HYRJE
Një njeri nuk nxjerr ndonjë përfundim të ri, kur thotë se periudha kohore që dëshmon misionin e begatë të vulës së Profetëve, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), si dhe vitet e shkurtra të jetës së tij, përbëjnë, në vetvete, modelin e paparë ndonjëherë, një transformim madhështor në jetën njerëzore.
Në të njëjtën kohë, një gjë të tillë e dëshmon edhe diagrama, që është një tregues i largpamësisë rrjedhëse të modelit qiellor dhe të legjislacioneve të shenjta.
Përcaktimi i kohëzgjatjes dhe i kufijve të shtrirjes ishte shumë i vështirë për dikë, sepse në atë kohë vihej re një tatëpjetë e degradim. Natyrisht, thjesht thirrja e përshpejtuar e përmasave të transformimit ideor dhe ideologjik në jetën njerëzore, në prag të fillimit të kësaj thirrjeje qiellore në tokë, në gadishullin e shtrirë mbi rërën e shkretëtirës iluzioniste, mbi mashtrimin dhe mbi gjakderdhjen, e nxjerr në pah pa ekstremizëm.
E ndihmon forcën e madhe të këtij ndikimi pozitiv, i cili bën të mundur përcaktimin e trajektores së tij, përmes vizionit të ndryshëm transformues e reformues, me mënyrën e bashkëveprimit të përditshëm në ngjarjet e jetës, me zhvillimin e tyre, me kuptimin e vërtetë të imazhit, me qëllimin e krijimit të njeriut dhe rolin e tij në ndërtimin e jetës.
Gjithashtu, këto të vërteta të mishëruara nxjerrin në pah, nga ana tjetër, përpjekjen e madhe të poseduesit të mesazhit Hyjnor, të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), për realizimin e këtij misioni dhe për qëndrueshmërinë e shtyllave të tij. Ndërkohë, i gjithë njerëzimi, anembanë botës, pa një humbje të dukshme në vlera e bindje, me një përzierje dhe falsitet të studiuar në ideologjitë përgjithësuese e në këndvështrimet ideore të saj, i dedikohet rrugës së largët nga linja qiellore dhe metodikat e saj të sakta.
Çdo rishikim i vlerave përgjithësuese, që ekzistonte në atë periudhë përbënte standardet bazë dhe detajet e rëndësishme, nga ku shtrihej një grup sjelljesh individuale e shoqërore, që u shkurtuan përmes tij. Kjo gjë nxjerr në pah tragjedinë e thellë që përjetonin këta popuj në periudha të ndryshme kohore.
Epiqendrat e legjislacionit sundues në atë kohë, sipas këndvështrimit dhe perceptimit të masave, konsideroheshin si burim i vendimit zakonor, legjislativ, drejtues dhe rregullues i çështjeve të njerëzve. Ecuria dhe vazhdimësia e mendimit të tyre përmblidhet në tri pika kryesore, të njohura si shtyllat bazë:
Jehudët, kishin një pozitë ideore dhe ideologjike, që shtrihej nga burimet e mëdha të tyre;
Kristianët përbënin një fuqi ekonomike të madhe. Ata ishin pronarët e burimeve të mallrave, ekzekutues dhe menaxhues të fateve të njerëzve dhe i shtrinin pikat e qendrat e tyre në vendet dhe kufijtë më të largët.
Që këtej, të gjitha standardet e moralit, parimet zakonore, marrëdhëniet shpirtërore e shoqërore, shërbenin për cungimin e këtyre qendrave dhe për drejtimin e tyre, në përputhje me direktivat e tyre, të cilat nuk kishin kufij.
Këto qendra të shthurura vepronin me përkushtim, në mënyrë që ta zhvishnin njeriun nga pozita e tij madhështore, nga pozita që dëshironte Allahu i Madhëruar për të, dëshironin shmangien e tij nga roli i madh për të cilin u krijua, në momentin kur Allahu i Lartësuar u tha engjëjve: “Vërtet Unë po krijoj në tokë një mëkëmbës”.
Madje ata veprojnë me përkushtim për t’i mbyllur plotësisht pamjen kësaj të vërtete madhështore, në mënyrë që njeriu të mbesë përherë i verbër. E në këtë mënyrë, të shtrijnë kthetrat e tyre djallëzore, me synim arritjen e ideve, që burojnë nga epshet e tyre të devijuara.
Përsa i përket bindjes së mbetjeve të mesazheve të mëparshme hyjnore, nuk janë veçse cungime të servirura, ndaj të cilave nuk mund të përqendrohesh përballë rrymave falsifikuese, të gënjeshtrës e të mashtrimit, të cilat e fshinë imazhin e tyre përtej kufijve.
Po, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) u dërgua te një popull. Përshkrimi më i mirë i tyre është thënia e Xhafer ibn Ebu Talibit, në drejtim të Nexhashit:
“I nderuar mbret! Ishim një popull injorant, që adhuronim idhujt, hanim të ngordhurën, bënim vepra të pahijshme, bënim kurvëri, dëmtonim komshinjtë dhe i forti hante të dobëtin.”
Kjo gjë ka ndodhur kur këto qendra shtoheshin pa masë e madhështoheshin për llogari të humbjes së njerëzimit dhe për llogari të vdekjes së parimeve njerëzore. Kështu, pra, thirrja e brishtë islame dhe misionari i saj, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) përballej me këto qendra, me shtrirjen e tyre të pamasë dhe me fuqinë e tyre madhështore.
Kjo përbënte përballjen më të dhunshme e më të egër të një lufte të pashembullt vrastare, ku toka e gadishullit dhe rëra e saj e verdhë u lanë me gjakun e kuq. Këto vite, për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe për bashkëkohësit e tij të zgjedhur nuk njihnin rehati dhe qetësi.
Këto fortifikata të mbushura me sherr e shkatërrim nuk u lëkundën, veçse pas një përpjekjeje madhështore e rrjedhje gjithëpërfshirëse të gjakut të pastër, sa edhe malet peshojnë lehtë. Burra që sakrifikuan veten dhe shpirtin e tyre, për hir të fesë dhe të bashkëkohësit të tyre, Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) mundi të ngrejë në tokë qeverinë e Allahut të Lartësuar e të bëjë të qëndrueshme shtyllat e fesë islame, mbi bazën e situatës ekzistuese në atë kohë.
Në atë kohë, për të gjitha forcat e këqija, të fshehura në qoshet e zymta e të errëta, nuk gjeje shanse favorizuese e kushte të përshtatshme për mësymjen e tyre, që shtoheshin e ngriheshin më shumë me kalimin e viteve.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e dinte më së miri se pika e dobët e këtij populli fshihej në përçarjen e në shpenzimin e përpjekjeve të tyre, që bëjnë të mundur ekzekutimet legjislative të kësaj strukture, pa lëkundur shtyllat e mosbesimit. Armiqtë e fesë janë të përlyer e të mbuluar për të zbatuar ideologjitë e tyre dhe për të depërtuar midis banorëve vendas.
Në këtë rast, ky ishte rreziku më i madh. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dilte hapur dhe qortonte përçarjen e popullit të tij, duke i paralajmëruar ata me zjarr e Xhehenem.
Pavarësisht nga kjo, ajo që tërhoqi vëmendjen dhe nga çfarë kishte frikë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është se hapat e para të rrezikshme, filluan të shfaqeshin në momentet e para të ndërrimit jetë të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e të transferimit të tij në Botën e Përhershme. Armiqtë e fesë gjetën rastin e favorshëm për të hyrë në brendësi të kësaj strukture dhe nisën punën për shkatërrimin e saj me duart lopata të të afërmve të tij dhe jo me duart e tyre.
Kështu që ky popull u përça në fraksione, rryma e grupe, ku çdonjëra prej tyre nuk hezitonte të mohonte tjetrën, të hidhte mbi të akuza të padrejta e shpifje. Myslimanët, në vend që të merreshin me armiqtë, u morën me vrasjen dhe me torturimin e vëllezërve të tyre.
Mbi këtë popull ra një epidemi e pashërueshme, e cila filloi të përhapej e të lulëzonte me qetësi në trupin e tij dhe ata nuk kujdeseshin fare për shërimin e saj. Ra një epidemi e pashërueshme, e cila filloi të përhapej në trupin e ymetit e të lulëzonte me qetësi. Askush nuk po merrej me shërimin e saj.
Por, pas këtyre viteve të athta të grupeve e përçarjeve, myslimanët, në fund të ciklit, filluan të lëpijnë plagët që lanë pas shpatat e vëllezërve dhe jo shpatat e armiqve të tyre. Ndërkohë që armiqtë e tyre e shihnin të pamundur t’i ndihmonin ata. Fatkeqësitë që ndodhën me myslimanët dhe prapambetja e tyre në të gjitha nivelet, i vendosi ata në kthetrat e kolonizatorëve e të armiqve të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Te ata u kthye përçarja e fjalës.
Çdo përpjekje ishte e kotë, pasi lidhja e fortë e bashkimit u këput. Ndoshta një vështrim i shpejtë i asaj që ndodh në të gjitha vendet e ndryshme të banuara, bën të qartë për ne këtë imazh të dhimbshëm e tragjik, duke filluar nga Palestina, duke kaluar në Liban, Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë, Somali, etj, etj, ka skena të dhimbshme si rezultat i kësaj përçarjeje.
Dikush thotë se përpjekjet e sinqerta janë ato që ftojnë e tërheqin vëmendjen për te burimi i sëmundjes, jo vetëm te simptomat e saj. Gjëja më e rëndë është parandalimi i të tjerave më të rrezikshme, të cilat lindin çdo ditë në një vend nga vendet islame dhe jo diku tjetër.
Nuk e teprojmë, nëse themi për Republikën Islamike të Iranit dhe themeluesin e saj Imam Khomeinin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se është kënaqësia e Allahut të Lartësuar, si dhe mirësia e madhe e Imamit që jo vetëm e përcaktoi dhe e lokalizoi sëmundjen, por edhe e zhduku plotësisht atë.
Ndoshta një përmbledhje e shkurtër e një grupi direktivash të Imamit të nderuar (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gjatë jetës së tij,na bën të qartë aftësinë diagnostikuese dhe vendosjen e dorës së tij në vendin e sëmurë. Është e dobishme thirrja e tij, për ta kthyer vëmendjen te ajo e të mos merremi me gjëra të tjera.
Në thirrjen e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) drejtuar haxhinjve, që vizitonin Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, në vitin 1399 hixhri, thotë:
“Nga detyrat e këtij grumbullimi madhështor është thirrja e njerëzve dhe e shoqërive islame drejt unitetit të fjalës, si dhe shmangia e konflikteve dhe e kontradiktave ndërmjet myslimanëve. Është detyrë e predikuesve, e këshilltarëve, e shkrimtarëve, që t’i japin rëndësi kësaj çështjeje jetike e të nxitojnë në gjetjen e një fronti për të dobëtit, për çlirimin e unitetit të frontit, unitetit të fjalës dhe parullës: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut!” nga skllavërimi i fuqive të huaja djallëzore, kolonizuese e shfrytëzuese, si dhe për triumfin e vëllazërisë islame ndaj të gjitha problematikave.
O myslimanë të botës! O ithtarë të shkollës së njësimit! Simboli i çdo fatkeqësie të vendeve islame është kontradikta e fjalës, mosharmonia, kurse simboli i triumfit është uniteti i fjalës dhe harmonia. Këtë e ka bërë të qartë Allahu i Lartësuar në një fjali të vetme: “Bëhuni si një trup i vetëm me litarin e Allahut, të gjithë së bashku e mos u përçani!”. Të bëhesh një trup i vetëm me litarin e Allahut, do të thotë të bashkohen të gjithë myslimanët për hir të Islamit, në drejtim të Islamit dhe të interesave të myslimanëve, të shmangni përçarjen, copëtimin e fraksionizmin, të cilat janë bazat e çdo fatkeqësie e prapambetjeje.”
Përpara një delegacioni me dijetarë të mëdhenj të Mekës dhe të Medines, në vitin 1399 hixhri, ka thënë:
“Simboli i triumfit të myslimanëve, në fillimet e Islamit, ka qenë uniteti i fjalës dhe forca e besimit. Sikur të ishte uniteti i fjalës dhe qeveritë e popujve islamë të ishin të pandarë, nuk do të kishte kuptim që një miliard banorë myslimanë të qëndronin nën kontrollin e forcave të huaja.
Sikur kjo fuqi e madhe hyjnore të shoqërohej me forcën e besimit dhe të gjithë së bashku të ecnin si vëllezër në rrugën e Islamit, asnjë fuqi nuk do t’i mposhte ata. Allahu e mëshiroftë atë që siguroi dhe përforcoi rëndësinë e sekretit të triumfit të myslimanëve në fillimet e para të Islamit, pavarësisht numrit të vogël të tyre, mundësive të pakta. Ndërsa sot është e kundërta, myslimanët janë më shumë, si dhe mundësitë i kanë më të mëdha.
O myslimanë të botës!
Çfarë ju pengon juve?
Ju keni qenë superfuqi në fillimet e Islamit, të pakët në numër kundrejt fuqive të mëdha, ndërsa tani jeni një popull madhështor islam e njerëzor. Sot jeni afro një miliard njerëz dhe keni burime të mëdha, të cilat janë armë e madhe! Qëndroni përpara armikut me këtë dobësi e kolaps. A e dini se të gjitha të këqijat tuaja fshihen te përçarja dhe kontradiktat ndërmjet parisë së vendeve tuaja dhe për më tepër, ndërmjet jush?!”
Gjithashtu ai tha:
“Nxitja e kontradiktave ndërmjet fraksioneve islame janë plane kriminale, të kurdisura nga fuqitë përfituese, nga kontradiktat ndërmjet myslimanëve, në bashkëpunim me funksionarët e tyre të humbur, këshilltarët e sulltanëve, me fytyra të nxira më shumë se vetë sulltanët tiranë. Ata e ndezin zjarrin e mosmarrëveshjeve në mënyrë të vazhdueshme.
Çdo ditë, me një zekth modern, ngrenë kurthin e tyre dhe në çdo etapë zbatojnë një plan për nxitjen e mosmarrëveshjeve, duke shpresuar me këtë shkatërrimin e kështjellës së njësimit e të unitetit ndërmjet myslimanëve.”
Imazhi fillon e bëhet më i qartë gjatë leximit të ligjëratës së Imam Khomeinit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe të këshillave të tij të vazhdueshme ndaj të gjithë myslimanëve, veçanërisht gjatë ritualit të Haxhit, i cili përbën grumbullimin më të mirë islam, ku marrin pjesë një numër i madh myslimanësh nga të gjitha anët e botës.
Në një kongres madhështor, që i dedikohet myslimanëve për studimin e çështjeve të tyre, shërimit të problematikave të tyre dhe diskutimit të bindjeve të tyre, Imami i nderuar (Allahu qoftë i kënaqur me të!) këmbëngulte në nxitjen e këtyre çështjeve të ndjeshme e të rëndësishme për jetën e Islamit e të myslimanëve dhe nuk e ka fshehur përpjekjen e tij për një gjë të tillë.
Gjithashtu, kthimi te ligjëratat fetare të Imam Khomeinit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na bën të qartë thellimin e direktivës së tij për këtë çështje jetike dhe të mprehtë, si dhe na tregon sigurinë e tij për këtë çështje.
Nga direktivat e Imam Khomeinit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ndaj pelegrinëve, po bëjmë një përmbledhje të shkurtër:
“Është detyrë e vëllezërve iranianë dhe shi’itë, në të gjitha vendet e botës islame, që të shmangen nga veprat e sëmura, që çojnë në përçarjen e radhëve të Islamit: largimi nga formësimi i namazeve në grup e shtëpi dhe nga veprat që mund të bien në kundërshtim me legjislacionin islam; vendosja e artopalanteve në mënyrë joharmonike; hedhja e vetvetes mbi varret e pastra. Është i detyruar prezantimi te grupet e Ehli Synetit. Është e domosdoshme dhe e mjaftueshme, në të dy rastet, zbatimi i vendimit të gjykatësit të Ehli Synetit, edhe nëse merret për ju një ndëshkim i rëndë, në kundërshtim me ju.
Të gjithë motrat dhe vëllezërit në fe, duhet ta kenë të qartë se një nga shtyllat filozofike të ritualit të Haxhit është gjetja e mirëkuptimit dhe mbjellja e vëllazërisë ndërmjet myslimanëve.”
Janë edhe shumë ligjërata të tjera fetare, të rëndësishme. Ftojmë të gjithë myslimanët, që t’i lexojnë e t’i perceptojnë ato. Në këtë linjë të begatë, Republika Islamike e Iranit vazhdoi ecurinë e saj për thirrje në unitetin e fjalës së myslimanëve, edhe pas ndërrimit jetë të Imamit Khomeinit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe vazhdon ta përforcojë atë në çdo ngjarje në vend, me gjuhën e udhëheqësit të tij.
Sejjid Alij El Khamenij (Allahu e ruajttë!), si dhe përgjegjës të tjerë, nuk i kanë kursyer përpjekjet e tyre për ta vënë në zbatim këtë çështje të rëndësishme legjislative, mbrojtjen e saj përmes direktivave të vazhdueshme apo kontributin dhe përkrahjen e tyre të pakufishme në këtë fushë.
Si përfundim, lexues i nderuar, ky libër i pashoq që ke në dorë dhe ai që bëri përpjekje për botimin e tij, ka parasysh një nga profesorët e universitetit të qytetit shkencor, Kumit, kërkuesin e aftë, Shejkh Xha’fer Es Subhanij, është një ftesë për të perceptuar, në përputhje me kufijtë për të cilat folëm më parë.
Kjo vepër, për më tepër, pasqyron një imazh të vërtetë, në lidhje me vëllimin e ofensivës së jobesimtarëve, të cilët dëshirojnë copëtimin e ymetit islam, duke e shtyrë atë në përçarje. Natyrisht, nuk jemi në pozicionin mbrojtës të ekzistencës së shenjtë të këtij legjislacioni qiellor, por duam të shmangim mëkatarët dhe të heqim ndyrësirat e pista nga ky komb, të cilët duan shkatërrimin e tij.
Drejtoria e Çështjeve të Arsimit dhe e Kërkimeve është marrë me botimin e librit, në mënyrë që të përfshihen të gjithë dhe myslimanët të njihen më nga afër me shi’itët. Allahu i Lartësuar është prapa qëllimit.