Ajo që i shtyu shi’itët të zbatojnë et tekijjetu në mesin e vëllezërve të tyre dhe bijve të fesë së tyre, ishte frika nga pushtetet e egra e mizore. Sikur te emevitët, abasitët e osmanët të mos ushtrohej asnjë presion ndaj shi’itëve, sikur vendi dhe pragu i tyre të mos ishte i larë me gjakun e tyre, do të ishte e logjikshme që shi’itët ta harronin fjalën “et tekijjetu” (mbrojtje nga frika) e ta fshinin atë. Historia i dëshmon të gjitha këto ngjarje.
Por, fatkeqësisht, shumica e vëllezërve të tyre ishin vegla e kukulla në duart e emevitëve e të abasitëve, të cilët e shihnin medh’hebin shi’it një rrezik të madh për postet e tyre. Kështu që rekrutonin masat e Ehli Synetit kundër shi’itëve, i vrisnin, i kryqëzonin e i persekutonin me anë të tyre. Për këtë dhe, si rezultat i këtyre rrethanave të vështira, nuk kishte rrugë tjetër për shi’itët dhe për atë që ka sadopak mend, veç zbatimit të et tekijjetu (mbrojtjes nga frika), ose heqjen dorë nga parimet e shenjta, që janë më të shtrenjta te ai, se sa vetja e pasuria e tij.
Dëshmitë për një gjë të tillë janë të panumërta. Ne do të paraqesim shkurtimisht një aspekt të tij, atë që shkroi Muavije ibn Ebu Sufjani, për lejimin e gjakderdhjes së shi’itëve, kudo që të jenë e sido që të jenë. Po të paraqes tekstin që përmendin burimet për këtë ngjarje, që të njihesh me fatkeqësitë që kanë hequr shi’itët.
Ebul Hasan ibn Ali ibn Muhamed ibn Ebu Sejf El Medainij, në librin e tij “El Ahdath”, transmeton:
“Muavije, i shkroi një letër të vetme funksionarëve të tij: Është i pambrojtur ai që transmeton diçka në lidhje me Ebu Turabin dhe Ehli Bejtin e tij. Predikuesit, në çdo vend e në çdo minber, filluan të mallkojnë Aliun (Paqja qoftë mbi të!), të shfajësohen, të shpifnin e ta shanin atë dhe Ehli Bejtin e tij.” Njerëzit më fatkeq në atë periudhë kohe ishin banorët e Kufes, sepse shumica prej tyre ishin nga shi’itët e Aliut (Paqja qoftë mbi të!).
Me këtë detyrë u ngarkua Zijad ibn Sumeje, duke i shtuar atij edhe Basrën. Ai jo vetëm i njihte shi’itët, sepse kishte qenë prej tyre gjatë periudhës së Aliut (Paqja qoftë mbi të!), por i ndiqte, duke i vrarë ata nën çdo gur e dru, i terrorizonte ata, u priste duart e këmbët, u nxirrte sytë, i kryqëzonte në trungjet e palmave, duke i dëbuar e duke i përzënë ata nga Iraku.
Nuk mbeti prej tyre asnjë i njohur. Muavija i shkroi të gjithë funksionarëve të tij, kudo që ishin: “Nuk lejohet për askënd nga shi’itët e Aliut dhe të Ehli Bejtit të tij, dëshmia.” Pastaj shkroi një kopje të vetme për funksionarët e tij, në të gjitha vendet: “Vini re atë që deklaron se e do Aliun dhe Ehli Bejtin e tij, fshijeni atë nga perandoria, ndërpritjani të ardhurat.”
Këtë shkresë e pasoi me një kopje tjetër. “Ata që keni akuzuar me ndjekjen e tyre, kryqëzojini dhe shkatërrojini shtëpitë.”
Nuk kishte fatkeqësi më të madhe e më të ashpër se sa ajo në Irak e veçanërisht në Kufe, saqë një njeri nga shi’itët e Aliut (Paqja qoftë mbi të!), nuk kishte kujt t’i besonte, hynte në shtëpi dhe nuk e nxirrte sekretin e tij. Kishte frikë nga shërbëtori e robi i tij, ose bisedonte me të, pasi i merrte atij besën, që ta fshihnin një gjë të tillë.
Ibn Ebu Hadijd shton:
“Gjendja ishte e tillë, derisa vdiq El Hasan ibn Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Përçarja dhe konflikti u shtuan. Të gjithë ishin të frikësuar për jetën dhe pasurinë e tyre apo i frikësoheshin dëbimit. Pastaj, çështja mori përmasa më të gjera pas vrasjes së Hysejnit (Paqja qftë mbi të) dhe në pushtet erdhi Abdul Melik ibn Mervani. Ky ishte më i ashpër kundër shi’itëve. Te ata emëroi El Haxhaxh ibn Jusufin. Njerëzit iu afruan atij me urrejtje ndaj Aliut (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekjen e armiqve të tij, si dhe ndjekjen e atij që pretendon se është armik i tij. Ndërkohë u shtuan transmetimet në lidhje me rëndësinë, mirësinë, përparësinë e virtytet e pushtetarëve.
Ata e shtuan urrejtjen ndaj Aliut (Paqja qoftë mbi të!) mangësitë, tradhtinë e pabesinë e tij, saqë një person qëndroi përballë Haxhaxhit (thuhet se është gjyshi i El Asmaij). Abdul Melik ibn Karijb ibn Karijbi e thirri me zë të lartë: “O Princ! Të afërmit e mi më kanë sharë mua e me kanë thërritur Ali. Vërtet, unë jam i varfër e i vobektë. Unë kam nevojë për lidhjen me princin.” El Haxhaxhi e përqeshi atë e tha: “Të paskan bërë nder. Të kam emëruar në filan vend.”
(Shpjegimi “Nehxhul Belaga”, 11:44-46.)
Ndërsa ata që arritën të mbesin të gjallë, u përballën me lloje të ndryshme terrori, persekutimi e frike. Realisht duhet të themi se është nga çështjet e çuditshme që të mbesë dikush nga ky grup, me gjithë këtë padrejtësi të madhe e vrasje çnjerëzore. Madje, më e çuditshmja prej të gjithave, që të shtohet ky grup në fuqi e në numër, të ngrenë një shtet, të përhapin qytetërimin. Prej këtij grupi lindën shumë dijetarë e ideologë.
Nëse një vëlla syni e sheh mbrojtjen nga frika (et tekijjetu) si një çështje të ndaluar, atëherë le të punojë për largimin e presionit nga vëllai i tij shi’it e të mos e ngushtojë atë në lirinë që i ka dhuruar Islami bijve të tij. Ta justifikojë atë në doktrinën e tij, ashtu siç kanë justifikuar shumë njerëz që kanë kundërshtuar Librin e Synetin. U derdh gjak e u shkatërruan shtëpi. Ndërkohë që të dy palët ndjejin një fe dhe kanë një besim.
Nëse Muavije dhe bijtë e tyre, të gjithë abasitët, ishin të përkushtuar në shtypjen e tyre, në gjakderdhjen e kundërshtarëve të tyre, çfarë i ndalon ata nga justifikimi i shi’itëve, duke i konsideruar ata si të përkushtuar? Kanë thënë, e kjo është më e habitshmja, se dalja kundër Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) nuk dëmton drejtësinë e kundërshtarëve e të revolucionarëve kundër tij. Në krye të tyre ishte Talha, Zubejri, nëna e besimtarëve, Aishja.
Nxitja e ngatërresës në Sifijjn, e cila përfundoi me vrasjen e shumë sahabëve e të tabi’inëve, si dhe me derdhjen e gjakut të mijëra irakianëve e shamitëve, nuk e pakëson vigjilencën dhe arsyetimin e luftëtarëve, sepse ata, pas kësaj, janë të përkushtuar e të justifikuar. Për ta ka shpërblim, se bënë ixhtihad e gabuan.
Atëherë, përse nuk i marrin edhe shi’itët me këtë kuptim e të vendosin se ata janë të justifikuar e të shpërblyer?! Është e vërtetë se mbrojtja nga frika ndërmjet shi’itëve herë shtohej e herë zmadhohej, në varësi të forcës së presionit e mjeteve të tyre. Ekziston një dallim shumë i madh ndërmjet periudhës së Me’munit, i cili e lejonte lavdërimin e Ehli Bejtit dhe i respektonte alevijtë e kohës së El Mutevekil, i cili ia priste gjuhën atij që përmendte një virtyt të tyre.
Ky është Ibn Sekijti, një prej letrarëve më të mëdhenj në kohën e El Mutevekilit, të cilin e zgjodhi mësues të të dy djemve të tij, një ditë prej ditësh e pyeti atë:
“Cilin prej tyre do më shumë, dy fëmijët e mi apo Hasanin e Hysejnin?”
Ibn Sekijti tha: “Pasha Allahun! Më i rëndomti i shërbëtorit të Aliut (Paqja qoftë mbi të!) është më i mirë se ti dhe se dy fëmijët e tu.”
El Mutevekil tha: “Prejani gjuhën e tij deri në rrënjë.”
Ata e bënë një gjë të tillë e ai vdiq. Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e hënë, 5 Rexhep, diku midis vitit 244 e thuhet 243 të hixhrit. Mosha e tij ishte 85 vjeç.
Kur El Mutevekil vdiq, i dha djalit të tij, Jusufit, dhjetë mijë dirhem e i tha: “Këto janë paret e gjakut të babait tënd!”
(Ibn Khalkan, “Vefajatul A’ajan” 3:33. Edh Dhehebij: “Ejr E’alam En’Nubela”, 12/16)
Ibn Rumiji, poet gjenial, në prozën e tij, i thur lavde Jahja Bibn Umer ibn El Hysejn ibn Zejd ibn Aliut. Midis të tjerave thotë: “Nëse kjo është gjendja e bijve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), atëherë si është gjendja e ithtarëve e fundi i gjurmëve të tyre?!”
Dijetari i madh Esh Sheherstanij, ka thënë: “Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) është parulla e të dobëtit, kur i merret liria.
Shi’izmi është njohur me mbrojtjen nga frika më shumë se të tjerët, sepse ai u përball me vazhdimësinë e presionit, më shumë se kombet e tjera. Nuk ka qenë i lirë, në të gjithë periudhën e emevitëve, gjatë periudhës së abasitëve e në pjesën më të madhe të Perandorisë Osmane. Për këtë arsye, e kanë përdorur parullën e mbrojtjes nga frika më shumë se çdo komb. Përderisa shi’itët ndryshonin nga sektet kundërshtare të tyre në një pjesë të madhe të ideologjive, në bazat e fesë e në dispozitat juridike, atëherë kundërshtimi, natyrisht, që kërkon përkujdesje e mbrojtje të vërtetuara nga përvojat.
Kjo është arsyeja që shi’itët imamij të Ehli Bejtit ishin të detyruar, në të shumtën e rasteve, në fshehjen e të veçantës së tyre si zakon, traditë, bindje, doktrinë, ligj të ri apo libër. Me këtë fshehje dëshironin të ruanin veten e të tjerët, të ruanin dashurinë e vëllazërinë me vëllezërit e tyre myslimanë, në mënyrë që të mos çahet mbështetja e bindjes, në mënyrë që qafirët të mos e merrnin vesh kontradiktën ndërmjet myslimanëve e të zgjerohej kontradikta ndërmjet ymetit të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Për këtë qëllim të justifikueshëm, shi’itët e kanë përdorur mbrojtjen nga frika (et tekijjetu), e mbroheshin me të ndaj rebelimeve me grupet e tjera, duke ndjekur me këtë shembullin e imamëve të familjes së Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe dispozitat e nxjerra prej tyre, në lidhje me obligimin e mbrojtjes nga frika: “Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) është feja ime dhe feja e baballarëve të mi.”
Feja e Allahut ecën në rrugën e mbrojtjes nga frika ndaj atyre që u është marrë liria. Këtë e vërtetojnë dhe e argumentojnë ajetet e Kur’anit të Shenjtë:
“Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: ‘Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë ‘Allahu është Zoti im’, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?!’ Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë juve do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.”
“Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.”
(Sure “El Gafir”, ajeti 28. Sure “En Nahl”, ajeti 106.)
Transmetohet nga imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) një hadith i saktë, i cili ka thënë: “Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) është feja ime dhe feja e baballarëve të mi. Ai që s’ka mbrojtje nga frika, nuk ka fe.”
Pikërisht, kështu është. Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) ka qenë parullë e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), si mbrojtje ndaj dëmit, për ndjekësit, shiringë për gjakun e tyre, riparim i gjendjes së myslimanëve, për unitetin e fjalës së tyre, për ruajtjen e sojit të tyre. Ende vazhdon të jetë një parullë e imamijve dhe jo i tjerëve.
Çdo njeri, kur përballet me një rrezik, për jetën apo për pasurinë, për shkak të bindjes e të doktrinës së tij apo për arsye të shfaqjes së tyre, patjetër që duhet të fshihet e të mbrohet nga vendet e rrezikshme. Kjo është një çështje që e përfshin edhe natyra e pastër e krijuar (el fitratu).
Është e ditur se shi’itët dhe imamët e tyre u ndeshën me goditje të ashpra e ngushtim të lirisë së tyre, në të gjitha epokat. Asnjë prej sekteve e fraksioneve apo asnjë komb tjetër nuk është ndeshur me një terror të tillë. Kështu që ishin të detyruar, në të shumtën e kohës, të përdornin mbrojtjen nga frika (et tekijjetu) në ndërveprimin me kundërshtarët e tyre, të mos shfaqeshin, të fshihnin ideologjitë e tyre e veprimet e tyre të veçanta, përderisa kjo ndëshkohej me dëm në këtë botë. Për këtë shkak u dalluan me mbrojtje nga frika (et tekijjetu) dhe u njohën me të nga të tjerët.
Mbrojtja nga frika (et tekijetu), për zbatimin dhe moszbatimin e saj, ka dispozita ligjore, sipas ndryshimit të rasteve të frikës e dëmit, të cilat përmenden në kapitujt e librave të dijetarëve të jurisprudencës.
(Revista “El Murshid”, 3:252, 253. Shiko “Talijk Euailul Mekalat”, f. 96.)
Kufiri i saj
Sapo u njohe me kuptimin e mbrojtjes nga frika (et tekijetu), qëllimin e argumentimin. Kështu që mbeti të flasim për kufirin e saj. Shi’itët u bënë të njohur për zbatimin e et tekijetu (mbrojtjen nga frika), ngaqë ata kishin frikë nga thëniet e veprat e tyre. Ky u bë një parim iluzionar të disa sipërfaqësorëve. Ata arritën deri aty sa u shprehën se, përderisa mbrojtja nga frika (et tekijjetu) është prej parimeve shi’ite, nuk lejohet të bazohemi në të gjithë ato që thonë, që përhapin e që shkruajnë.
Është shumë e mundur që këto libra të jenë pretendime dhe realiteti te ata është ndryshe. Kjo është ajo që dëgjojmë prej tyre, herë pas here. Shkrimtari pakistanez, Ihsan Iahij Dhahijr, e përsërit këtë në librat e tij “të sëmurë”, kundër shi’itëve. Po tërheqim vëmendjen e lexuesit të nderuar, se aspekti e fusha e mbrojtjes nga frika është në kufijtë e çështjeve personale e të pjesshme me ekzistencën e frikës ndaj vetes e ndaj tjetrit. Nëse rastet e ngjashme tregojnë se shfaqja e ideologjisë e zbatimi i veprës te medh’hebi i Ehli Bejtit mund ta shtyjë besimtarin drejt dëmit, ky burim bëhet prej burimeve të saj.
Logjika e ligji gjykon me domosdoshmërinë e mbrojtjes me frikë, në mënyrë që të shpëtojë nga rreziku jetën e tij e të tjetrit. Ndërsa çështjet e përgjithshme e të dala nga korniza e frikës, nuk përfytyrohet në të mbrojtja nga frika. Librat e përhapur, nga ana e shi’itëve, bëjnë pjesë në llojin e fundit.
Nuk ka pse të ketë frikë të shkruajë të kundërtën e asaj që pretendon, nuk ekziston domosdoshmëri në thelb për shkrimin, në këtë rast. Kështu që është detyrë e tij të heshtë e të mos shkruajë gjë. Ata mendojnë, se këto libra janë pretendime e jo realitete të përhapura nga njohuritë e tyre, me realitetin e mbrojtjes nga frika te shi’itët. Rezultati është: Shi’itët vërtet kanë pasur frikë në një periudhë kohe, kur nuk kishte shtet që t’i mbronte ata, kur nuk kishin as aftësi e as forcë që të shmangnin rrezikun.
Ndërsa në këto periudha, nuk shihet e arsyeshme dhe e justifikueshme mbrojtja nga frika, veçse në raste të veçanta. Shi’itët, sikurse e përmendëm, nuk i janë drejtuar mbrojtjes nga frika (et tekijjetu), veçse kur kanë qenë të detyruar. Kjo është e drejtë. Nuk mendoj se mund ta kundërshtojë njeri që i shikon çështjet me zemrën e tij e jo me ndjenjat e pasionet e tij.
Gjithsesi, nga të vërtetat e qëndrueshme është mbetja e kësaj mbrojtjeje nga frika (et tekijjetu), veçse në kufij të ngushtë, i cili kufizohet në nivel fetvash e që nuk kalojnë në nivel praktik, veçse pak prej tyre. Është mundësia e çdo studiuesi, që t’i kthehet qëndrimit të burrave shi’itë, nën sundimin e Muavijes e të sunduesve të tjerë emevi e abasi.
Mjafton të përmendim Haxher ibn Udej, Mejthem Et Temar, Reshijd El Hixhrij, Kumijl ibn Zijadi e qindra të tjerë, si dhe qëndrimet e alevijve, në shtrirjen kohore të historisë e të revolucioneve të tyre të njëpasnjëshme.
Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) ndahet sipas pesë dispozita. Ashtu sikurse ajo është e lejuar për mbrojtjen e jetës, të nderit e të pasurisë, gjithashtu, ajo është e ndaluar, haram, nëse pasohet nga një shkatërrim më i madh, si: shkatërrimi i fesë, u fshihet e vërteta brezave të ardhshëm, merret nga armiqtë drejtimi i çështjeve të myslimanëve, si vende të shenjta a faltoret e tyre. Kjo është arsyeja që shumë prej të mëdhenjve shi’itë refuzuan mbrojtjen nga frika.
Në shumë raste e dhanë jetën e shpirtin e tyre si kurban për hir të fesë. Kështu që, për mbrojtjen nga frika, ka raste të caktuara, ashtu sikurse për pjesën e ndaluar të saj, gjithashtu, ka raste të veçanta. Mbrojtja nga frika (et tekijjetu), në thelbin e saj, është fshehja e asaj që të dëmton me shfaqjen e saj, derisa të largohet rreziku. Kjo është rruga më e mirë për t’iu shmangur shtypjes e dhunës.
Por kjo nuk do të thotë se shi’iti është budalla, i pavendosur, frikacak, i lëkundur, që krenarinë e tij e mbulon përulësia. Asnjëherë. Për mbrojtjen nga frika ka një kufi, i cili nuk duhet të kalohet. Ashtu si është e lejuar në një kohë, ajo është haram dhe ndaluar në një kohë tjetër.
Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) përpara sunduesit Jezijd ibn Muavijes, për shembull, është e ndaluar, pasi në të ka poshtërim, përulësi, harron shembujt më të mirë e kthehesh prapa. Mbrojtja nga frika, në lejimin apo ndalimin e saj, nuk është në varësi të forcës apo të dobësisë. Lejimin dhe ndalimin e saj e përcaktojnë interesat e Islamit dhe të myslimanëve. Imam Khomeni ka një fjalim, në lidhje me këtë rast, të cilin do ta transmetojmë, në mënyrë që lexuesi të kuptojë, që për mbrojtjen nga frika (et tekijjetu) ka dispozita të veçanta e ndoshta është e ndaluar për interesa të larta. Imam Khomeni (Allahu e shenjtëroftë!) ka thënë:
“Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) ndalohet te disa të ndaluara e detyrime. Mbrojtja nga frika, në këndvështrimin kushtetues e juridik, zë një vend të madh.
Mjafton të sjellim si shembull shkatërrimin e Qabesë, varrezat e dëshmorëve, kundërshtimin e Islamit, të Kur’anit, të komentimit që komenton medh’hebin e zbaton ateizmin. Këto e të tjera si këto, nga ndalimet e mëdha, nuk i përfshijnë argumentet e mbrojtjes nga frika, as dëmi e as dhuna. Këtë e tregon thënia e konsiderueshme e Mus’adetu ibn Sadaka, që thotë: “Çdo gjë që vepron besimtari, për vendin e “et tekijjetu” e që nuk shpie në shkatërrimin e fesë, është i lejuar.” (“El Uesail”, Libri “Urdhërimi me të mirë”, K. 25, Hadithi 6.)
Nisur nga kjo, nëse i frikësuari është prej atyre që ka pozitë e pushtet në sytë e publikut, nëse ndërmerr disa gjëra të ndaluara për mbrojtje nga frika, ose lë disa detyrime, konsiderohet shkatërrim e gjë e ulët për medh’heibn e tij, ose detyrohet të bëjë mëkate të mëdhaja si pirja e alkolit, apo zina, në këto raste nuk lejohet zbatimi i et tekijjetu dhe për këtë nuk merret parasysh asnjë argument për lejimin e saj.
Përveç kësaj, et tekijjetu është e ndaluar kur një parim prej parimeve të fesë apo medh’hebit, ose një domosdoshmëri prej domosdoshmërive të saj përballet me rrezikun e ndryshimin apo të shkatërrimit. Gjëja më e mirë, nga të gjitha këto, është mos lejimi i mbrojtjes nga frika në të, sikur të kishte baza prej bazave të Islamit. Gjithashtu, nëse devijuesit tiranë duan ndryshimin e ligjit të trashëgimisë, të divorcit, të namazit, të Haxhit, e të tjera nga bazat e dispozitave, si më të mirat nga bazat e fesë apo të medh’hebit, atëherë “et tekijjetu” në të tilla raste, nuk është e lejuar. (Imam Khomeini, “Er Resail” 171:178)
Jo vetëm mbrojtja e medh’hebit është e domosdoshme dhe e ligjshme, por edhe mbrojtja e bazave dhe uniteti i myslimanëve për lartësimin e fesë e të bazave të saj, sepse, nëse arrin puna në shkatërrimin e saj, atëherë nuk lejohet “et tekijjetu” - “mbrojtja nga frika”. Individi, me qartësimin e tij, e shfaq besueshmërinë e mëparshme. Kështu, pra, sapo kemi sqaruar, për të gjithë ju lexues të nderuar, dimensionet e vërteta dhe reale të mbrojtjes nga frika. Dolëm me rezultatet e mëposhtme:
1- Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) ka bazë në Kur’an. Është mbështetur dhe është përkrahur nga Syneti Profetik. Është përdorur në kohën e mesazhit Hyjnor. Me të janë mbrojtur sahabët. Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk e ka kundërshtuar atë. Madje e përkrahu atë me tekst nga Kur’ani. Mjafton të rikujtojmë çështjen e Amar ibn Jasirit, ku i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e urdhëroi me përsëritje, nëse kthehen.
2- Mbrojtja nga frika (et tekijjetu), kur është me kuptimin e formimit të grupeve të fshehta, me qëllim prishjen dhe shkatërrimin te myslimanët në përgjithësi e te shi’itët në veçanti,refuzohet. Hedhja e kësaj në kurriz të shi’itëve, nuk ka lidhje me ta.
3- Komentuesit, në librat e tyre të komentimit, në momentin që u përballen me ajetet e transmetuara për mbrojtjen nga frika (et tekijjetu), ranë dakord në lidhje me atë që thoshin shi’itët me lejimin e saj.
4- Mbrojtja nga frika (et tekijjetu) nuk është vetëm me frikën ndaj qafirit, por përfshin edhe frikën prej myslimanit kundërshtar, që dëshiron të keqen e shtypjen ndaj vëllait të tij.
5- Mbrojtja nga frika ndahet sipas dispozitave ligjore në pesë pjesë, ndërkohë që ajo është e lejuar në një rast dhe është haram në një rast tjetër.
6- Sfera e mbrojtjes nga frika (et tekijjetu) nuk i tejkalon çështjet personale. Kjo, nëse frika është aktuale. Nëse frika e presioni largohet, atëherë nuk ka vend për mbrojtje nga frika (et tekijjetu), me qëllim mbrojtjen.
Supozojmë se mbrojtja nga frika (et tekijjetu) është një krim që e ndërmerr i frikësuari për mbrojtjen e gjakut, të nderit e të pasurisë së tij. Ajo, në realitet, kthehet te shkaku i detyrimit të mbrojtjes nga frika kundër shi’itit mysliman, që e shtyn atë të thotë e të veprojë në atë që nuk është i bindur. Për këtë është e turpshme mbrojtja nga frika për myslimanin e persekutuar, që i lejon atij lirinë në fushën e jetës e që e lë në punën e vet.
Gjëja më e largët që të shkon në mendje, është që ta pyesë atë për argumentin e ideologjisë së tij dhe burimin e veprës së tij. Nëse është një fakt i qartë, e ndjek atë e, nëse është në kundërshtim me të, shfajësohet prej tij në përpjekjen dhe në luftën e tij shkencore e ideologjike. Ne i ftojmë myslimanët që të thellohen në arsyet që i çuan shi’itët drejt mbrojtjes nga frika (et tekijjetu) e të punojnë sa të munden që t’u hapin portat vëllezërve të tyre në fe. Vërtet, çdo jurist mysliman ka idenë, vizionin, përkushtimin dhe energjinë e tij.
Shi’itët përqafojnë e përkrahin gjurmët e Ehli Bejtit, doktrinën e kushtetutën e tyre, sepse Allahu i largoi prej tyre papastërtitë dhe i pastroi ata në mënyrë absolute. Ehli Bejti (Paqja qoftë mbi ta!) është një prej dy të rëndave, me të cilat urdhëroi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) që të kapen fort pas tyre, në sferën e doktrinës e të kushtetutës. Këto janë doktrinat dhe bindjet e tyre, që nuk i fshehin nga askush dhe ato janë argumente e fakte për të gjithë.
E lusim Allahun e Lartësuar, që të mbrojë gjakun e myslimanëve dhe nderin e tyre nga kundërshtimi i kundërshtarëve. Të forcojë radhët, të harmonizojë zemrat, ta forcojë unitetin e tyre e t’i bëjë një trup të vetëm përpara armikut! Allahu është i Plotfuqishëm dhe u përgjigjet lutjeve.