FJALA HYRËSE

 

Përshëndetja dhe mëshira qofshin për të Dërguarin e ndershëm, zotërinë dhe të afërmin tanë Muhammedin (s.a.a.) dhe Ehli Bejtin e tij.I lutem Allahut ta udhëzojë Ummetin e Muhammedit. Derisa të bëhet Ummeti më i mbarë dhe

derisa të gjithë njerëzit të tubohen nën flamurin e udhëzimit të Hz Mehdiut (a.f.). “Edhe nëse nuk e pëlqejnë jobesimtarët, Allahu do ta plotësojë dritën eTij”.

 

Çdo fe bazohet në disa besime dhe këto besime bazohen në disa parime dhe koncepte. Këto besime mund të vërtetohen përmes argumenteve dhe provave të qarta të cilat mund t'i pranojë mendja e çdo personi.

Vetëm në këtë mënyrë besimtarët mund t'i thirrin dhe t'i bindin të tjerët që të besojnë në atë që besojnë edhe vetë.

Përkundër kësaj, ekzistojnë disa dukuri që, në fazën e parë të besimit përmes mendjes dijetarët kanë vështirësi

për t'i shpjeguar. Për shembull, çdokush e di që zjarri është djegës dhe shkatërrues, por, po ky zjarr qe bërë i

ftohtë dhe shpëtues për Hz Ibrahimin (a.s.) sipas urdhrit të Allahut.

 

Pastaj, edhe shkenca që nuk mund ta shpjegojë këtë, Hz Ibrahimi (a.s.) i bëri copa-copa disa zogj dhe i shpërndau nëpër male të ndryshme copat e tyre, pastaj më urdhrin e Allahut u ringjallën dhe erdhën para tij. Një tjetër rast është kur me dorën e Hz Isës (a.s.) janë shëruar personat që kanë qenë të verbër prej lindjes,

Personat e sëmurë prej lëpozës dhe është ringjallur personi i vdekur. Vështirë që këto dukuri mund të shpjegohen me dituritë pozitive ekzistuese.

 

Të gjitha këto janë çudirat (muxhizet) e Allahut që janë realizuar nëpërmes duarve të të Dërguarve të Tij.

Shembuj të tillë ka shumë në mesin e Myslimanëve, Krishterëve dhe Hebrenjve. Sjellja e çudirave dhe shfaqja e ngjarjeve të jashtëzakonshme nga ana e Allahut nëpërmes të Dërguarve të Tij ka për qëllim t'u tregojë njerëzve se ata janë të paaftë që t'i kaplojnë të gjitha gjërat ekzistuese me dituritë dhe mendjet e tyre. Allahu u ka dhënë njerëzve shumë pak dituri. Ndërkaq, shumica e njerëzve i zhvlerësojnë dhuntitë e Allahut, madje disa prej tyre e mohojnë edhe ekzistimin e Tij.

 

Disa të tjerë,duke u bazuar në mendjet dhe dituritë e tyre, e kanë shpallur veten Zot në vend të Allahut të Lartësuar. Të gjitha këto përpjekje janë bërë për shkak të mendjes së shkurtër dhe paditurisë së tyre. Vetëm Allahu e di se çka

kishin bërë ata sikur t'u ishte dhënë atyre e tërë diturial.

 

Për këtë arsye, për një Mysliman besimet dhe bindjet e tija paraqesin themelin e tij dhe këto besime dhe bindje

duhet të merren nga Kurani, që është një libër me një rëndësi të jashtëzakonshme, dhe nga hadith-et (thëniet) e

Hz Resulullahut (s.a.a.).

 

Prandaj, do t'i analizojmë besimet e Ehli Sunnetit dhe' të Shiitëve në lidhje me Kuranin dhe Sunneti Nebevviun (Tradita e Hz Resulullahut s.a.a.) në një kapitull të veçantë dhe pastaj do të merremi edhe me çështjet kontestuese për të cilat e akuzojnë njëri-tjetrin,pa pasur nevojë fare për një gjë të tillë. Qëllimi im është shpjegimi i atyre gjërave në të cilat besoj se janë të vërteta dhe t'u dal në ndihmë atyre që dëshirojnë t'i hulumtojnë këto çështje dhe tema dhe, atyre që për qëllim e kanë sigurimin e një mendimi esencial, i cili bazohet në unitetin Islam dhe ku çdonjëri mund ta japë kontributin e tij.

 

I lutem Allahut me dëshirë që të na bashkojë në rrugën e Tij, të dashurisë dhe të kënaqësisë, të na dhurojë arritjen e suksesit dhe bashkimin e myslimanëve rreth të vërtetës së vetme. Me të vërtetë Ai është i Shenjtë dhe ka mundësi për gjithçka.