Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit

 

Një prej çështjeiie të besimit ku nuk mund të bien në pajtim Shiitët dhe Sunnit-ët është edhe çështja e Masumijet

(Të qenët i pastër prej mëkateve dhe gabimeve (shën. i. përkth.))

 

Sipas Shiitëve, profetët e Allahut janë masum edhe para fillimit të misionit të tyre, edhe pas fillimit të misionit. Por, sipas Sunnit-ëve ata janë masum vetëm në ato çështje që kanë të bëjnë me fjalët e pranuara nga ana e Allahut, ndërsa në çështjet tjera nuk dallohen prej njerëzve të thjeshtë, dhe gjatë marrjes së vendimeve ata mund të gabojnë ose të marrin vendimet e duhura.

 

Në lidhje me këtë, Sunnit-ët kanë transmetuar disa rrëfime ku Hz Resulullahu (s.a.a.) në shumë raste ka bërë gabime (neuzu bil-lah) dhe pastaj disa sahabe e kanë përmirësuar atë duke e drejtuar Hz Resulullahun (s.a.a.) kah e vërteta. Për shembull, gjoja Hz Resulullahu (s.a.a.) paska gabuar në lidhje me robërit e luftës së Bedrit dhe se Ymeri paska dhënë vendimin e drejtë, dhe sikur të mos kishte qenë Ymeri, Hz Resulullahu (s.a.a.) do të kishte pësuar!  

(Këtë e transmeton Ibni Kethiri në librin e tij "El Bidajetu ven Nihje" nga ana e Ahmed b. Hanbelit, Muslimit, Ebu Davudit dhe Tirmidhiut)

 

Ose, në një rast tjetër kur Hz Resulullahu (s.a.a.) është shpërngulur në Medine, paska thënë "Mos i shartoni degët e hurmës, sepse nëse i shartoni do të japin më pak fruta". Por, përkundrazi hunnat paskan dhënë fruta të dobëta dhe këta kanë ardhur te Hz Resulullahu (s.a.a.) për t'u ankuar. Me këtë rast Hz Resulullahu (s.a.a.) paska thënë "Punët e kësaj bote ju i dini më mirë se unr. Sipas një rrëfimi tjetër paska thënë: "Unë jam vetëm një njeri; nëse ju urdhëroj diçka në lidhje me fenë, përmbajuni asaj, por nëse ju urdhëroj diçka sipas mendjes sime, unë jam vetëm një njeri"

(Sahihi Muslim, libri i El Fezail v.7, f.95; Musnëdi Ahmëd v.1, f.162 dhë v.3, f.152)

 

Në një rrëfim tjetër të Ehli Sunnetit thuhet se Hz Resulullahut (s.a.a.) i paskan bërë sehir (magji) dhe se ai nuk paska ditur për këtë disa ditë me radhë. Madje paska paramenduar se është gjendur edhe në marrëdhënie intime me gratë e tija, por në realitet nuk ka ndodhur një gjë e tillë fare."

(Sahihi Buhari v.7, si edhe shumë punë tjera paska paramenduar se ka kryer. (Sahihi Buhari v.4, f.68)

 

Sipas një rrëfimi tjetër, Hz Resulullahu (s.a.a.) ishte duke falur namazin dhe nuk paska ditur se sa reqatë i ka falur (Sahihi Buhari v.1, f.123 dhe v.2, f.65), ose me një rast tjetër paska fjetur gjatë faljes së namazit dhe aq i rëndë paska qenë gjumi i tij sa që-e kanë dëgjuar edhe gërhitjen e tij, dhe pasi që është zgjuar ka vazhduar namazin pa e përtërirë fare abdesin. (Sahihi Buhari v.1, f.37, 44 dhe 171)

 

Dhe, prapë në një rast tjetër, qenka zemëruar dhe paska mallkuar dhe sharë një person që nuk e ka merituar këtë mallkim, dhe më pastaj paska thënë: "O Allah, unë jam vetëm një njeri; nëse e mallkoj ose e shaj ndonjë mysliman, Ti jepja atij një sevap dhe një mëshirë si kundërshpërblim".

(Sunen-i daremi, Kitab-ur Rikak )

 

Në një rrëfim tjetër, Hz Resulullahu (s.a.a.) paska qenë i shtrirë në shpinë dhe rne këmbët e hapura në shtëpinë e Aishes. Në një moment hyn në dhomë Ebu Bekri dhe Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk reagon fare dhe vazhdon të bisedojë me të duke qëndruar i shtrirë. Më vonë hyn edhe Ymeri, por prapë vazhdon të bisedojë edhe me të duke qëndruar i shtirë. Por, kur kërkon leje për të hyrë në dhomë Osmani, atëherë Hz Resulullahu (s.a.a.) ngrihet dhe e rregullon veshmbathjen dhe e pënnbledh veten. Kur e pyet Aisha për arsyen e këtij veprimi, Hz Resulullahu (s.a.a.) përgjigjet: "Si të mos turpërohem prej një personi, prej të cilit turpërohen engjëit"

(Sahihi Muslim, Bab-u Fezail-i Osman v.7, f.I 17)

 

Në një rrëfim tjetër, gjatë muajit të Ramazanit Hz Resulullahu (s.a.a.) paska qëndruar xhunub (gjendja pas kryerjes së marrëdhënies intime) deri në mëngjes dhe nuk e paska falë namazin e sabahut me kohë. (Sahihi Buhari, v.2, f.232 dhe 234)

 

Dhe shumë rrëftme e transmetime të tilla që nuk përputhen fare me misionin e të dërguarve dhe me mendjen e shëndoshë, mund të gjenden në librat burimore sunnit-e të hadith-eve.

(Sahihi Buhari, v.3, f.I14 dhe v.7, f.96)

 

Por, Shiitët duke u bazuar në mësimet që kanë marrë nga ana e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, besojnë se të gjithë të dërguarit, e posaçërisht i Dërguari i fundit, Hatemun Nebijin Hz Muhammedi (s.a.a.), janë të pastër prej të gjitha llojeve të mëkateve dhe të gabimeve qofshin ato të vogla apo të mëdha, dhe e mbajnë larg të Dërguarin prej këtyre përshkrimeve të pahijshme. Sipas Shiitëve, Hz Resulullahu (s.a.a.) është i pastër prej të gjitha gabimeve, harresave apo edhe bërjes së magjisë ndaj tij; ose thënë shkurt prej gabimeve, mëkateve dhe prej faktorëve që e bllokojnë mendjen. Madje, Hz Resulullahu (s.a.a) nuk ka ngrënë përderisa ishte në  rrugë duke ecur, nuk qeshte me zë të lartë, nuk bënte shaka në vende të pahijshme përpara syve të njerëzve dhe u ikte të gjitha sjelljeve që nuk përputhen me kodin e mirësjelljes dhe misionin e të dërguarve.

 

Si mund të përfytyrohet që Hz Resulullahu (s.a.a.) të bashkojë faqen e tij me faqen e gruas para syve të njerëzve dhe të shikojnë vallëzuesen duke lozur.!? (Sahihi Buhari, Kitab-ul Ijdejn v.3, f.228 dhe v.2, f.3)

 

Ose, duke qenë prezent edhe gruaja e Hz Resulullahut (s.a.a.) në një luftë bashkë me të, hyjnë në garë të vrapimit, ku herën e parë fiton gruaja ndërsa herën e dytë fiton Hz Resulullahu (s.a.a); dhe, mbas kësaj Hz Resulullahu (s.a.a.) thotë: "Tani jemi baras"

(Musnedi Imam Ahmed b. Hanbel, v.6, f.75)

 

Këto lloje të hadith-eve që janë në kundërshtim me masumijetin e të Dërguarit, Shiitët i konsiderojnë si të shpifura nga ana e Emevitëve dhe shërbyesve të tyre, me qëllim të uljes së vlerës së të Dërguarit (s.a.a.) dhe për t'i arsyetuar veprimet dhe gabimet e tyre të turpshme, të cilat i ka regjistruar edhe historia.

 

Sipas disa hadith-eve tjera të shpifura, HzResulullahu (s.a.a.) e paska vërejtur Zejneben, gruan e

Zejdit, duke i krehur flokët dhe qenka dashuruar tek ajo,dhe pastaj kishte thënë: "Subhanallah-i Mukallibel Kulub" që do të thotë "E lartësoj Allahun, i Cili ndryshon gjendjet e zemrave".

(Tefsir-ul Xhelalejn, duke bërë komentimin e ajetit "Nëse dëshiron ta fshehësh atë që Allahu dëshiron ta bëjë publike")

 

Ose, duke e favorizuar Aishen prej grave tjera, ato vijnë për t'u ankuar te Hz Resulullahu •(s.a.a.) për të kërkuar që të veprojë me drejtësi, ku herën e parë kanë ardhur me Hz Fatimen dhe herën e dytë me të bijën e Xhehshit, Zejneben. (Sahibi Muslim, Bab-u Fezaili Aishe, v.7, f.. I 3b)

 

Thënë shkurt, nëse Hz Resulullahu (s.a.a.) paska bërë gabime (neuzu bil-lah) të tilla dhe nëse i ka ndjekur pasionet, atëherë nuk mund të fajësohen personat si Muavije bin Ebu Sufjan, Mervan bin Hakem, Amr bin As dhe Jezid bin Muavije që i kanë kryer mëkatet e mëdha, duke mbytur njerëz të pafajshëm dhe të ndaluarën e kanë konsideruar si të lejuar.

 

Imamët (a.s.)e Ehli Bejtit kanë deklaruar se Hz Resulullahu (s.a.a.) është i pastër prej të gjitha gabimeve dhe mëkateve, dhe i kanë komentuar të gjitha ajetet që në kuptimin e jashtëm na duken si të kundërta me masumijetin e Hz Resulullahut (s.a.a.).

 

Ajetet e tilla janë: "E mërroli fytyrën dhe u kthye", ose "Që të falen gabimet e tua të kaluara dhe të ardhshme", ose "Me të vërtetë Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit" si dhe "Allahu të faltë, pse u dha leje atyre". Asnjëri prej këtyre ajeteve nuk është në kundërshtim me masumijetin e Hz Resulullahut (s.a.a.), sepse kuptimi i brendshëm i tyre është metaforik dhe nuk ka të bëjë me kuptimin e jashtëm të ajetit. Të shumta janë shprehjet e tilla në gjuhën arabe.

 

Ata që dëshirojnë më shumë në lidhje me këto ajete, mund të lexojnë tefsiret (komentet e Kuranit) e dijetarëve Shiitë sikurse që janë "El Mizan" i Allame Tabatabait, "El Bejan" i Ajetullah Hoit, "El Keshif" të Muhammed Xbevad Mugniut, "El Ihtixhaxh" i Tabersit, si dhe në librat e shumta të hadith-eve. Unë do të ndalem vetë në pika të shkurtra në lidhje me besimet e të dy grupeve dhe këtu nuk dua të lëshohem në shpjegimin e detajuar lidhur me pikëpamjen e besimit tim për masumijetin. Unë e mbroj pikëpamjen sipas së cilës I Dërguari (s.a.a.) dhe zbatuesit e testamentit të tij janë masum. Ky besim më ka rehatuar dhe më ka mbyllur derën e mëdyshjes dhe habisë.

 

Pohimi se të Dërguarit janë masum vetëm gjatë komunikimit të fjalës së Allahut, është një pikëpamje që nuk mund të vërtetohet me asnjë argument. Sepse, në këtë mënyrë nuk mund të gjejmë një dëshmi sipas të cilit mund ta dallojmë fjalën e folur nga vetë mendja e të Dërguarit prej fjalës që është prej Allahut. Në këtë rnënyrë do të jetë e pavend të themi se kjo fjalë është masum e tjetra jo. Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej pikëpamjes që ia hap rrugën dyshimit, mëdyshjes dhe kundërshtimit.

 

Më kujtohet një diskutim që kam pasur me miqtë e mi, pasi që e pata zbuluar të vërtetën. Unë u mundohesha t'u dëshmoj atyre se Hz Resulullahu (s.a.a.) ishte masum, ndërsa ata mundoheshin të deshmojnë se ishte masum vetëm gjatë komunikimit të Kuranit. Në mesin e tyre gjendej edhe një dijetar i shquar prej Tuzitit .(vend që gjendet në regjionin e El Xheridit, në jug të Tunisit). Në mesin e tyre, ky ishte i njohur si një person inteligjent, i dijshëm dhe mendjemprehtë. Pasi që u mendua pakëz, ky dijetar tha: "Shoke, erdha në një përfundim në lidhje me këtë temë". Përnjëherë të gjithë u kthyem kaS ai dhe i tharnë: "Po, si jo, urdhëro e na trego". Ai më tha:

"Pikëpamja e Tixhanit në lidhje me masumijetin është e vërtetë dhe e drejtë. Edhe ne duhet të besojmë se Hz Resulullahu (s.a.a.) është masum në mënyrë absolute. Në të kundërtën mund të dyshojmë edhe në vetë Kuranin".

Kur e pyetën për arsyen e kësaj, ai u përgjigj: "Athua në fund të cilës sure të Kuranit e kemi nënshkrimin e Allahut?"

Me nënshkrim dijetari nënkuptonte simbolin në fund të letrës ose të marrëveshjes, që na bën me dije se kush është autori i atij shkrimi.

 

Ky konstatim ia tërhoqi vëmendjen e çdonjërit, sepse me këtë preku në një çështje delikate. Njëri që nuk është fanatik dhe që është i paanshëm, nëse mendon pak më thellë, do të përballet më këtë të vërtetë. Besimi, se Kurani është fjalë e Allahut, kërkon që të pranohet masumijeti absolut i të gjitha fjalëve dhe veprave të atij që është i dërguar. Sepse, nëse personi i tillë nuk është masum në mënyrë absolute, atëherë ai nuk mund të bëhet një burin-1 i sigurt për njerëzit që nuk mund ta shohin atë të vërtetë, dhe të deklarojë se është duke e pranuar shpalljen prej Allahut nga ana e Xhebrailit. Ose me fjalë tjera, kjo mjafton për të dëshmuar se Kurani është një mrekulli (muxhize) dhe një libër hyjnor dhe se me të vërtetë Muhammedi (s.a.a.) është i dërguari i Allahut.

 

Besimi, se të gjitha detajet që përmenden në Kuran, si p.sh. çdo fjalë apo çdo shkronjë e tij, është pranuar nga ana e Allahut dhe se nuk është ndërruar asgjë prej tij, është e lidhur me masumijetin absolut të të Dërguarit prej të gjitha gabimeve të vogla apo të mëdha. Shiitët besojnë në mënyrë të njëjtë edhe për të gjithë të dërguarit e tjerë. Pikëpamja Shiite në lidhje me masumijetin është një pikëparnje që e kënaq zemrën e njeriut dhe që i asgjëson të gjitha vesveset e nefsit si dhe të atyre që kërkojnë nxitje dhe përçarje. Besimi i Shiitëve është një besim i sigurt që ua mbyll rrugën të gjithë armiqve të fesë islame të cilët mundohen ta shkatërrojnë fenë dhe besimin tonë dhe që mundohen t'i atribuojnë të Dërguarit (s.a.a.) ndonjë të metë. Në të shumtën e rasteve, kur dëshirojnë t'i atribuojnë ndonjë sjellje apo fjalë të Dërguarit (s.a.a.), si argument ata e pënnendin Sahih-i Buhariun dhe Muslimin. Ndërsa në realitet, Hz Resulullahu (s.a.a.) është i pastër prej veprimeve të tilla.

 

Në faqen e 152-të të vëllimit të tretë të Buhariut me emrin Libri i Shehadetit, është i shkruar ky hadith: "Ibni Ubejd b. Mejmumi na transmeton këtë rrëfim; neve na ka treguar Aisha: `Një ditë Resulullahu kishte dëgjuar njërin duke lexuar Kuran në xhami dhe kishte thënë `Allahu e mëshiroftë atë, m'i përkujtoi disa ajete që i kisha harruar'".

Sigurisht që, do të jetë vështirë për t'i bindur jomyslimanët se ato hadith-e në librat e Buhariut dhe të Muslimit janë të dobëta. Sepse, ata menjëherë do të përgjigjen se Ehli Sunneti i pranon ato si të sigurta.

Sipas Ehli Sunnetit, pas Kuranit si libër më i drejt pranohet libri i Buhariut.