Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje

 

Pikëpamja e Ehli Sunnetit në lidhje më këtë temë është e njohur prej më herët: Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk e ka caktuar trashëgimtarin për pozitën e kalifit. Sahabet që ishin të_njohur dhe që kishin autoritet në mesin e njerëzve u mblodhën në Sakifin (çardakun) e Beni Saidit dhe e zgjodhën Ebu Bekër Siddikun si kalif, duke marrë parasysh pozitën e tij që kishte kundrejt Hz 

Resulullahut (s.a.a.).

 

Dhe, duke u bazuar në një hadith tjetër që është regjistruar në librat e Ehli Sunnetit, në kohën kur ishte sëmurë Hz Resulullahu (s.a.a.) e kishte dërguar Ebu Bekrin për ta falur namazin si Imam. Duke u bazuar në këtë hadith ata kanë thënë:

"Pasi që Hz Resulullahu (s.a.a.) ishte i kënaqur më udhëheqjen e tij në fenë tonë, pse të mos jemi të kënaqur edhe ne me udhëheqjen e tij në këtë botë".

 

Atëherë, pikepamjen e tyre mund ta përrnbledhim në disa pika të shkurtra:

 

1. Hz Resulullahu (s.a.a..) nuk paska caktuar asnjërin si kalif në mënyrë të qartë;

2. Kalifati mund të caktohet përmes kuvendit (Shura);

3. Kalifati i Ebu Bekrit është realizuar përmes zgjedhjes së 'sahabeve të njohura.

 

Përderisa isha përkrahës i mez-hebit Maliki, unë isha duke mbrojtur këtë pikëpamje me tër'ë fuqinë time dhe si provë në lidhje me kuvendin thirresha në ajetet e Kuranit. Madje, mburresha me atë se Islami printe në lidhje me zgjedhjet demokratike ndaj shteteve tjera dhe se ditëve të sodit shtetet e zhvilluara që mburreshin me këtë princip, feja jonë e kishte zbatuar shumë më herët. Unë u thosha atyre:

"Perëndimorët nuk e kanë njohur kuptimin e plotë të republikës deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ndërsa Islami kishte filluar zbatimin e saj qysh në shekullin e gjashtë"

 

Por, duke bashkëbiseduar me dijetarët Shiitë, duke i lexuar librat, duke u informuar për provat bindëse që disa prej tyre i cekëm edhe në këtë libër, pra duke i parë tërë këto prova bindëse, unë e ndërrova mendimin tim dhe fillova të besoj se duhet të ekzistojë një udhëheqës i Ummetit që është caktuar nga ana e Allahut dhe I Dërguari (s.a.a.) i Tij, dhe se, kjo çështje nuk i është lënë "Shuras". Sipas ajetit, "Ti je vetëm ai që e tërheq vërejtjen, çdo popull e ka udhëzuesin" (Rad, 7), nuk i shkon për shtati Allahut që ta lërë një popull pa udhëheqës si edhe mëshira e Hz Resulullahut (s.a.a) nuk do të pajtohej me në gjë të tillë. Dhe posaçërisht, për çdo mysliman është i njohur fakti se Hz Resulullahu (s.a.a.) është frikësuar nga përçarja e Ummetit, (Sahihi Tirmidlnu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe dhe Musnedi Ahmed v.2, f.332) të mos kthehen në jetën e mëhershme, (Sahihi Buhari, v.7, f.209, ?Bab-ul Havz" dhe v.5, f.192) mos ta pëlqejnë këtë botë dhe mos të kenë prirje ndaj saj, (Sahihi Buhari, v.4, f.63) të mos e luftojnë dhe vragin njëri-tjetrin, (Sahihi Buhari, v.7, f.I 12) dhe së fundi, të mos e pasojnë sunnetin e të Krishterëve dhe të Hebrenjve. (Sahihi Buhari, v.4, f.144 dhe v.8, f.151)

 

Aisha, Nëna e Besimtarëve dhe vajza e Ebu Bekrit, kur e mori lajmin se Ymeri ishte plagosur, e dërgoi një lajmëtar afër tij dhe i porositi Ymerit: "Cakto një kalif për Ummetii Muhammedin, mos i lë ata krye në veti! Sepse, unë frikohem se do të dalë ndonjë nxitje në mesin e tyre". (EI-Imamet-u ves-Sijase (muellif 1bni Kutejbe), v.1, f.28 )

 

Ose, kur Abdullahu, djali i Ymerit dëgjoi se babai i tij ishte plagosur, vajti afër tij dhe i tha:

"Populli është duke paramenduar se ti nuk do ta caktosh ndokënd në vendin tënd. Ndërsa, kur vinte te ti ndonjë bari të cilit ia kishe dhënë detyrën e ruajtjes se kopesë së deveve ose të dhenve dhe ai e kishte lënë krye në vete kopenë, ti gjithmonë thoshe se bariu ishte fajtor për humbjen e tyre. E , çështja e ruajtjes së popullit është shumë më e ffindësishme se kjo." 

(Sahihi Muslim, v.6, f.5 EI-Imamemt-u ves-Sijase, v.1, f.18)

 

Madje, Myslimandt hoqën dorë nga parimi i "Shura"- së sipas të cilit e kishin zgjedhur kalifin e parë, dhe në vend të tij, për kalif e pranuan personin që vetë Ebu Bekri e kishte caktuar, duke mëtuar parandalimin e nxitjes dhe përçarjes në mesin e Myslimanëve!

 

Kur Ymeri e detyroi Hz Aliun (a.s.) për ta pranuar Ebu Bekrin si kalif të parë të Myslimanëve, Hz Aliu (a.s.) i dërgoi një lajm, ku i tha: "Patjetër që do të arrijë te ti një pjesë e qumështit të mjelë..."

(Sahihi Buhari, v.8, s.26, titulli "Rexhm-ul Habla Minez Zina")

 

Si mund të pranojmë faktin që Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk e ka caktuar askënd në vendin e tij para se të ndërronte jetë, kur vetë Ebu Bekri e caktoi si kandidat Ymerin dhe nuk i besoi Shurasë? Athua Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk ishte i infonnuar për shfaqjen e përçarjes dhe të nxitjes në mesin e popullit si dhe të ndarjes së mendimeve në lidhje me këtë çështje, sikur që brengoseshin Ebu Bekri, Ymeri, Aisheja dhe Abdullahu, dhe për këtë arsye nuk ia besoi popullit zgjedhjen e Kalifit?

 

Dhe, posaçërisht ishte me rëndësi çështja se në dorën e kujt do të shkojë Kalifati. Përfundimisht, përçarja e parë u realizua në mbledhjen e Sakifes, me zgjedhjen e Ebu Bekrit si Kalif. Të mëdhenjte e Ensarëve si: Sad ibni Ubade, djali i Kajs Ibni Sadit, Zubjer Ibni Avvami 61, prej Beni Hashimëve:

 

Abbas ibni Abdul Muttalib dhe shumë sahabe të tjera ishin kundër emërimit të Ebu Bekrit si kalif dhe këmbëngulnin që kjo pozitë i takon Hz Aliut (a.s.). Ata u mbyllën në shtëpinë e Hz Aliut (a.s.) dhe protestuan në këtë mënyrë, përderisa u kërcënuan se do ta djegin shtëpinë nëse nuk shpërndahen. (Tarih-ul Hulefa (Ibni Kutejbe) v.1, f.18 )

 

Në anën tjetër, përkundrazi me pikëpamjen .e Ehli Sunnetit, Shiitët besojnë se Hz Resulullahu (s.a.a.) e ka caktuar Hz Aliun (a.s.) si kalif dhe këtë e ka cekur në shumë vende, e posaçërisht e ka komunikuar në vendin e quajtur Gadir Hum.

 

Provat e Shiitëve në lidhje me këtë çështje nuk janë të pasakta dhe të dobëta dhe që mund të vihen anash aq lehtë. Sepse, në lidhje me këtë janë shpallur edhe ajete të Kuranit dhe dijetarët e shumtë kanë hulumtuar në lidhje me këtë çështje. Shumë hadith-e janë transmetuar në mënyrë të gjerë dhe të kuptueshme dhe kanë shkruar libra të shumtë të historisë dhe të hadith-it për këtë temë.

Në këtë mënyrë, prej një gjenerate në tjetrën, janë përhapur në tërë botën Islame hadithet e regjistruara të këtyre dijetarëve. Ata që e kanë hulumtuar, e dinë shumë mirë se sa i ka kushtuar rëndësi Hz Resulullahu (s.a.a.) kësaj çështjeje.