Sahabet ne Kur'anin e shenjte

 

Kur’ani i Shenjtë i grupon sahabët në kategori të ndryshme. Kështu ai flet për parinë e tyre, ata që i dhanë besëlidhjen Profetit Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) poshtë pemës, emigrantët që u dëbuan nga shtëpitë e pasuritë e tyre, çlirimtarët e të tjerë sahabë, të cilët i lavdëron, duke u përmendur tiparet dhe cilësitë. Nga ana tjetër, përmend edhe kategori të tjera, që nuk duhet të ikin nga mendja e jonë.

 

Këto kategori janë:

 

1- Hipokritët e njohur. (Sure “El Munafikun”, ajeti 1.)

2- Hipokritët e fshehtë, që nuk i njihte Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). (Sure “Et Teube”, ajeti 101.)

3- Të dobëtit në besim dhe të sëmurët në zemra. (Sure “El Ahzab”, ajeti 11.)

4- Dëgjuesit e ngatërrestarëve. (Sure “Et Teube”, ajetet 45-47)

5- Myslimanët që e përzien diturinë e mirë me atë të keqe. (Sure “Et Teube”, ajeti 102.)

6- Të parët që lëkundeshin kur u prekeshin interesat e tyre. (Sure “Ali Imran”, ajeti 154.)

7- I shthururi apo të shthururit, që thënia e vepra e tyre nuk besohej. (Sure “El Huxharat”, ajeti 6. Sure “Es Sexhde”, ajeti 18)

8- Myslimanët që nuk u kishte hyrë besimi në zemër. (Sure “El Huxhurat”, ajeti 14)

9- Ata me zemër të butë, që e shfaqnin besimin e tyre e hiqeshin si të tillë, duke dhënë sadaka, si rezultat i dobësisë së bindjes së tyre. (Sure “Et Teube”, ajeti 60)

10- Ata që ktheheshin kur përballeshin me qafirët. (Sure “El Enfal”, ajetet 15-16.)

 

Këto kategori, nëse i bashkëngjisim me kategoritë e përmendura më parë, na tregojnë se sahabët e Profetit më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij!) nuk ishin në një linjë të vetme. Madje ishin të ndryshëm në aspektin e forcës së besimit, në ndërmarrjen e funksioneve dhe në lënien e tyre. Kështu që është e domosdoshme seleksionimi i tyre me peshoren e drejtësisë, me anë të së cilës peshohen të gjitha veprat e njerëzve. Ndërkohë vërtetohet se bashkëshoqërimi i jep poseduesit të tij një virtyt, veçse nëse e meriton atë. Bëhet e qartë si drita e diellit se përpjekja e barazisë në virtyt ndërmjet të gjithë sahabëve është një çështje boshe nga deklarimi i së drejtës e fjalës së sinqertë. Këtë thotë edhe Shi’izmi, që është i njëjti rezultat i dalë nga njeriu që e percepton Kur’anin e ndritur.

 

2- Ajetet që flasin me lavde për muhaxhirinët dhe ensarët, nuk tregojnë më shumë se ata kanë qenë shembulli më i mirë i mirësisë e i virtytit në kohën që kanë zbritur ajetet. Gjithsesi, çështjet konsiderohen me fundet e tyre, duke gjykuar për to (pas zbritjes së ajeteve) me sukses e shpëtim, nëse mbesin me ato cilësi që kishin. Ndërsa, nëse vërtetohet përmes rrugës së Synetit apo të historisë së saktë, që ka dalë prej tyre, ajo që nuk lavdëron virtytin e tij, atëherë nuk kemi rrugë tjetër veçse të gjykojmë me të.

 

Ky nuk konsiderohet shembulli më i mirë në kundërshtim me Kur’anin e ndritur. Ai është vëzhgues i situatave në rrethana të veçanta e jo në të gjitha etapat e jetës së tyre. Nuk është detyra jonë që të heqim dorë nga Syneti dhe historia e saktë, me argumentin se Kur’ani i Ndritur i ka lavdëruar ata dhe Allahu i Lartësuar ka qenë në një periudhë kohe i kënaqur prej tyre.

 

Siç u njohe edhe më parë, matja e prerë e kadasë është jo vetëm studimi i të gjitha situatave e i rrethanave të tyre, por edhe vendosja e tyre përballë Kur’anit dhe Synetit. Sa e sa besimtarë u ka rrëshqitur këmba në jetë dhe janë kthyer në hipokritë, ose kanë qenë të lëkundur?! Sa të humbur i përfshiu përkujdesja Hyjnore dhe ndoqën rrugën e drejtë, duke u bërë njerëz hyjnorë?! Me një fjalë, për atë që vërtetohet, me argument të saktë, shmangia e tij nga rruga e drejtë dhe zëvendësimi i besimit të tij me padrejtësi, kotësi e shkatërrim, gjykohet për këto veprime.

Vlerësimi i tyre bëhet në bazë të dy burimeve. Ndërsa për ata që nuk vërtetohet rrëshqitja e tyre, flasim me atë që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar për kërkimin e mëshirës për to: “Zoti Ynë na fal ne dhe vëllezërit tanë, të cilët na konkurruan ne me besim.” (Sure “El Hasher”, ajeti 10.)

 

3- Fatkeqësisht, një numër i vogël sahabësh u rrëshqiti këmba dhe devijuan nga rruga. Këtë grup të vogël nuk e preku studimi i situatave e i rrethanave, sqarimi i qëndrimeve të tyre, devijimi i tyre nga rruga e drejtë, me respektin e të tjerëve të mbetur. Ndoshta numri i devijuesve (jo hipokritëve) nuk i kalon më shumë se dhjetë. A është e drejtë të njolloset Shi’izmi se ata i quajnë të pafe e të shthurur sahabët, me argumentin se studiojnë jetën e një grupi të vogël e përmendin me paanshmëri veprat e tyre e çfarë thuhet për to nën dritën e Kur’anit, të Synetit e të historisë së saktë?

 

Ajo që i atribuohet Hasan El Basriut është më parësore për t’u kundërshtuar. Nëse shpëtimi është në lënien e përmendjes së tyre, atëherë përse i japin rëndësi sqarimit të veprave të tyre? Historia e botuar me duart e të parëve të sinqertë, tregon se ata i kanë respektuar sahabët, ashtu siç i kanë respektuar pasardhësit e tyre. Nëse e drejta është që të mos flasim për ta e t’i shfajësojmë me ixhtihad, atëherë përse Profeti më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i përshkroi disa prej tyre me lëkundshmëri? Këtë e transmeton Bukhariu e të tjerë.

(“Sahijh” El Bukharij, 5:118-119. Komentimi i sures “Nur”)

 

Nëse çështja sillet ndërmjet Kur’anit dhe Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), si shembulli më i mirë, ose sipas thënies tradicionale të Hasan El Basriut, atëherë i pari është përcaktuesi dhe i dyti i bie murit me kokë.