Duke u bazuar në hadith-et e Imamëve (s.a.a.) të Ehli Bejtit, që thonë: "Sexhdeja më e virtytshme është sexhdeja e bërë mbi dhe" dhe "Nuk është e lejuar kryerja e sexhdes mbi asgjë tjetër përveç dheut dhe gjërave që mbijnë prej saj, por që nuk janë për veshje dhe ushqim". Sipas një hadith-i të Imam Xhafer Sadikut, të cilin e transmeton Hur Amili prej Husham Ibni Hakemit, në librin e tij "Vesail-ush Shia", thuhet: "Sexhdeja mbi dhe është më e virtytshme, sepse, kjo është një shenjë e përuljes përpara Allahut (huzu), ndërsa përulja bëliet vetëm për Allahun".
Në një rrëfim tjetër thuhet: "Is-hak Ibn Fazli e pyeti Hz Imam Xhafer Sadikun (s.a.) për sexhden mbi hasër (një lloj i qilimit të vogël) të punuar prej thuprave të kallamit dhe Imami iu përgjigj: `Nuk ka ndonjë vërejtje, por mua më pëlqen më tepër sexhdeja mbi copën e dheut, sepse edhe Resulullahu e pëlqente sexhden mbi copën e dheut. Unë e dua atë sepse e donte Resulullahu atë"'. Sa i përket dijetarëve të Ehli Sunnetit, sado që është e vlefshme sexhdeja mbi hasër, ata thonë se nuk kanë ndonjë vërejtje edhe nëse bëhet sexhdeja mbi tepih dhe të ngjaskëm.
Buhariu dhe Muslimi në "Sahih"-et e tyre kanë regjistruar disa rrëfime, sipas të cilëve Hz Resulullahu (s.a.a.) ka bërë sexhde mbi hasër të punuar prej gjetheve të drurit të hurmës. Në një hadith, te "Sahih"-u i Muslimit, te pjesa në lidhje me menstruacionin, është regjistruar një hadith nga Aisha, ku thotë: "Më tha Resulullahu: `Më sill humren (Muslimi thotë: "Humre është një sexande e vogël vetëm sa për të bërë sexhde") prej mesxhidit në të cilën bëj sexhde'. Unë i thashë: "Unë nuk jam e pastër (i kam menstruacionet)', ai m'u përgjigj: `Ajo nuk është diçka që është në dorën tënde." (Sahihi Muslim, v.l. f.168; Sunen-i Ebu Davud, v.1, f.68 te titulli "Lejimi i hyrjes në mesxhid të gruas më menstruacione")
Një hadith tjetër që tregon se Hz Resulullahu e pëlqente kryerjen e sexhdes mbi dhe është regjistruar te Buhariu, dhe e transmeton Ebu Siad Hudri: "Hz Resulullahu (s.a.a.) ,mbyllej në xhami gjatë dhjetë ditëve të mesme të muajit Ramazan dhe bënte ibadet. Një vit, gjatë mesit të dhjetë ditëve të fundit, pra nata e njëzet e pestë, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: `Ata që mbyllen në xhami me mua, le ta bëjnë këtë edhe gjatë dhjetë ditëve te fundit të muajit Ramazan. Unë e pashë në ëndërr këtë natë, por pastaj e harrova. Në mëngjes e pashë se isha duke u marrë me ujë e dhe. Atë (natën e Kadrit) kërkojeni gjatë dhjetë netëve të fundit; atë kërkojeni te netët që janë tek."
(Sahihi Buhari, v.2, f.256, te titulli "Mbyllja në xhami gjatë dhjetë netëve të fundit" )
Rrëfyesi tregon: "Atë natë binte shi. Mesxhidi ishte i mbuluar, por prapë pikonte uji dhe në mëngjesin- e njëzetenjëtë e pashë me sytë mijë gjurmët e dheut dhe të ujit në fytyrën e Hz Resulullahut (s.a.a.)". Gjatë kohës së Hz Resulullahut (s.a.a.), sexhdeja mbi dhe për sahabet ishte një virtyt. Një prej argumenteve që e vërtetojnë këtë është edhe hadith-i të cilin e përmend Nesaiu, te pjesa e ftohjes së gurëve të zallit për të bërë sexhde mbi të. Xhabir Ibni Abdullahu thotë: "Kur e falnim bashkërisht namazin e drekës dhe të iqindisë me Resulullahun, i ftohja disa gurë të zallit me njërën dorë dhe kur shkonim në sexhde, e vendosja me dorën tjetër në tokë dhe aty e bëja sexhden" ( Sunen-i Nisai, v.2, f.204, "Ftohja e zallit për të bërë sexhde")
Përveç kësaj, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: "Për mua dheu është falur si mjet pastrues dhe vend për sexhde." (Sahihi Buhari, v.1, f.86, "Kitab-ut Tejemmum")
Në një hadith tjetër thuhet: "Tërë toka është falur për ne si vend i sexhdes dhe dheu është falur si pastruese." (Sahihi Muslim, v.2, f.64, "Kitab-ul Mesaxhid ve Mevazius Salat" )
Atëherë, pse tregohen aq fanatikë myslimanët ndaj Shiitëve vetëm pse bëjnë sexhde mbi dhe në vend të shtrojës? Vetëm pse mbajnë në xhepat e tyre një copë dheu, a është e arsyeshme ushtrimi i dhunës ndaj tyre në Arabi? Athua nuk na urdhëron feja e shenjtë Islame dëshmimin se Muhammedi është I dërguari i Allahut, faljen e namazit, dhënien e zeqatit, agjërimin e muajit Ramazan, shkuarjen në haxh për të bërë tavaf shtëpinë e Allahut dhe tregimin e respektit ndaj një myslimani? A nuk ua ndalon myslimanëve ushtrimin'e dhunës ndaj njëri-tjetrit?
A është afër mendjes të thuhet për një Shiit që ka shkuar ta vizitojë Bejtullahun dhe që ka harxhuar një pasuri jo të vogël për t'i kryer veprat e haxhit, a mund t'i-thuhet se ai po i bën ibadet gurit? Athua, nuk u mjafton Ehli Sunnetit të binden nga thënia e Muhamed Bakir Sadrit, të cilën e kam regjistruar në librin tim të parë "Pastaj u orientova në rrugë të drejtë".
Kur e pyeta atë se pse po bën sexhde mbi një copë dheu, ai m'u përgjigj: "Ne bëjmë sexhde mbi një copë dheu vetëm për Allahun. Bërja e sexhdes mbi një copë dheu, dhe bërja e sexhdes për dheun, janë dy gjëra të ndryshme". Athua, është i drejtë akuzimi i Shiitëve me pabesim duke u bazuar në një dyshim të pavërtetë që, duke e pasuar Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit, për qëllim e kanë pranimin e sexhdes sa më të pastër tek Allahu, duke e bërë atë në një copë dheu në vend të shtrojave të ndryshme?
Athua, ne kemi të drejtë për një gjë të tillë posaçërisht kur xhamitë e sotme janë të mbushura me shtroja të ndryshme dhe të buta? Madje, disa xhami janë të shtruara me një material të ashtuquajtur tepison. Nuk e di, ndoshta ato përmbajnë material të lejueshëm për sexhde. Shiitët kujdesen për namazet e tyre, që është shtylla e fesë, deri në atë masë sa që e heqin edhe rripin dhe orën e dorës, nëse nuk- janë të sigurt për prejardhjen e lëkurës, e ndonjëherë edhe i veshin pantallonat e gjëra në vend të pantallonave të ngushta që vijnë prej shteteve jomyslimane.
Të gjitha këto i bëjnë me qëllim që të mos qëndrojnë para Allahut në një gjendje me të cilën nuk është i kënaqur Allahu dhe në lidhje më këtë janë shumë të kujdesshëm. Athua është e drejtë tallja dhe largimi prej tyre? Apo duhet treguar respekt ndaj tyre sepse i kushtojnë rëndësi shenjave të Allahut? Ndërsa, Allahu thotë:
"Lartësimi i shenjave të Allahut është prej devotshmërisë së zemrës". O robërit e Allahut, kini frikën e Allahut dhe flisni të vërtetën.
"E sikur të mos ishte mëshira e Allahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do tyu kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije flisnit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa tek Allahu ajo është e madhe." (Nur, 14-15)