Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve

 

Mosmarrëveshja në lidhje me Sunneti Nebevi-un buron prej dy shkaqeve të rëndësishme.

Shkaku i parë:

Dallimi sipas mënyrës së vërtetimit të saktësisë së hadith-it dhe të zinxhirit të transmetuesve (senet) të hadith-it. Sipas mez-hebit të Shijitëve, shumë hadith-e të Sunneti Nebevi-ut nuk pranohen për shkak të zinxhirit të transmetuesve të atij hadith-i.

 

Ose, me fjalë tjera, Shiitët nuk i pranojnë disa hadithe për shkak se nuk i konsideron transmetuesit e hadith-it si të drejtë, përkundër faktit që janë sahabe. Sipas Shiitëve, të gjithë sahabet nuk pranohen si të besueshëm, në mënyrën se si i pranon Ehli Sunneti.

 

Dhe, nëse ndonjë hadith është në kundërshtim me rrëfimet e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, atëherë ai hadith klasifikohet si jo i sigurt. Pa marrë parasysh gradën e lartë që mund të ketë rrëfyesi i hadith-it (ravi), nëse nuk përputhet me rrëfimin e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, atëherë duhet të pranohet hadith-i i Imamëve (a.s.). Në lidhje me këtë, ata kanë shumë argumente nga Kurani dhe madje nga burimet e traditës së palës kundërshtuese.

Disa prej tyre i cekëm edhe më herët.

 

Shkaku i dytë: Ka të bëjë me mosmarrëveshjen në lidhje me kuptimin e hadith-it. Sepse, Ehli Sunneti nxjerr një kuptim, ndërsa Shiitët nxjerrin një kuptim tjetër prej të njëjtit hadith, p.sh. hadithi “Mosmarrëveshja në mesin e Ummetit është mëshirë”, sipas Ehli Sunnetit mosmarrëveshja (ihtilaf) në lidhje me gjykimet e katër mez-hebeve të Ehli Sunnetit është mëshirë për myslimanët, ndërsa Shiitët thonë se “Mëshirë për Ummetin është mësimi i diturisë së disa personave prej disa personave tjerë”. Pra, fjalën Ihtilaf e komenton si “shkuarje dhe ardhje” të personave me qëllim të përfitimit të diturisë.

 

Ndonjëherë, mosmarrëveshja në mes Ehli Sunnetit dhe Shiitëve nuk ka të bëjë me kuptimin e hadith-it, por me personin në të cilin mendohet në atë hadith. P.sh. hadith-i “Mbas meje, përqafojeni traditën time dhe të Hulefai Rashidinëve”.

Për Hulefai Rashidin, Ehli Sunneti thotë se ata janë katër kalifët e parë, ndërsa Shiitët thonë se ata janë dymbëdhjetë Imamët (a.s.), duke filluar prej Imam Aliut (a.s.) deri tëe Imam Mehdiu (a.s.), djali i imam Hasan Askerit (a.s.).

 

Si edhe hadith-i “Mbas meje do të vijnë dymbëdhjetë kalifë, të gjithë janë prej Kurejshëve”.

Sipas Shiitëve ata janë dymbëdhjetë Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit, ndërsa Ehli Sunneti nuk mund të gjejë një komentim të mjaftueshëm.

 

Krahas kësaj, mosmarrëveshjet janë paraqitur edhe në lidhje Ummetin Islam dhe ngjarjet historike që kanë të bëjnë me Hz Resulullahun (s.a.a.). P. sh. Ehli Sunneti e feston ditëlindjen e Hz Resulullahut (s.a.a) me dymbëdhjetë Rebiul Evvel, ndërsa Shiitët me shtatëmbëdhjetë Rebiul Evvel.

 

Mbasi që nuk kemi një udhëheqës të pranuar nga ana, e çdonjërit dhe vendimi i të cilit do të pranohet nga të gjithë sikur që ishte Hz Resulullahu (s.a.a.), atëherë sigurisht që do të lajmërohen mosmarrëveshjet në lidhje me Sunneti Nebevi-ut dhe kjo është diçka e pashmangshme. Edhe nëse paraqitej mosmarrëveshja dhe kundërshtimi në kohën e Hz Resulullahut (s.a.a.), kjo tejkalohej përmes vendimeve dhe gjykimeve të zbritura nga ana e Allahut dhe një person të tillë si Hz Resulullahu (s.a.a.) vështirë që do të mund të gjendet në mesin e Ummetit Islam ndonjëherë. Këtë na gjykon edhe mendja jonë. Nuk është e mundur që Hz Resulullahu (s.a.a) të ketë qenë i pavëmendshëm në këtë drejtim, sepse, e dinte që mbas tij do të vijë deri te përçarja dhe ndarja në grupe në mesin e Ummetit në lidhje me shpjegimin (tevil) e Kuranit.

(Kuptimi i fjalës fevil është kthim mbrapa apo zmbrapsje në ndonjë gjësend apo objekt, Sipas komentuesve të Kuranit ka të bëjë me kthimin c kuptimit të ajetit në ndonjë gjësend.

Tevili ka të bëjë me hulumtimin e fshehtësive që i mbulojnë ajetet dhe përcaktimin e njërit prej interpretimeve të mundshme të ajetit që u përshtaten rrethanave dhe situatave të ndryshme. Ndërsa, tefsiri (komentimi) merret me zbërthimin e kuptimit të ajetit përmes fjalive që i përshtaten më së miri subjektit dhe shkakut të shpalljes së ajetit)

 

Për këtë arsye ishte i nevojshëm caktimi i një prijësi të fuqishëm që do ta udhëzojë Ummetin dhe ta drejtojë atë kur të devijojë nga rruga e drejtë. Dhe, sipas besimit të Shiitëve, Hz Resulullahu (s.a.a.) e përmbushi këtë detyrë sipas urdhrit të Allahut dhe u ka lënë dy amanete të çmueshme për myslimanët që në rast të mosmarrëveshjeve të drejtohen tek ata për zgjidhje. I pari është Kurani dhe i dyti Ehli Bejti (dymbëdhjetë Imamët (a.s.) e pastër prej mëkateve).

 

Përderisa u përmbahen atyre, myslimanët do të jenë të sigurt prej devijimit. Dhe, nëse nuk pranohet njëri prej tyre, atëherë nuk është pranuar asnjëri prej tyre.

Sepse, këta nuk do të ndahen Anjëri prej tjetrit deri në Ditën e Kiametit. Kjo është diçka e sigurt, që është e vërtetuar përmes argumenteve të prera dhe përmes testamentit të Hz Resulullahut (s.a.a.)

 

 Ipari prej Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit është Hz Aliu (a.S.). Me urdhrin e Allahut, ai është caktuar nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) si prijësi i parë dhe prej ditës së lindjes e deri në arritjen e përkryerjes ka qenë nën kujdesin dhe edukimin e drejtpërdrejë të Hz Resulullahut (s.a.a.). Pozita e tij krahas Hz Resulullahut (s.a.a.) është sikur pozita e Hz Harunit ndaj Hz Musës (a.s.).

 

Në një hadith të Hz Resulullahut (s.a.a.) thuhet:

“Unë jam duke luftuar me ata në lidhje me shpalljen (tenzil) e Kuranit, ndërsa ti o Ali do t'i luftosh në lidhje me shpjegimin (tevilin) e tij”.

(Harezmi në “El Menakib”, f44: Jenabiul Mevedde, f.233: El Isabe, v.1, f.25: Kifayetut talib, f334, Muntehabu Kenz-il Ummal, v.5, £36: Ihkak-ul Hakk., v.6, f.37 ”)

 

Dhe, në një hadith tjetër thuhet:

“O Ali, mbas meje ti do të sqarosh çështjet kontestuese të Ummetit tim." 

(Mustedreki Hakim, v.3, f.122 : Ibni Asakiri në “Tarihi Dimeshk”, v.2, (488: Harezmi në “EI Memakib”, f.236: Menaviu në “Kenz-ul Hakaik”, f.203, Muntehabu Kenz-il Ummal, v.5, f.33: Jenabiul Mevedde, f.182. )

 

Mbasi që Kurani është një libër që nuk flet dhe lidhur , me çështjet e ndryshme ndahet në kuptimin e brendshëm dhe të jashtëm, pra ajetet që kanë nevojë për komentim dhe për shpjegim, atëherë ekziston nevoja për një prijës që do të luftojë në atë drejtim. Dhe, në anën tjetër, është e qartë se edhe Tradita ka nevojë për një mbrojtës të saj. Duke qenë kështu gjendja e Librit dhe e Traditës, nuk mund të paramendohet që Hz Resulullahu (s.a.a.) të ketë lënë dy argumente që nuk flasin.

 

Sepse, ata me zemra të sëmura, duke tentuar që të përfitojnë nga kjo botë dhe të nxisin intriga të ndryshme, do t'i pasojnë gjërat më pak të kuptueshme dhe përmes shpifjeve do të mundohen t'i tregojnë si të drejta të bërat e tyre, dhe për argument do të cekin Kuranin dhe Traditën. Duke e marrë kjo etiketën e mundshmes, gjeneratat e ardhshme do ta vijojnë rrugën e gjeneratës së mëhershme dhe në bazë të mendimit të mirë që kanë për gjeneratën e mëhershme, ata do ta vazhdojnë rrugën e tyre të gabuar duke besuar se ata janë njerëz të drejtë. Në Ditën e Kiametit ata do të pendohen dhe do të përfshihen në sferën e ajeteve 66-68 të sures Ahzab dhe ajetit 38 të sures Araf, ku Allahu thotë:

 

“Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: ''Të mjerët ne, ta kishim adhuruar Allahun e respektuar, të dërguarini” Dhe thonë: “Zoti ynë, nei dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoji ata si është më së keqi. “Hyni në xhehenem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit ( që ishin siju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtojua dënimin me zjarr atyrel” (All-llahu) Thotë: “Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini”.

 

Nuk ka asnjë popull, të cilëve Allahu nuk u dërgoi profët dhe nuk ua bëri të qartë rrugën e drejtë. Por, mbas profetit ata e kanë ndërruar shpjegimin (tevil) e fjalës së Allahut. Athua, mund të paramendohet ose ta pranojë një njeri me mend në krye se Hz Isa (a.s.) u ka thënë të Krishterëve “Unë jam Zoti”? Jo. Kurani thotë “Unë nuk thënë të Krishterëve “Unë jam Zoti”? Jo. Kurani thotë “Unë nuk kam folur asgjë tjetër, përveç asaj që më është urdhëruar”, por epshet dhe pasionet, si dhe dashuria ndaj kësaj bote, bëri që të Krishterët të vijnë deri në këtë pikë te besimit. Athua, nuk dha sihariq edhe Hz Musa (a.s.) para Hz Isës (a.s.) për ardhjen e Hz Muhammedit (a.s.)2 Por, a nuk ia ndërruan emrin e Muhammedit në Shpëtimtar”

 

A nuk ka ardhur deri te ndarja në shtatëdhjetë e dy grupe — ku përveç njërit, të gjithë do të shkojnë në xhehenem — për shkak të shpjegimit (tevil)2 Dhe, ne sot jetojmë në mesin e atyre grupeve. Athua, ekziston ndonjë grup që pranon se është i devijuar” A ekziston ndonjë mez-heb që pranon se vepron në kundërshtim me Librin e Allahut dhe Traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.)7 Përkundrazi, cilindo mez-heb' që e pyet, do të pretendojnë se veprojnë sipas Librit të Allahut dhe Traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.). Atëherë, cila është zgjidhja."?

 

Athua, nuk e kanë ditur zgjidhjen Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe Allahu Teala (neuzubilah)7 Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga kjo fjalë. Allahu është shumë i mëshirshëm kundrejt robërve të Tij. Ai ua dëshiron të mirën e tyre. Por, Allahu ua ka bërë të qartë rrugën e drejtë atyre që janë shkatërruar përmes argumenteve dhe provave si dhe të atyre që janë të shpëtuar. Allahu nuk i lë robërit e tij pa udhëzim, në të kundërtën është dashtë të pranojmë se Allahu dëshiron që t'i dënojë njerëzit me zjar përmes mosmarrëveshjeve dhe devijimeve. Ndërsa, ky është një besim i gabuar dhe jo i

vërtetë. Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga kjo fjalë që nuk përputhet me urtësinë, fisnikërinë dhe drejtësinë e tij.

 

Atëherë, nuk është zgjidhje e plotë vetëm lënia e Librit të Allahut dhe Traditës së tij, duke ditur se do të përballen me mosmarrëveshjet dhe gjendjet pa rrugëdalje. Sepse, duhet të parandalohet shpjegimi duke u bazuar në epshet dhe pasionet dhe devijimet që burojnë nga injoranca. A nuk po vëren se kur u ngritën kundër Imamit të tyre, harixhitë thanë: “O Ali ti nuk je ai që gjykon, kjo i takon vetëm Allahut”. Ata e kishin përqafuar simbolikën e sajl Dhe, kjo ishte një simbolikë që t'i verbëron sytë. Kur ta dëgjojë këtë ndonjëri, do të ” mendojë se ai po kërkon gjykimin e Allahut duke e refuzuar gjykimin e njeriut. Ndërsa, në realitet është e kundërta: në ajetin e 204-të të sures Bekare shkruan: 

 

“Ka njerëz, fjalët e të cilëve për jetën e kësaj bote të çudisin dhe mendojnë se Allahun e kanë dëshmitar për atë çka kanë në zemrat e tyre, mirëpo ai është kundërshtar i përbetuar”.

 

Shumë herë, mashtrohemi duke mos ditur se çka fshihet mbrapa sloganeve habitëse. Por, dera e qytetit të diturisë, Hz Aliu (a.s.) e dinte se çka fshihej mbrapa saj. Për këtë arsye ai tha: 

"Fjala është e drejtë, por me të synohet padrejtësia”.

 

Ka shumë fjalë me të cilat synohet padrejtësia. Athua Harixhinjtë, me thënien e tyre “Gjykimi i takon Allahut, dhe jo ty o Ali”, mendojnë se Allahu ka zbritur në Tokë (ruana Zot) dhe gjykon në lidhje me mosmarrëveshjet në mes tyre. Apo ndoshta, ata i dinë më mirë gjykimet e Kuranit2 Apo, mos po besojnë ata se Hz Aliu (a.s.) është duke bërë shpjegimin sipas mendimit të tij?

 

Cili është argumenti i tyre në këtë drejtim. Atyre mund t'u thuhet se edhe vetë ata po e bëjnë shpjegimin e gjykimit të Allahut. Ndërsa, Hz Aliu (a.s.) ishte më i ditur, më i drejtë dhe e kishte pranuar Islamin shumë më herët se ata. Athua, rruga e Islamit ishte një rrugë tjetër, nga ajo në të cilën ishte duke shkuar ai” Atëherë, qëllimi i këtij slogani mashtrues ishte mashtrimi i njerëzve të thjeshtë dhe përfitimi nga ndihmat e tyre në luftën kundër Hz Aliut (a.s.).

 

Edhe ditëve të sodit, historia vazhdon të përsëritet. Njeriu është po ai njeri. Dhelpëria, bërja e hiles dhe mashtrimi nuk janë asgjësuar ende. Përkundrazi, janë shumuar. Sepse, dhelpëria e tyre është duke përfituar prej dhelpërisë së njerëzve të mëparshëm. Edhe ditëve të sodit kemi shumë fjalë të drejta me të cilat synohet padrejtësia. Një prej shembujve të tillë është edhe thirrja e vehabive për njësinë e Allahut (tevhid) dhe sloganet e tyre kundrejt pabesimit. Cili mysliman nuk do ta pranojë atë si parim” Por, ata që mendojnë pak më thellë, e dinë që me këto fjalë synohet vetëm padrejtësia.

 

Slogani është ky: “T vetmi zotëruesi i misionit të përhershëm është populli Arab”.Cili nacionalist Arab “ nuk do të mashtrohet mbas këtij slogani” Paqja e Allahut qoftë me ty o Ali. Fjala jote e urtë ka tingëlluar dhe do të vazhdojë të tingëllojë ende nëpër veshët tanë: “Sa shumë fjalë të drejta ekzistojnë me të cilat mëtohet padrejtësia.” Nëse një dijetar del në foltore dhe thotë me zë të lartë:

 

“Kush thotë se është Shiitë, ti atij thuaji: “Ti je jobesimtar”, dhe kush thotë se është Sunnit edhe atij i thuaj të njëjtën. Ne nuk e mbajmë as anën e Shiitëve as të Sunnit-ëve, ne e mbajmë vetëm Islamin”.

 

Sipas meje, edhe kjo është një fjalë që mëton padrejtësinë. Athua cilin Islam e kërkon ky dijetar” Ditëve të sodit kemi disa lloje të kuptimeve të Islamit. Madje, Islami është ndarë në mez-hebe të ndryshme që prej shekullit të parë. Prej asaj kohe ka ekzistuar Islami që e ka mbrojtur Hz Aliu (a.s.) dhe në anën tjetër Islami që e ka mbrojtur Muavija. Dhe, puna erdhi edhe deri te lufta. Prapë më vonë, në njërën anë ishte Islami me të cilin ishte ngarkuar Hz Hysejni (a.s.) dhe në anën tjetër Jezidi, që pinte verë dhe luante me majmunët, i cili e vrau Ehli Bejtin në emër të Islamit me pretekst se Hz Hysejni (a.s.) ka dalë prej Islamit sepse është ngritur në kryengritje kundër tij. Dhe, në njërën anë Islami kishte një kuptim për pasuesit e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit dhe në anën tjetër për pasuesit e udhëheqësve në pushtet.

 

Kështu që, gjatë gjithë historisë kanë ekzistuar mosmarrëveshjet në mesin e myslimanëve. Mbas gjithë këtyre fakteve që i cekëm, unë nuk mund të dëshmoj se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “Unë jua lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Traditën time”. Atëherë, rrjedh që hadith-i i dytë është i saktë, pra. “Jua lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”. Ky hadith i zgjidh të gjitha problemet. Dhe, më nuk do të kemi problem në komentimin dhe shpjegimin e ajeteve të Kuranit dhe në komentimin dhe caktimin e saktësisë së hadith-eve të Sunneti Nebevi-ut.

 

Posaçërisht, e dimë që këto autoritete të caktuara nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) janë me të vërtetë të zotët e kësaj pozite dhe të kësaj pune, sepse, asnjë mysliman nuk dyshon në diturinë, devotshmërinë dhe asketizmin e këtyre personave. Allahu i ka pastruar ata prej të gjitha llojeve të papastërtive dhe u ka dhënë diturinë e Librit. Ata, as nuk e kundërshtojnë Kuranin, as nuk: vijnë në kundërshtim me të, dhe as nuk do të ndahen prej tij deri në Ditën e Kiametit. Së fundi, Hz Resulullahu (s.a.a.) në një hadith thotë: “Në mesin tuaj jua lë dy kalifë: Librin e Allahut, që është një litar prej qiellit deri në Tokë dhe familjen time Ehli Bejtin. Ata nuk do të ndahen njëri prej tjetrit deri sa të takohen me mua në hauzin e Kevtherit. 

(Musnedi Ahmed, v.5, f.122: Durr-ul Mensur, v.2, f.60: Kenz-ul Ummal, v.1, f.154: Mexhme-uz Zevaid, v.9, f.162: Jenabiul Mevedde, f.38 dhe 183, Abaka-ul Envar, v.l, f.16: Mustedreki Hakim, v.3, f.148.)

 

Duke i marrë parasysh këto fakte, unë nuk përmbahem prej askujt për të thënë se e kam gjetur rrugën në të cilën jam me ata që janë të sinqertë. Qëllimi im është fitimi i kënaqësisë së Allahut dhe të ndërgjegjes sime para përfitimit të kënaqësisë së tjerëve. Sa i përket kësaj çështjeje, Shiitët kanë të drejtë në lidhje me pasimin e amanetit të Hz Resulullahut (s.a.a.). Shiitët e pasojnë Ehli Bejtin në kuptimin e plotë, i pranojnë ata si Imamë dhe si liderë, dhe i afrohen Allahut duke i dashur dhe duke i pasuar ata.

Dhe, në këtë mënyrë, me lejen e Allahut, do të meritojnë lumturinë e premtuar të Allahut në këtë dhe në botën tjetër. Në ditën e Kiametit, çdo person do të vijë me atë çka ka qenë më i dashur për të në këtë botë. Atëherë, si të mos jenë bashkë Ehli Bejti dhe ata që e kanë dashur dhe e kanë dëshiruar Ehli Bejtin7 Në lidhje me këtë, Zamahsheri thotë:

 

“Dyshimi dhe mosmarrëveshja janë shumuar Çdonjëri thotë se e mban rrugën e drejtë Ndërsa, unë jam lidhur për La ilahe il-lallah Për dashurinë ndaj Ahmedit dhe Aliut Një qen e arriti lumturinë përmes dashurisë ndaj : As-habi Kehfit Si mund të bëhem ndër të mashtruarit nëse e dua Pejgamberin dhe Ehli Bejtin."

 

O Allah, na mundëso që edhe ne të bëhemi ndër ata që mbahen për litarin e velajetit të tyre, që shkojnë në rrugën e tyre, që hipin në anijen e tyre, që besojnë në imametin e tyre dhe dër ata që në Ditën e Kiametit do të vijnë me dashurinë ndaj tyre! Ti me të vërtetë e drejton në rrugë të drejtë atë që dëshiron ta udhëzosh.

 

(Amin, ja Rabbel alemin').