Cili është qëllimi i përhapjes së këtyre broshurave?

 

1- Këto broshura tregojnë qartë se doktrina dhe bindjet e shi’itëve dhe rrënjët e tyre të vërteta, gjenden në librin e Allahut dhe në Synetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ato që kanë ardhur nga imamët e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe imazhi i këtyre bindjeve duken qartë dhe përfshinin të gjitha aspektet që lidheshin me njohjet hyjnore.

 

2- Në brendësi të këtyre broshurave lindin ide të veçanta të autorëve të tyre, të cilat mund të ndeshen me debate, polemika e kontradikta me dijetarët e tjerë shi’itë. Kështu që jo gjithçka që gjendet në ato broshura, është bindje për të gjithë dijetarët shi’itë e shkrimtarët e tyre.

 

Ajo që na intereson ne, është të tregojmë se, këto broshura, përfaqësojnë bindjet e shi’itëve në aspektin e cilësive të Allahut të Lartësuar e të veprave të Tij, Profetësinë e Imametin, Jetën Tjetër e veçanërisht bindjen në pozitën e Imamëve dhe të cilësive të tyre. Ai që dëshiron të zgjerohet në lidhje me ideologjitë dhe bindjet e shi’itëve, le t’u kthehet atyre.

 

3- Thellimi në parimet e përmenduar në këto broshura dhe libra përbën dakordësinë e doktrinës së shi’itëve, në të shumtën e këtyre çështjeve doktrinore, me doktrinat dhe bindjet e shumës së myslimanëve, edhe pse kanë mendime ndryshe për çështjen e imamatit dhe të udhëheqësisë pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Në faqet e mëpasshme, do të përpiqemi të paraqesim ndryshimet më të rëndësishme ndërmjet shi’itëve e sekteve të tjera islame, të cilat nuk përbëjnë një ndarje të prerë e jo të përafërt ndërmjet këtyre medh’hebeve. Nga kontradiktat ndërmjet tyre, nuk përfiton kush tjetër veçse armiqtë e kësaj feje e spektatorët e tyre.

 

Në fillim të kërkimit tonë, do të sqarojmë e do të përcaktojmë kontradiktat ndërmjet shi’itëve e mu’tezilëve, ndërmjet shi’itëve e esh’arijve, sepse këto dy sekte përbënin pjesën më të madhe të myslimanëve në fillim të këtyre periudhave të mëparshme.