Shiitët besojnë se Dymbëdhjetë Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit janë masum — të pastër nga të gjitha mëkatet dhe papastërtitë, qofshin ato të kryera me apo pa dije,fshehtas apo haptas. Po ashtu, Shiitët besojnë se të Dërguarit dhe Imamët janë masum edhe prej gabimeve dhe harresës, sepse, Imamët (a.s.) janë mbrojtësit dhe zbatuesit e fesë. Në këtë çështje, pozitat e tyre janë të njëjta sikur të të dërguarve. Argumentet që e vërtetojnë masumijetin e të dërguarve dhe të cilat pranohen si të vërteta, të njëjtat argumente duhet t'i pranojmë edhe për masumijetin e Imamëve'”.
(Akaid-ul-Imamijje,f.67,kredoja (akaid) numer 24)
Shiitët besojnë se Dymbëdhjetë Imamët e Ehli Bejtit janë caktuar trashëgi ë të Hz Resulullat
(s.a.a.) me urdhrin e Allahut, dituria e tyre është e dhënë nga ana e Allahut dhe nuk është përvetësuar përmes të mësuarit. Pasi që janë udhëheqësit e të gjithë robërve të Allahut në sipërfaqen e Tokës, atëherë është e nevojshme që të besohet se janë të pastër nga të gjitha
mëkatetdhe gabimet.Athua,ky besim është në kundërshtim me Kuranin dhe Sunnetin apo mendja nuk mund ta pranojë këtë?
Apo, është diçka që feja Islame refuzon një gjë të tillët Apo ndoshta, ky besim ia ul vlerën e të Dërguarit apo Imamit” Këtë besim e konfirmon Libri i Allahut dhe Sunneti Nebevviu dhe nuk është në kundërshtim me parimet e mendjes së shëndoshë.
Të fillojmë me ajetet e Kuranit:
Në ajetin e 33-i sures Ahzap shkruan:
“Allahu, me të vërtetë, dëshiron që nga ju —o, Ehli Bejti — të largojë mëkatet dhe t'ju pastrojë plotësisht.”
Në këtë ajet, fjala “Uju pastrojë plotësisht”, nëse nuk nënkupton ijetin e I , atëherë çka nënkupton ajo?
Në ajtin e 20-të të sures Araf Allahu thotë:
“Me të vërtetë ata të cilët i frikësohen Allahut,porsa i godet ndonjë ngatërresë e djallit, fillojnë të
mendojnë dhe menjëherë fillojnë ta shohin të vërtetën”.
Kur dëshiron djalli të devijojë madje edhe një besimtar të thjeshtë që zotëron devotshmërinë, Allahu nuk do të lejojë një gjë të tillë dhe do ta mbrojë atë prej dinakërive të djallit, duke e përkujtuar dhe duke e bërë që ta vërejë të vërtetën. Atëherë, nuk është për t'u çuditur nëse Allahu ua:fal tiparet e larta atyre. që janë të pastër prej të gjitha llojeve të papastërtive. .
Në ajetin e 32-të të surës Fatir, Allahu thotë:
“Pastaj Ne ua lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur”.
Padyshim që të zgjedhurit e Allahut janë masumë.Hz Imam Riza (a.s.) e citoi këtë ajet përpara kalifit Memunit, si argument se këta janë ata (Ehli Bejti) që i ka zgjedhur Allahu dhe u ka lënë trashëgim Librin.Këtë e pranuan të gjithë dijetarët që ishin mbledhur aty sipas ftesës së kalifit dhe që i parashtronin pyetje Hz Imam Musa Kazimit (a.s.).
Këta janë vetëm disa shembuj që e qartësojnë masumijetin e Imamëve. Ka edhe ajete të tjera si p.sh.:“Dhe ata i caktuam si Imamë që do të udhëzojnë sipas urdhrit tonë”, por me kaq do ta përmbyllim temën,sepse qëllimi ynë është vetëm shpjegimi i shkurtër i kësaj teme.
Tani të përmendim edhe disa hadithe në lidhje me këtë temë:
“O ju njerëz, ju lë në mesin tuaj një gjë të tillë që nëse e përqafoni, asnjëherë nuk do të devijoni nga rruga e drejtë: Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin."
(Sahihi Tirmizi. V.5, f.328: Mustedreki Hakim, v.3, f.148,Musnedi Ahmed ibni Hanbel, v.5, f.189.)
Sikur që mund të vërejmë nga ky hadith, Imamët janë masurë, sepse, së pari, Ehli Bejti dhe Libri i
Allahut janë përmendur bashkë, ndërsa Kurani është masum. Te Kurani nuk mund të depërtojë e pavërteta as nga përpara as nga mbrapa: ai është fjala e Allahut dhe nëse dikush dyshon në të, do të llogaritet si i pafe. Dhe, është e sigurt që më meritori për zbatimin e Librit të Allahut duhet të jetë ai që edhe vetë është masum. Së dyti, hadith-i na qartëson se kush i përqafon ata, asnjëherë nuk do të devijojë prej rrugës së drejtë.
Atëherë, hadith-i na bën të qartë se Kurani dhe Ehli Bejti janë masumë prej gabimeve, sepse, njeriu mund të mbetet në rrugën e drejtë vetëm nëse e pason masum-in.
Në një hadith tjetër Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:
“Në mesin tuaj, Ehli Bejti im është sikur anija e Nuhut, kush hip mbi anije do të shpëtojë dhe kush
mbetet jashtë saj, do të fundoseti."
(Mustedreki Hakim. v.2, 343: Kenz-ul Ummal, v.5, f95:Savaik-ul Muhrika. f.184.)
Edhe ky hadith na vërteton për masumijetin e Imamëve, për këtë arsye thotë se kush hip në anije do të shpëtojë dhe të tjerët do të fundosen.
Në një hadith tjetër Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:
“Çdokush që dëshiron të jetojë si unë, të bëhet si unë dhe që dëshiron të hyjë në xhenetin e premtuar të Huldit, le të pranojë velajetin e Aliut dhe të pasardhësve të tij. Ata asnjëherë nuk do të ndahen nga rruga e drejtë dhe nuk do të devijojnë."
(Kenz-ul Ummal, v.6, f.155: Mecmauz Zevaid, v.9, f.108:Ibni Haxher në “El Isabe, Xhamul Kebir, Tarihi Ibni Asakir,v.2. f.99, Mustedreki Hakim, v.3, f.128, Hileyt-ul Evliya, v.4,f.349: Ihkak-ul Hakk, v.5. f.108)
Në këtë hadith tregohet qartë se Imamët (a.s.) e Ehli Bejti, e që janë pasardhësit e Hz Aliut (a.s.), janë masumë nga gabimet, sepse është qartësuar se Ehli Bejti nuk do t'i çojë në rrugë të gabuar ata që do t'i pasojnë. Ndërsa, ai që ka mundësi të gabojë, nuk ka mundësi ta udhëzojë popullin duke u ikur të gjitha llojeve të devijimeve.
Në një hadith tjetër, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:
“Unë jam mbrojtësi ndërsa Aliu është udhëzuesi i rrugës së drejtë, dhe mbas meje o Ali, njerëzit do të udhëzohen në rrugën e drejtë përmes teje."
(Tefsiri Taberi, v.13, f.208: Tefsiri Razi, v.5, f.27115 Tefsiri ibni Kesir, v.2, f.502: Tefsiri Shevkani, v.3, f.70: Tefsiri Durr-ul Mensur, v.4, f.45: Nur-ul Ebsar, f.71, Mustedreki Hakim. v.3, f.129, Tefsiri ibni Xhevzi, v.4, f.3075 Shevahid-ut Tenzil, v.1, f.293: El fusul-ul Muhimme ve Jenabilul Mevedde.)
Në këtë hadith, nuk është e fshehtë aspak për zotëruesin e mendjes se Imam Aliu (a.s.) është masum.Ndërsa, Imam Aliu (a.s.) ka bërë të qartë se edhe vetë, edhe pasardhësit e tij janë masumë. Në një fjalim, për Ehli Bejtin në mes tjerash ka thënë:
“Ku jeni duke shkuar” Kah jeni drejtuar” Flamujt janë lartësuar, ajetet janë më tepër se të qarta dhe
shenjat janë vendosur. Atëherë, ku po devijoni” Dhe, si mund të verbëroheni7 Ndërsa, Ehli Bejti i i Perj gamberit është në mesin tuaj. Ata janë e fesë dhe argumentet e të vërtetës. Atëherë, jepuni
atyre vendin në shkallën më të mirë të Kuranit dhe vraponi mbas tyre sikur që vrapojnë devetë e etshme për të arritur deri tek uji. O njerëz, binduni Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me këtë çështje. Ai që është ndër ne, edhe nëse vdes nuk është i vdekur, dhe edhe nëse kalbet nuk është i kalbur. Mos flisni atë çka nuk dini dhe nuk keni njohuri për të. Pjesa më e madhe e së vërtetës janë gjërat që janë të rënda për ju dhe të cilat i mohoni. Nëse nuk keni dëshmi që është në favor të personit, atëherë faleni atë. A nuk jam unë prej “Sakalejnit” (dy amanete të çmueshme) në mesin tuaj,që të madhin e mbajtët dhe të voglin e keni lënë në një skaj? Përkundër kësaj, unë e vendosa flamurin e Imamit në mesin tuaj...”
(Fajlimi i Imam Aliut nga Nehxh-ul Belaga, f.155. Duke e sqaruar këtë fjalim, Shejn Muhammed Abduhu përveç tjerash shkruan: “Sipas kësaj, edhe nëse vdes njëri prej Imamëve të Ehli Bejtit, ai nuk është i vdekur, sepse, shpirti i tij vazhdon të shpërndajë dritën e tij në botën që shihet dhe në të cilën jetojmë (Alemi Zuhur).)
Mbas gjithë këtyre ajeteve të Kuranit, hadith-eve nga Sunneti Nebevi-u dhe fjalëve të Imam Aliut (a.s.), athua zotëruesi i mendjes dhe i drejtësisë mund të refuzojë pranimin e masumijetit të Imamëve, të cilët Allahu i ka zgjedhur për të udhëzuar në rrugën e drejtë?
Mendja dhe drejtësia nuk mund të refuzojnë një gjë të tillë, përkundrazi ata e shohin si të nevojshëm ekzistimin e një udhëzuesi hyjnor deri në Ditën e Kiametit. Personi që ngarkohet me detyrën e prijësit dhe të udhëzuesit, nuk duhet të jetë një person që është i shtypur prej mëkateve dhe harresave: sepse, vetë ai do të bëhet shkaktari i devijimit të njerëzve.
Njeriu i tillë duhet të zotërojë epërsinë sipas virtyteve dhe meritave në një shkallë të tillë saqë nuk
mund të krahasohet me të tjerët. Zotërimi i vetive të tilla do të sigurojë lartësimin e gradave përpara syve të popullit dhe fitimin e respektit të popullit pa u frikuar populli se do të mashtrohet apo ka të bëj dyfytyrësi. Duke qenë kështu rasti, pse atëherë i sulmojnë këta?
Nëse i dëgjon apo i lexon kritikat e Ehli Sunnetit në lidhje me temën e masumijetit, do të fitosh përshtypjen se Shiitët mund ta etiketojnë cilindo person me vulën e masumijetit apo do të dosh se besimi në masumijet nuk i takon Islamit dhe është pabesim (kufr). Ndërsa,asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë. Kuptimi i masumijetit në Shiizëm, ka të bëjë me mbrojtjen hyjnore të personit nga mashtrimi i shejtanit, nga fitorja e epshit më të ultë (nefsi emmare) ndaj mendjes dhe nga kryerja e mëkateve.
Siç e cekëm më lart, te ajeti i 207-të i sures Araf,Allahu na bën me dije se i mbron madje edhe robërit e devotshëm nga këto që i cekëm më lart. Allahu thotë:
“Me të vërtetë ata të cilët i frikësohen Allahut,..porsa i godet ndonjë ngatërresë e djallit, fillojnë të
mendojnë dhe menjëherë fillojnë ta shohin të vërtetën”.
Sigurisht që në këtë ajet, aty ku përmendet mbrojtja nga mëkatet, nuk ka të bëjë me masumijetin në kuptimin e përgjithshëm. Prandaj, për një gjendje të caktuar në të cilën ndodhet robi, Allahu do ta mbrojë robin prej mëkatit kalimtar përderisa të ekzistojë shkaku i devotshmërisë tek ai rob, nëse shkaku i devotshmërisë zhduket, atëherë edhe mbrojtja do të largohet. Nëse një rob nuk zotëron devotshmëri,sigurisht që Allahu nuk do ta mbrojë atë person. Imami i zgjedhur nga ana e Allahut, asnjëherë nuk do të ndahet nga devotshmëria. Për këtë arsye, ai është i mbrojtur
vazhdimisht prej të gjitha papastërtive dhe mëkateve sipas urdhrit të Allahut nëpërmes Shpirtit të Shenjtë (Ruh-ul Kudus). Tregimi i përmendur në Kuran për Hz Jusufin (a.s.) ka të bëjë me këtë mirësi të Allahut. Në ajetin e 24-të të sures Jusuf, Allahu thotë:
“Ajo mësyni atë qëllimisht, e sikur të mos kishte parë argumentin e Zotit të vet, edhe ai do bënte atë çka kishte vendosur. Ashtu u bë që nga ai të largojmë të keqen dhe amoralitetin, sepse ai me të vërtetë është nga robërit tanë të sinqertë”.
Disa komentues të Kuranit kanë shkruar se Hz Jusufi (a.s.) kishte ndërmend të bënte zina: pejgamberet e Allahut janë shumë larg prej veprave të tilla.Përkundrazi, ai kishte vendosur që ta godasë dhe ta largojë atë grua, por Allahu e kishte mbrojtur atë edhe nga bërja e një gabimi të tillë. Po ta kishte goditur do të bëhej shkas për ngritjen e akuzës për dhunim dhe për njollosje. Allahu e mbrojti Hz Jusufin (a.s.) prej njollosjes.