Shumica e kritikave të Ehli Sunnetit ndaj Shiitëve kanë të bëjnë me akuzat e bëra nga ana e pushtetit të Emevitëve dhe Abbasitëve, të cilët ushqenin urrejtje dhe armiqësi ndaj Hz Imam Aliut (a.s.). Madje i kanë lexuar Hz Aliut (a.s.) mallkim dyzet vjet prej foltoreve të xhamive. Për këtë arsye itharët e Hz Aliut (a.s.) i kanë quajtur me të gjitha llagapet e këqija dhe i kanë bërë të gjitha shpifjet që i kanë rënë ndërmend. Madje, si rezultat i përpjekjeve të udhëheqësve mizorë të.
Emevitëve dhe Abbasitëve, më e dashur ishte të thuash për ndonjërin Jahudi sesa Shiit. Të gjitha gjeneratat e ardhshme janë edukuar në atë frymë. Në këtë mënyrë,duke i kundërshtuar besimet e ndryshme të Ehli Sunnetit, Shiitët janë përjashtuar prej xhematit dhe u janë ekspozuar shpifjeve dhe torturave të ndryshme.
Ata i akuzonin Shiitët me të gjitha llojet gënjeshtrave dhe shpifjeve, dhe i quanin ata Ehli Bidat (ata që bëjnë shpifje). Madje, disa prej tyre shkonin edhe më larg mi fjalët dhe sjelljet e tyre kundrejt Shiitëve. P.sh. njëri prej dijetarëve të famshëm të Ehli Sunnetit rrëfe “Vënia e unazës në dorën e djathtë është në përputhje me Sunneti Nebevi-un, por, pasi që Shiitët e kanë bërë këtë si shenjë dalluese për vete, është obligim (farz) braktisja e një tradite të tillë.
(Zemahsheri në librat e tij “Ehli Hidaje” dhe “Rabiul Ebrar” ka transmetuar, “I pari që e ka vënë unazën në dorën e majtë,dhe që është në kundërshtim me Sunneti Nebevi-un, ishte Muavije ibni Ebi Sufjan.)
Huxhet-ul Islam Ebu Hamit el Gazali thotë: “Në të vërtetë rrafshimi i varreve (rregullimi i varrit në formën e katërkëndëshit të ngritur) është i lejuar, por pasi që Rafizitë e kanë bërë këtë shenjë dalluese të vetin, ne kemi rekomanduar ngritjen e. varreve (në formë të trekëndëshit)”.
Ose, Ibni Tejmije, që disa ia kanë dhënë titullin “Muxheddid” (Reformues), thotë:
“Disa dijetarë kanë dhënë fetva që të braktisen disa shenja dalluese që i kanë përvetësuar Shiitët. Sado që braktisja e tyre nuk është obligim, duhet t'i ikim kryerjes së një vepre të tillë dhe të imitimit të tyre sepse në këtë mënyrë do të dallohemi prej traditës së Rafizive. Si duket, qëllimi i qëndrimit larg prej tyre dhe të kundërshtimit të tyre është më i madh se sa qëllimi i kryerjes së asaj vepre të rekomanduar”.
Kur e pyetën Hafëz Irakiun në lidhje me anën e lëshimit të njërit skaj të sarëkut (mbështjellësi i kokës) mbrapa shpine, ai u përgjigj në këtë mënyrë:
“Në lidhje me këtë unë nuk di asnjë hadith tjetër përveç një hadith-i të dobët të cilin e transmeton
Taberiu dhe thotë se. skaji i sarëkut duhet të lëshohet në anën e djathtë mbrapa shpine. Hadith-i mund të jetë i saktë dhe Hz Resulullahu (s.a.a.) ka mundur ta lëshojë atë në anën a djathtë. Pasi që kjo është shenjë dalluese e Shiitëve të Imamijes, duhet të ikim nga ngjashmëria me' ata dhe duhet të heqim dorë prej saj .“ (Zerkani në “Sherh-ul Mevahib”, v.5, f.13)
Subhanellah, la havle ve la kuvvet-e illa billaht Si mund të lejojnë braktisjen e traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) vetëm e vetëm që të dallohen prej Shiitëve dhe këtë e pranojnë haptas”
Athua, në një mënyrë, këta po e pranojnë se Shiitët e pasojnë traditën e Hz Resulullahut (s.a.a) dhe për këtë arsye nuk dëshirojnë t'u ngjasojnë atyre? Athua, duhet t'i pasojmë ata që e braktisin traditën e Hz Resulullahut (s.a.a.), vetëm e vetëm që të dallohen prej Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit dhe pasuesve të tyre të sinqertë” A nuk llogaritet kjo si dhënia e përparësisë ndaj traditës së Muavijes?
Në lidhje me këtë mjafton vetëm të për dim dëshminë e Zamahsherit se Muavija ishte i pari që e ka vënë unazën në dorën e majtë dhe në këtë mënyrë e kundërshtoi traditën e Hz Resulullahut (s.a.a.).
Pastaj, urdhri i Hz Resulullahut (s.a.a.) për faljen e namazeve jo të obliguara (sunnet, mustehap, nafile, etj) nëpër shtëpi dhe jo në xhemat është kundërshtua nga ana e Ymerit, i cili urdhëroi që namazi i teravisë të falet me xhemat në xhami. Këtë e ka regjistruar Buhariu. (Sahihi Buhari, v.7, f.99, te pjesa “Lejimi i përdorimit të forcës për zbatimin e urdhrit të Allahut”)
madje edhe vetë Ymeri ka pranuar se kjo është një bidat (shpifje). (Sahihi Buhari, v.2, .252, “Kitabu Salat-it Teravih”)
Sipas një hadith-i që e transmeton Buhariu nga Abdurrahman ibni Abd-ul Kariu, thuhet: “Në njërën prej netëve të muajit Ramazan, shkuam në xhami dhe pamë se myslimanët ishin duke falur namazin të shpërndarë nëpër grupe ose krye në veti.
Atëherë, Ymeri tha:
“Do të ishte më mirë Sikur të ishin falur të gjithë mbrapa një Imami”. Pastaj, vendosi që të falen mbrapa Ubejj ibni Kabit. Kur shkuam në xhami mbas disa dite dhe e pamë se si njerëzit po falen në Xhemat, Ymeri tha: “Çfarë bidati i bukur është ky bidati."
(Sahihi Buhari, v.2, f.252, “Kilabu Salat-it Teravih”)
Është çuditëse fakti se përkundër ndalimit nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.), ai e ka parë të bukur këtë punë.Kur gjatë Ramazanit sahabet u mblodhën përpara shtëpisë së Hz Resulullahut (s.a.a.) për ta falur namazin jo të obliguar dhe filluan t'i ngritin zërat, Hz Resulullahu (s.a.a.) u tha:
“Frikohem se nëse vazhdoni në këtë mënyrë,namazi jo i obliguar do të bëhet obligim për ju. Shkoni dhe faleni nëpër shtëpi këtë namaz, sepse përveç namazit të obliguar (farz), namazet që falen në shtëpi janë më të virtytshmet."
(Sahihi Buhari, v.7, £99, te pjesa “Lejimi i përdorimit të forcës për zbatimin e urdhrit të Allahut”)
Në mënyrë të njëjtë, është braktisur edhe namazi i udhëtarit (seferi) në formën të cilën e falte Hz
Resulullahu (s.a.a.), dhe në vend të saj është vendosur forma e namazit të udhëtarit Sipas Osmanit. (Sahihi Buhari, v.2, f.35. Aisha duke bërë tevil, e kishte falur namazin e udhëtarit në formën e plotë. f. 36)
Sikur të kishim vazhduar t'i numërojmë rastet tjera të braktisjes së traditës së Hz Resulullahut (s.a.a), atëherë duhet të shkruajmë një libër tjetër. Mjafton vetëm të përmendim faktin se për arsye se Shiitët e kanë mirëmbajtur traditën e Hz Resulullahut (s.a.a.), të tjerët kanë folur haptas për braktisjen e saj, në mënyrë që të dallohen prej Shiitëve.
Tani e parashtrojmë pyetjen: Athua mbas gjithë këtyre që thamë, është e drejtë thënia e disa injorantëve (xhahilave): “Shiitët janë ithtarët e Ali Ibni Ebu Talibit,ndërsa të tjerët të Hz Resulullahut” Athua, ata mund të deklarojnë se nuk e kanë kundërshtuar traditën e Hz
Resulullahut (s.a.a.), sikur që mund të deklarojë Hz Aliu (a.s.)?
Fillimisht, një deklaratë e tillë nuk përputhet me asnjërin prej argumenteve të qarta të Kuranit dhe të Sunnetit, sepse, Hz Aliu (a.s.) është interpretuesi i parë i Sunneti Nebevi-ut dhe i pari prej atyre që veprojnë në përputhje me këtë traditë. Në lidhje me të, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:
“Afërsia e Aliut ndaj meje është sikur afërsia ime ndaj Zotit."
(Savaikuul Muhrika, f.106: Zehair-ul Ukba, f.64: Er Rijaz-un Nezira, v.2, f.215, Ihkak-ul Hakk, v.7, f.217)
Pra, sikur që ka qenë Hz Resulullahu (s.a.a.) komunikuesi (njoftuesi) i vetëm i Allahut, ashtu edhe
Hz Aliu (a.s.) ka qenë komunikuesi i vetëm i Hz Resulullahut (s.a.a.). Faji i Hz Aliut (a.s.) është
mospranimi i kalifatit të atyre që ishin para tij si të vlefshëm, ndërsa faji i Shiitëve është se e kanë pasuar atë dhe e kanë refuzuar kalifatin e Ebu Bekrit, Ymerit dhe Osmanit. Për këtë arsye, Shiitët i kanë quajtur si “Rafizi” (Refuzuesit). (Sigurisht që me këtë emër mund t'i quajmë të tjerët, që e kanë merituar këtë llagap).
Kritika e Ehli Sunnetiti ndaj Shiitëve buron prej dy shkaqeve:
1-Armiqësia e Shiitëve ndaj propagandës së Beni Umejëve, që është bazuar në shpifjen e hadith-eve të rreme, me qëllim të mbajtjes së pushtetit në këmbë.
2-Shiitët në asnjë kohë nuk i kanë pranuar kalifët që kanë sunduar krahas Ehli Bjetit dhe asnjëherë nuk i kanë mbyllur sytë kundrejt ixhtihadit të udhëheqësve mizorë krahas vendimeve të prera ekzistuese.
Posaçërisht, i kanë kundërshtuar sundimtarët e Beni Umejëve në krye me Muavijen. Për këtë arsye, çdo hul që dëshiron të studiojë mosmarrëveshjen në mes Ehli Sunnetit dhe Shiitëve, duhet të fillojë prej ditës së Sakifes dhe do të vërejë se ky është burimi dhe boshti i të gjitha mosmarrëveshjeve. Argumenti më i madh për këtë është se Ehli Sunneti i kritikon vëllezërit
Shiitë më së shumti në lidhje me kalifatin dhe aty është edhe përqendrimi më i madh i interesimit të tyre.
Si shembull tjetër mund të përmendim numrin e Imamëve,caktimi i Imamatit përmes vendimit të prerë,masumijeti i Imamëve, dituria e tyre, shtirja (takije),beda-ja dhe besimi në Imam Mehdiun (a.s.) e premtuar.
Nëse i lëmë anash emocionet dhe i analizojmë pikëpamjet e të dy anëve, do të vërejmë se nuk ekziston ndonjë dallim i madh në besimet e tyre. Kur t'i lexojë .librat e Ehli Sunnetit, njeriu do të fitojë përshtypjen se Shiitët i kanë kundërshtuar të gjitha parimet dhe rregullat e Islamit dhe kanë themeluar një fe të re. Çdo hulumtues i drejtë do të kuptojë se të gjitha besimet e Shiitëve i kanë rrënjët te Kurani dhe Sunneti. Madje,edhe ata që i kritikojnë Shiitët, në librat e tyre pranojnë se janë të sigurta parimet që i formojnë themelet e besimit Shiit. Në besimin Shiit nuk ka asnjë aspekt që e kundërshton mendja, apo transmetimi i rrëfimit apo edhe morali. Për të vërtetuar vërtetësinë e Këtij deklarimi, do t'i analizojmë një nga një të gjitha çështjet e lartpërmendura që janë temë e kritikës së Ehli Sunnetit.