Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)

 

Çështja e rixhatit është një çështje të cilës i besojnë vetëm Shiitët. Në librat e Ehli Sunnit-ëve nuk kam mundur të gjejë asgjë në lidhje me këtë çështje. Ky besim bazohet në hadith-et e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, sipas të cilëve besimtarët dhe armiqtë e Allahut do të ringjallen para ahiretit dhe në këtë botë, me qëllim të hakmarrjes së besimtarëve ndaj zullumqarëve dhe ngatërrestarëve të cilët u kanë bërë të padrejtë besimtarëve. Sipas hadith-ëve të sakta dhe të vërtetu4ra dhe të -cilët rrjedhin prej paraardhësit të parë të Imamëve (a.s.) - Hz Resulullahut (s.a.a.), rixhati është një e vërtetë që nuk mund të mohohet, por është e natyrshme që Ehli Sunneti nuk beson në këto hadith-e, sepse, ne kemi vendosur të jemi të drejtë dhe të mos anojmë kah fanatizmi dhe nuk do t'i detyrojmë të besojnë në diçka që nuk ekziston në librat e tyre burimorë të hadith-eve. Shiitët nuk e detyrojnë asnjërin që të besojë në këtë çështje dhe ata që i përgënjeshtrojnë nuk i detyron që ta mohojnë. Prandaj, nuk ka nevojë t'i kundërshtojnë dhe t'i kritikojnë kaq shumë Shiitët. Në lidhje me rixhatin, kemi të bëjmë me interpretimin e disa ajeteve në këtë drejtim.

 

Për shembull, ajeti i 83-të i sures Neml:

"E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, dhe ata do të presin"

 

Te Tefsiri Kumi, Hammadi transmeton një hadith nga Imam Sadiku (s.a.), i cili thotë: "Më pyeti Imam Sadiku (a.s.) se çka thonë njerëzit në lidhje me ajetin "E ditën kur do të tubojmë...". Unë u përgjigja:, "Ata thonë se ky ajet ka të bëjë me Kiametin". Imami tha: "Jo, nuk është ashtu. Ky ajet na sqaron rixhatin. Athua, Allahu në Ditën e Kiametit do të ringjallë vetëm një grup prej çdo populli, ndërsa të tjerët jo? Ajeti i Kiametit është ky:

"Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar" (Kehf, 47)".

 

Shejh Muhammed Muzaffer në librin "Akaid-ul Imamije" shkruan: "Sipas hadith-eve që kanë mbërritur te ne, Shiitët besojnë që kur do të paraqitet Imam Mehdiu (Allahu e shpejtoftë paraqitjen e tij) Allahu do t'i kthejë në jetë një grup të njerëzve në formën e tyre të vërtetë. Një pjesë e tyre do të lartësohen, ndërsa pjesa tjetër do të poshtërohen. Në atë kohë do ta marrë të drejtën e tij ai, ndaj të cilit i është bërë padrejtësi prej atij që i ka bërë padrejtësi. Sigurisht që do të kthehen në jetë ata që kanë bërë padrejtësi të shkallës së lartë dhe ata qe kane besuar me imanin e larte. Dhe, mbasi qe to marrin hakun e tyre, ata prape do te vdesin. Ne Diten e Kiametit do te ringjallen me qellim te marrjes se shperblimit apo to denimit.

 

Ne ajetin e 11-te te sures Gafir (Mumin), Allahu tregon per ata qe jane kthyer njehere ne kete jete (rixhat), por prape e kane fituar denimin e Allahut, dhe keta do te deshirojne te kthehen edhe nje here: "Zoti yne, na bere to vdesim dy here dhe na ngjalle dy here, e ne pranuam per mekatet tona, pra a ka ndonje rrugedalje? 

(Akaid-ul imamijje, f.80, pjesa e besimit.)

 

Sigurisht qe myslimanet qe jane te lidhur per mez-hebin e Ehli Sunnetit jane te privuar prej te vertetave te sqaruara nga ana e Imameve (a.s.) te Ehli Bejtit dhe mosbesimi i tyre ne rixhat eshte e natyrshme. Por, nuk kand te drejte t'i sulmojne Shiitet qe duke u bazuar ne argumente te qarta besojne ne rixhat. I padijshmi nuk mund te zoteroje deshtni kunder te dijshmit, si dhe xhahili nuk mund te zoteroje deshmi kunder dijetarit.

 

Mosbesimi i nje mez-hebi nuk mund te behet argument per pavertetesine e tij, posacerisht, kur rixhati vec eshte realizuar per disa persona dhe per kete mund te gjenden argumente si ne Kuran ashtu edhe ne Tradite. Kjo nuk eshte dicka .e pamundur per Allahun. Ne ajetin e 259-te sures Bekare shkruan: "Ose me shembullin e atij qe kaloi prane nje fshati qe ishte rrenuar ne kulmet e e tha: "Si e ngjall Allahu kete pas shkaterrimit to tij"? E Allahu e beri to vdekur ate njeqind vjet, pasta] e ringjalli" 

 

Si dhe ne ajetin e 243-te te sures Bekare: "A nuk di per ata, to cilet nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut te vet, te cilet ishin me mijera, e Allahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqen). Pastaj i ngjalli".

 

Po ashtu e ka ringjallur edhe nje popull te tere prej Beni Israileve. Kjo mund te kuptohet nga ajeti i 56-te i sures Bekare:

 

"Dhe kur i thate: "0 Musa, ne nuk te besojme ty derisa to shohim Allahun haptazi, e atehere juve u rrembeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit Pastaj, qe te jeni mirenjohes pas vdekjes suaj juve ju ngjallem".

 

Ne suren Kehf permenden shoket qe kane qendruar si to vdekur me shume se treqind vjet, ku ne ajetin e 12-te thote:

 

"Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) per te pare se cili prej atyre dy grupeve eshte me preciz ne njehsimin e kohes sa qendruan gjate."

 

Prej ketyre ajeteve kuptojme se sikur qe eshte paraqitur rixhati te popujt e mehershem ashtu edhe te populli i Muhammedit do te paraqitet rixhati dhe kjo nuk eshte dicka e papranueshme. Posacerisht, paraqitjen e saj e kane transmetuar edhe Imam& (a.s.) e Ehli Bejtit, ndersa keta jane dijetare dhe ata qe flasin drejt (sadik). Disa metojne se rixhati ka te beje me dicka qe nuk i takon Islamit por ka te beje me besimin ateist te ashtuquajtur reinkarnacion, por kjo eshte nje genjeshter dhe nje pohim pa baze.

 

Duke u bazuar ne kete pohim, ata synojne pergojimin dhe kundershtimin e Shiiteve. Reinkarnacioni nuk pohon se ne kete bote kthehet njeriu i njejte me shpirtin, trupin dhe te gjitha te vertetat e tij qe i ka pasur para se te vdese. Ata besojne se vetem shpirti i nje njeriu te vdekur kthehet ne kete bote dhe hyn ne trupin e nje njeriu te sapolindur, ose madje edhe te trupi i ndonje shtaze. Sigurisht qe kjo nuk perputhet me besimin Islam per ringjalljen e trupit te njeriut bashke me shpitin e tij nga varri. Atehere, reinkarnacioni nuk paska lidhje me rixhatin, ata qe thone se jane gjera to njejta, ose jane xhahil dhe nuk dine asgje ose tentojne pa devotshmerine.