Cili është sekreti i marrjes së dheut të pastër?

 

 

Shumë prej vëllezërve tanë të Ehli Synetit parashtrojnë një pyetje:

Cila është arsyeja që shi’itët marrin dhè të pastër, qofshin në vendet e tyre apo edhe kur udhëtojnë, dhe bëjnë sexhde mbi të e jo mbi diçka tjetër?

 

Ndoshta njerëzit e thjeshtë imagjinojnë se shi’itët bien në sexhde për të dhe jo mbi të, duke adhuruar në këtë mënyrë gurin e dheun.

Kjo ndodh se ata të vobektë nuk e bëjnë ndarjen ndërmjet sexhdes mbi dhè dhe sexhdes për të. Sidoqoftë, përgjigjja është e qartë.

 

Te shi’itët preferohet marrja e dheut të pastër, duke u siguruar mirë për pastërtinë e tij. Nuk ka rëndësi se çfarë dheu është ai, nga çfarë toke është marrë.

Dhè mund të merret nga çdo pjesë apo nga çdo cep i botës. Të gjitha për këtë punë janë të njëjta. Kjo domosdoshmëri nuk është gjë tjetër veçse si domosdoshmëria e pastërtisë së trupit, të rrobave dhe e vendit të faljes.

 

Ndërsa sekreti i marrjes së dheut është besimi në pastërtinë, të cilën e lejon e gjithë toka, duke e marrë si xhami, që përshtatet me çdo vend ku ndodhet myslimani jo vetëm kur udhëton, por edhe aty ku banon. E si të jetë ndryshe, kur këto vende janë të banuara me njerëz të ndryshëm, myslimanë apo jo myslimanë, korrekt me bazat themelore të pastërtisë apo jo.

 

Ky është një problem i madh, me të cilin përballet myslimani në namazin e tij. Për këtë nuk ka pengesë, që të marrë për veten e tij dhè të pastër e të sigurohet për pastërtinë e tij dhe të bjerë në sexhde, gjatë namazit të tij, duke qenë i sigurt në sexhden e tij prej pisllëqeve, mbeturinave e papastërtive, me anë të së cilave nuk afrohet fare te Allahu.

 

As syneti i Profetit nuk e lejon sexhden mbi të e as mendja e shëndoshë nuk e pranon atë, veçanërisht pas transmetimit të përforcimit të plotë e të arrirë për pastërtinë e organeve të personit që falet dhe të rrobave të tij. Jo vetëm kjo, por transmetohet se ndalohet falja në vendet, si: vendgrumbullimi i plehrave, thertoret, rrugët e hapura, banjo, në vendqëndrimin e deveve. Madje është urdhëruar pastrimi i xhamive dhe parfumosja e tyre.

(Dijetari i madh El Emijnij. “Sijretuna dhe sunnetuna”, 158-159)

 

Kjo bazë ka qenë e qëndrueshme te të parët vepërmirë, edhe pse i ka shpëtuar historisë prej transmetimit të saj. Është transmetuar se Et Tabiij, juristi Mesruk ibn Exhda, i cili ndërroi jetë në vitin 62 hixhri, në udhëtimet e tij merrte me vete një sasi dheu nga Medina, që të ibnte në sexhde mbi të. Këtë e ka nxjerrë Ibn Ebu Shejbe në librin e tij “El Musenif”, kapitulli “Ai që mbarte në anije diçka për të rënë në sexhde mbi të”.

(Ebu Beker ibn Ebij Shejbe. “El Musenif” 1:400 si te “Sexhdja mbi dhè”, 93)

 

Këtu bëhet e qartë se zbatimi praktik i shi’itëve me marrjen e dheut si xhami, nuk është gjë tjetër veçse lehtësim i çështjes së atij që falet jo vetëm kur është në udhëtim, por edhe kur është banues në një vend. Ky veprim bëhet nga frika se nuk gjen ndonjë tokë të pastër, ose hasër të pastër për t’u falur. Kjo është e ngjashme me atë që një mysliman merr një pjesë dheu të pastër, me qëllim tejemumin me të.

Sekreti i praktikimit të shi’itëve dhe parapëlqimi i sexhdes mbi dheun Husejnij, është që, kur të vendosë fytyrën e tij mbi këtë dhè, të kujtojë jo vetëm jetën dhe sakrificën e këtij imami, por edhe Ehli Bejtin e tij, lidhjen e fortë me sahabët e tij në rrugën e ideologjisë, të parimit dhe të ndalimit të shthurjes e të shkatërrimit.

 

Sexhdja është një nga shtyllat më të mëdha të faljes. Në një hadith thuhet: “Robi ndodhet më afër me Zotin e tij në sexhde.” Ata vendosën trupat e tyre si sakrificë për të drejtën dhe shpirtrat e tyre u ngritën në pozitën më të lartë, në mënyrë që të përulet e të nënshtrohet, duke u përshtatur me pozitën dhe nivelin, me urrejtjen e kësaj bote të rremë, bukuritë e të cilës do të ikin.

 

Ndoshta ky është synimi i sexhdes mbi të e shmang shtatë perdet. Ky fakt ka ardhur në lajm. Në këtë sexhde është sekreti i ngritjes e i udhëtimit qiellor prej dheut te Zoti i botëve. (“Toka dhe dheu Husejnij”, 24.)

 

Dijetari i madh El Emijnij ka thënë: “Ne marrim nga dheu i Qerbelasë një pjesë të ndritur e gurë dhe biem në sexhde mbi to. Edhe juristi i të parëve tanë, Mesruk ibn Exhda, barte me vete një pjesë të dheut të Medines së ndritur e binte në sexhde mbi të.

 

Nxënësi i khalifetit udhëzues, juristi i Medines, mësuesi i Synetit, ishte shumë larg të rejave që futen në fe. Nuk ekziston në të asnjë lëkundje, keqardhje apo diçka që e kundërshton thirrjen e Kur’anit apo që kundërshton Synetin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Marrja e dheut të Qerbelasë, si xhami te shi’itët, nuk është obligim i prerë, as nga obligimet e legjislacionit të fesë, as se e ka 

detyruar medh’hebi.

 

Kësaj nuk i ndahet askush, që prej ditës së parë, është zgjedhur ndërmjet dherave të tjerë të të gjithë tokës dhe është lejuar sexhdja mbi të. Kjo kundërshton atë që pretendojnë injorantët në njohjen dhe idetë e tyre.

 

Ai nuk është më shumë se një preferencë logjike e zgjedhje e asaj që është më e mirë për të bërë sexhde mbi të për mendjen, logjikën e vlerësimin, ashtu siç ke dëgjuar. Shumë prej burrave të medh’hebit, në udhëtimet e tyre marrin dhè të ndryshëm, jo të asaj të Qerbelasë, gjithashtu edhe sende mbi të cilat lejohet sexhdja mbi to, si hasra të pastra, dhe khumretu dhe mbi to bien në sexhde gjatë namazeve të tyre.

(Dijetari i madh El Emijnij. “Sijretuna ue Sunenuna”, 166-167, Botim i Nexhefit të ndritur.)

 

Kjo është një përmbledhje e kësaj çështjeje juridike dhe detajet e saj janë në vendin e tyre. Për këtë kanë ndihmuar shkrimet e personaliteteve të mëdha të kohës e të mëdhenjtë e saj. Po përmendim disa prej tyre:

 

1- El Muslih El Kebijr, Shejkh Muhamed Hysejn Kashiful Gita (1295-1373 hixhri) te libri i tij “Dheu Hysejnij”.

2- Dijetari i madh, Shejkh Abdul Hysejn El Emijnij, botues i librit “El Gadijr” (1320-1390 hixhri). Ka përmbledhur një mesazh për këtë temë në fund të librit të tij “Sijretuna ue Sunenuna”.

3- “Sexhdja mbi tokë”, e dijetarit të madh Shejkh Ali El Ahmedij, një vepër e arrirë në të gjitha elementet e saj. Ajo që përmendëm në lidhje me këtë çështje, është marrë nga drita e diturive të tyre. Allahu i mëshiroftë dijetarët tanë të mëparshëm dhe i ruajttë trashëgimtarët e tyre. Këto janë temat që i trajtuam në mënyrë të përmbledhur në këtë broshurë. Falënderimi i përket vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin dhe mbi familjen e tij të pastër!