. Kalifatin e filloi me luften e imponuar nga ana e Nakis-ëve (ata që nuk e mbajtën fjalën e dhënë), Kasit-ëve (ata që e kundërshtuan pushtetin e Aliut a.s.) dhe Marik-ëve (ata që u larguan prej fesë) dhe nga këto lufta shpëtoi vetëm kur ra si martir.
Hz Aliu (a.s.) ishte i pikëlluar për shkak të gjendjes në të cilën ishte përfshirë Ummeti i Muhammedit. Të tillët si Muavije ibni Ebi Sufjan dhe babai i tij, që deri në çlirimin e Mekës luftonin kundër Islamit dhe që pas çlirimit nuk u dënuan fare, pastaj Amr ibn As, Mugire ibn Shube, Mervan ibni Hakem e të tjerë, u kapluan nga pasioni i pranimit të hises nga Islami.
Ummeti i Muhamedit (s.a.a.) ishte fundosur në detin e gjakut • dhe sundimi i myslimaneve ra në duart e njerëzve_të ulët. Logjika e njerëzve të tillë bazohej në përfitimin e pozitës në mesin e Ummetit dhe të përdorimit në parim të metodës së kuvendit (shura) për zgjedhjen e kalifit. Më vonë kjo metodë u ndërrua me një sistem të mizorëve tË padrejtë dhe në fund e mori formën e sulltanatit të, Kajserit dhe Kisras. Periudha e ashtuquajtur e Hulefai Rashidinëve përfundoi me martirizimin e Hz Aliut (a.s.).
Por, në realitet, vetëm Ebu Bekri dhe Hz Aliu (a.s.) kaluan në pushtet përmes kuvendit dhe zgjedhjes. Dhe, nëse e marrim parasysh se pranimi i Ebu Bekrit për kalif u bë befas, duke mos pasur fare dijeni dhe duke mos kërkuar mendimin e opozitës së atëhershme, gjegjësisht të &ni Hashimëve, atëherë del se Hz Aliu (a.s.) është i vetmi që është zgjedhur përmes kuvendit dhe zgjedhjes. Pranimin e Hz Aliut (a.s.) për kalif e bënë mbas shumë insistimeve dhe ndikimeve të ndryshme ndaj tij, sepse ky nuk kishte dëshirë për këtë. Dhe, mbas pranimit të Hz Aliut (a.s.) si kalif nga ana e popullit, në mesin e tyre ka pasur edhe të tillë që nuk e kanë pranuar atë si kalif, por Hz Aliu (a.s.) nuk i detyroi ata për një gjë të tillë dhe i lëshoi të lirë.
Në - këtë mënyrë, Allahu bëri që Hz Aliu (a.s.) të bëhet kalif i Resulullahut (s.a.a.) edhe me vendimin e edhe me përzgjedhjen e Myslimanëve. Ummeti. Islam,- Shiitët bashkë me Ehli Sunnetin, arriti marrëveshjen për pranimin e Hz Aliut (a.s.) si kalif dhe në lidhje me këtë post e kundërshtonin çdonjërin tjetër.
Çfarë situatë pikëlluese! Sikur të kishin pranuar atë çka ka zgjedhur Allahu për ata, do të rrjedhin begatitë e Allahut prej kokave dhe këmbëve të të tjerëve dhe Allahu do t'ua kishte zbritur bereqetin prej qiellit. Sikur t'i ishin bindur urdhrit të Tij, sikur që ka thënë në Kuran "Ju jeni të lartësuar, nëse bëheni besimtar", sot myslimanët do ta zotëronin tërë botën. Armiku i hapur i njeriut, Shejtani i mallkuar, i ka thënë Allahut:
"(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do l'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë, mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!" (Araf, 16-17)
Hidhni një vështrim gjendjes së myslimanëve në të cilën janë sot; kanë rënë në një gjendje të mjerë dhe nuk kanë fuqi për asgjë. Në lidhje me këtë gjendje, në të cilën do të përfshihet Urnmeti myslirnan, ka folur edhe Sejidet'un Nisa Hz Fatime-i Zehra (a.s.), në fjalimin e saj të mbajtur në mesin e grave të Muhaxhirëve dhe Ensarëve, në atë kohë kur e kundërshtoi Ebu Bekrin për kalif".
(Taberi në "Dalail-ul Imame"; Ibni Tajfuri në "Belagat-un Nisa"; Ymer Riza Kahhale në "Alamun Nisa", v.4, f.123; Ibni Ebi Hadid në "Sherh-i Nehxh-ul Belaga")
"Betohem që deveja e intrigës tash më është shtatzënë. Së shpejti do të lindë, duhet të pritni. Pastaj, do të mjelin kova të shumta të gjakut të freskët dhe helme shkatërruese. Në atë kohë do të pësojnë ata që janë në krye dhe ata që do të vijnë më vonë do të kthehen tek ata që kanë ardhur më herët dhe do ta kuptojnë përfundimin e punëve të tyre. Qofshin te. gëzuar shpirtrat tuaj me kënaqësitë e kësaj bote! Të jeni të sigurt se do t'ju përfshijë intriga. Jua jap sihariqin e shpatave të mprehta, ngatërrimin e forcave agresive të mizorëve dhe despotizmin e zullumqarëve. Do t'ju shkatërroj pasurinë tuaj dhe do t'jua shkulin prej rrënjës shoqërinë tuaj. Pendimi shumë i madh ju pret juve. Por, çka mund të bëni ju, pasi që nuk mund të dalloni të vërtetën. A do t'ju detyrojmë tië të na pranoni me zor, nëse nuk e dëshironi këtë?"
O gruaja më e lartësuar e të gjitha botëve, o dhurata përkujtuese e Resulullahut (s.a.a.)! Ej Fatimetuz-Zehra, me të vërtetë doli i vërtetë lajmi yt. Si mund të mos jetë i vërtetë? Ky ishte një lajm që kishte rrjedhur prej trashëgimisë së profetësisë dhe burimit të misionit.
Me të vërtetë fjalët e Hz Fatimes (a.s.) kanë të bëjnë me ngjarjet e të kaluarës dhe të të sotmes së Ummetit lslam. Dhe, kush do ta dijë, ndoshta e ardhmja do të jetë më e keqe se e kaluara. Sepse, ata nuk treguan kënaqësi ndaj asaj që ka zbritur Allahu dhe Allahu do t'i asgjësojë veprat e tyre.