Një vështrim i shpejtë i el beda-së në librin e lavdishëm

 

 

1- Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë! Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: ‘O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?’ – I biri i tha: ‘O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!"

(Sure “Es Safat”, ajetet 101-102.)

 

Ibrahimi (Paqja qoftë mbi të!) e lajmëroi dhe djalin e tij Ismailin (Paqja qoftë mbi të!), se kishte parë në ëndërr se do ta flijojë atë. Shikimi i ëndrrës së Profetëve, siç transmetohet në hadith, është nga pjesët e Shpalljes, kështu që ëndrra e tij ka qenë e vërtetë dhe rrëfente një të vërtetë të qëndrueshme, që ishte urdhri i Allahut për flijimin e djalit të tij. Ky urdhër u realizua, pra, urdhri i Allahut të Lartësuar. Fjalët e Ibrahimit: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj.”, zbulojnë dy çështje:

 

E para:

Urdhri për flijimin e djalit është një urdhër legjislativ (emrun teshriij), siç u njohe dhe u realizua.

 

Së dyti:

Rrëfimi për realizimin e saj, në realitetin e jashtëm dhe se Ibrahimi ishte ai që do ta kryente këtë. Ndërkohë ai zbatim nuk u realizua për shkak të humbjes së kushtit të tij, që është mos shfuqizimi e mos anulimi.

 

Për të dy çështjet, rrëfen thënia e Allahut të Lartësuar:

“Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh.” Ndërkohë që vetvetiu shtrohet pyetja: Si u lajmërua Ibrahimi (Paqja qoftë mbi të!) me diçka nga të panjohurat e të fshehtat, e më pas nuk u realizua?

 

Përgjigjja për këtë pyetje është e lidhur me çështjen për të cilën përmendëm më parë, që Ibrahimi (Paqja qoftë mbi të!) qëndroi mbi kryerjen e lajmëroi të kryerin. Por, ai nuk qëndroi te ajo se kush është shkaku i plotë. Nuk kishte dituri për këtë, përveç lidhjes së tij me Librin e fshirjes dhe të qëndrueshmërisë.

 

2- Junusi (Paqja qoftë mbi të!) e paralajmëroi popullin e tij se, nëse ata nuk besojnë, brenda tre ditëve, do t’i godasë ndëshkimi. (Et Tabrasij, “Mexhmaul Bejan”, 3:135.)

Thënia e tij nuk ishte kërcënim apo frikësim, përkundrazi po lajmëronte një të vërtetë, që ishte në dijeni për të. Veçse kjo gjë nuk ndodhi, siç dihet. Dhe në këtë ka një tregues të qartë se Junusi (Paqja qoftë mbi të!) qëndroi te e kryera dhe nuk qëndroi te pengesa që ishte pendesa e popullit kur të shihte dënimin. Ata do të pendoheshin me pendim të vërtetë e të sinqertë që e di Allahu dhe ky pendim do t’i largonte atyre dënimin e premtuar për ata. Për këtë tregon edhe thënia e Allahut të Lartësuar që thotë:

“Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe.” (Sure “Junus”, ajeti 98.)

 

3- Musai e lajmëroi popullin e tij se do të mungonte tridhjetë net. Nga Ibn Abasi transmetohet: Musai i tha popullit të tij:

“Zoti im më premtoi mua tridhjetë net, që ta takoj Atë. Në vendin tim lë Harunin.” Kur u nda Musai me Zotin e tij, Allahu i shtoi atij dhjetë net. Ngatërresa e tyre ishte në ato dhjetë ditë që shtoi Allahu. Në lidhje me këtë çështje, tregon thënia e Allahut të Lartësuar: “Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të vet, Harunit: ‘Më zëvendëso te populli im, mbaj rregull dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!" (Sure “A’raf”, ajeti 142.)

 

Pa dyshim që Musai e dinte lajmin e parë dhe nuk ishte në dijeni për shfuqizimin e tij, se koha do të shtohej. Nuk kishte burim tjetër për diturinë e tij, me përjashtim të lidhjes me banerin e fshirjes e të qëndrueshmërisë. Kjo ishte një përmbledhje e lajmeve, për të cilat na rrëfen Libri, për ndodhi e ngjarje që Profetët (Paqja qoftë mbi ta!) kanë lajmëruar me ndodhinë e tyre përfundimtare, sipas kufirit të diturisë së tyre, mirëpo ato nuk ndodhën. Atëherë, nuk gabojmë nëse i komentojmë me qëndrimin e Profetëve të Allahut të Lartësuar mbi të kryerën pa shkakun e plotë.

 

Në momentin që ndodh mosrealizimi, thuhet për të el bedá. Qëllimi me të është se Allahu i shfaqi Profetit të Tij dhe njerëzve atë që ishte e fshihur prej tyre. Kjo jepet mjaft qartë te thënia e Allahut të Lartësuar: “...atyre iu shfaq nga Allahu ajo që ata nuk nuk e kanë llogaritur…” (Sure “Zumer”, ajeti 47.)

 

Kështu që nëse el bedá i atribuohet Allahut të Lartësuar, atëherë ajo është el bedá prej Tij e, nëse u atribuohet njerëzve, atëherë është el bedá për ta.

 

E thënë ndryshe, el bedá prej Allahut është shfaqja e asaj që fshihet prej njerëzve. El bedá prej njerëzve, me kuptimin e shfaqjes së asaj që fshihet për ta. Kjo është e vërteta e qëndrueshme, për të cilën nuk dyshon askush.

 

Ndërsa ajo që përcillet në transmetime është si vijon:

 

1- El Mesijh (Paqja qoftë mbi të!) po kalonte pranë një populli të lumtur e tha: “Çfarë kanë ata?” Dikush i tha: O shpirti i Allahut filania, vajza e filanit, do t’i dhurohet filanit në këtë natë. Ai u tha: “Lumturohen sot, e qajnë nesër.” Dikush prej tyre i tha: “Përse o i Dërguari i Allahut?” Ai u tha: “Vajza e tyre do të vdes këtë natë...” Por kur u gdhinë, e gjetën në gjendjen e saj dhe nuk kishte asgjë. Ata i thanë: “O shpirti i Allahut, vërtet ajo që na lajmërove dje se do të vdesë, nuk ka vdekur.”

Mesihu hyri në shtëpinë e saj e tha: “Çfarë ke bërë atë natë?” Tha: “Nuk kam bërë gjë me përjashtim të atyre që kam bërë në të kaluarën. Ishte një lypës, i cili vinte çdo natë Xhumaje dhe i jepnim atij aq sa të mbushte barkun.” Ndërkohë Mesijhu tha: “Lëviz nga vendi.” Poshtë rrobave të saj një gjarpër i mbledhur kulaç, duke kafshuar bishtin e tij. Ndërkohë (Paqja qoftë mbi të!) tha: “Me atë që ke vepruar, është shmangur prej teje kjo.” 

(“El Mexhlisij”, 4:94.)

 

2- El Kulejnij ka transmetuar nga Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!):

“Një jehudi kaloi pranë Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e i tha: “Es Sam Alejke” (Vdekja qoftë mbi ty!). Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: “Alejke!” (Mbi ty!)

Sahabët e tij thanë: “Të përshëndeti ty me vdekje e tha: ‘Vdekja mbi ty.’” Ndërkohë Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Me të njëjtën gjë ia ktheva.”

Pastaj Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Këtë jehudi do ta pickojë merimanga e zezë, në lëkurën e qafës e do të vdesë.”

Jehudiu iku. Preu shumë dru e i mbajti ato. Pa u larguar ende Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha atij: “Uli drutë.” Ai i uli drutë në tokë. Një merimangë e zezë, në brendësi të drurit, pickonte drurin.

Ndërkohë i tha: “O jehudi çfarë pune ke bërë sot?”

Jehudiu i tha: “Nuk kam bërë asnjë punë, me përjashtim të këtyre drurëve që po i mbart. Me vete kisha dy kothere bukë. Njërën e hëngra dhe tjetrën ia dhashë sadaka një të vobekti.”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Me të, të mbrojti Allahu.” Jehudiu tha: “Vërtet, sadakaja e mbron vdekjen e keqe prej njeriut.” 

(El Mexhlisij, “Biharul Enuar”, 4:121)

 

3- Es Saduk ka transmetuar nga Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!):

“Allahu i Lartësuar ia prezantoi Ademit emrat e Profetëve dhe moshat e tyre. Ademi kaloi emrin e Profetit Daud (Paqja qoftë mbi të!), ndërkohë që mosha e tij në këtë botë ishte dyzet vjeç. Ndërkohë Ademi tha:

O Zot, sa e vogël mosha e Daudit dhe sa e madhe mosha ime.

O Zot, vërtet unë i shtoj Daudit nga mosha ime tridhjetë vjet. A e bën të qëndrueshme këtë për të?” Allahu tha: “Po, o Adem.”

Ademi tha: “Atëherë, vërtet, unë sapo i kam shtuar prej moshës sime tridhjetë vjet.” Ebu Xhafer El Bakiri (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Allahu i Lartësuar e i Lavdishëm i vendosi moshës së Daudit edhe tridhjetë vjet.”

(El Mexhlisij, “Biharul Enuar”, 4: 95-102)

 

4- Allahu i Lartësuar shpalli te një Profet prej Profetëve të tij që të lajmërojë një prej mbretërve të kohës së tij, se Ai do t’ia marrë jetën në iks ditë. Mbreti nuk bëri gjë tjetër veçse ngriti duart drejt qiellit me lutje drejt Allahut të Lartësuar, duke thënë: “O Zot, më vono mua, derisa të më piqet fëmija im e ta kryej çështjen time.”

Allahu i Lartësuar i shpall këtij Profeti: “Shko te filan mbret dhe lajmëroje atë se vërtet, Unë i kam shtuar moshës së tij pesëmbëdhjetë vjet.” 

(El Mexhlisij, “Biharul Enuar”, 4:121. (Në një transmetim tjetër, ky Profet është Hazkijl, “El Bihar”, 4:112 dhe e ka përmendur një gjë të tillë te Çështja “Shiia”, f. 113.))

 

5- Amru Ibn El Hamku ka transmetuar:

“Shkova e vizitova Prijësin e besimtarëve, Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!), kur u godit në kokën e tij.” Ai më tha: “O Amru, vërtet unë do të ndahem prej jush. Në vitet shtatëdhjetë ka bela.” (E tha atë tre herë.) I thashë: “A do ketë pas belasë paqe e lulëzim?” Nuk m’u përgjigj dhe i ra të fikët. Umu Kulthumi qau e ai u zgjua. I thashë: “Nëna ime dhe babai im u bëfshin kurban për ty. A do ketë pas shtatëdhjetës lulëzim?” Tha: “Po, o Umer. Vërtet, pas belasë ka lulëzim dhe ‘Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër) dhe te Ai është libri amëz."  (El Mexhlisij, “Biharul Enuar”, 4:119, Numri 60)

 

 Kjo është një pjesë e atyre që janë transmetuar për el bedá, në pozitën e qëndrimit. Në hadithet e shi’itëve nuk gjen el bedá, përveç këtyre që përmendëm. Edhe sikur ndjekësi të këmbëngulë në burim, ai është homologu i burimeve të mëparshme dhe analiza është e njëjtë për të gjitha. Nëse ndalesh te kjo, do të perceptosh me qartësi dobësinë e thënies së Rrazit: “Vërtet udhëheqësit e shi’itëve Rafidij kanë vendosur dy thënie për shi’itët e tyre. Askush nuk del kundër këtyre të dyjave:

 

E para:

Thënia me el bedá. Nëse ka thënë:

“Vërtet ata do të kenë forcë e pushtet.” e që më pas çështja nuk del ashtu siç lajmërohen, thonë: “Beda Allahu në të.” 

(Err Rrazij, “Nakdul Mahsel”, 421, e ka transmetuar atë nga Sulejman ibn Xherijr Ez Zejdij dhe çështja e dytë është “Et Tekijjetu”, siç u njohe.)

 

 Ajo që transmetuan imamët e shi’itëve, është ajo që njihet me transmetime. Nuk ka gjë në të, atë që u ka mveshur atyre Rraziju. Kanë transmetuar tregimin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me jehudin, tregimin e Mesijhut me dhëndrin, ashtu siç kanë transmetuar tregimin e Umerit me Daudin dhe të Umerit me mbretin.

 

Kështu që, a gjen lexuesi diçka racionale në atë që ka përmendur Rraziju?! Ndërsa ajo që transmeton Umer ibn Hamku është një lajm i vetëm, në fund të fjalës së tij: “Ky nuk është një lajm i formës së prerë, por është në pretendimin e fshirjes e të qëndrueshmërisë. A është e drejtë për një si puna e tij, të godasë imamët shi’itë me këto fjalë: ‘Ata kanë vendosur dy baza. Sa herë që thonë se për to do të ketë fuqi dhe më pas çështja nuk del ashtu siç lajmërohen’, thonë: ‘Beda Allahu në të.’”? Rraziu, në këtë pretendim, i ka paraprirë Ebul Kasim El Balkhij El Mu’tezilij, siç na tregon Shejkhu ynë, Et Tusij, në Tibjanin e tij.

(Et Tusij në “Et Tibjan”, 1:13-14. Botim i Nexhefit. Disa janë njohur me këtë gënjeshtër.)