Esh Shejkh Et Tusij (Allahu e mëshiroftë!) ka qenë shumë i njohur. Ai është Shejkhu i Medh’hebit Xha’ferrij. Ka qenë nxënës i El Mufijdit dhe i El Murtedasë. Erdhi në Bagdad në vitin 408 hixhri dhe ka marrë pjesë në leksionet dhe mësimet e El Mufijdit. Në momentin që profesori iu përgjigj thirrjes së Zotit të Tij (pra, u thërrit nga Ai, ndërroi jetë) filloi të merrte pjesë te El Murtedai, derisa filloi punë në mësimdhënie e në dhënien e fetvave, jo vetëm në periudhën e tij, por edhe pas saj. Ai ka shkruar broshura e libra me shumë vlerë. Ne do paraqesim këtu një përmbledhje të doktrinave e të bindjeve shi’ite, të cilat i ka shkruar esh Shejkh Tusij:
Çështja 1: Njohja e Allahut është detyrim për çdo mukel’lef (të ngarkuar për kryerjen e detyrave të Sheriatit).
Çështja 2: Allahu i Lartësuar është i pranishëm (meuxhudun), me argumentin se Ai krijoi gjithësinë, i dhuroi asaj ekzistencën dhe, përderisa do të vazhdojë të jetë kështu, Ai është i pranishëm.
Çështja 3: Allahu i Lartësuar është i domosdoshëm në ekzistencë (vaxhibul vuxhud) në vetveten e Tij, me kuptimin që Ai s’ka nevojë për ekzistencën e Tij nga tjetërkush. Nuk lejohet për Të mosekzistenca, me argumentin se, nëse do të ishte e mundur, do të kishte nevojë për një krijues, ashtu si krijimi i kësaj bote. Kjo është e pamundur për të Begatin e të Adhuruarin.
Çështja 4: Allahu i Lartësuar është i hershëm (kadijmun ezelijun), s’ka fillim, me kuptimin që ekzistencës së Tij nuk i paraprin mosekzistenca. Është i qëndrueshmi i përhershëm (bakin ebedij), me kuptimin se ekzistenca e Tij nuk pasohet nga mosekzistenca.
Çështja 5: Allahu i Lartësuar është i poltfuqishëm e zgjedhës (kadirun muktharun), me kuptimin që, nëse Ai dëshiron ta bëjë, e bën dhe, nëse do ta lërë, e lë, me argumentin se Ai e krijoi botën në një kohë, pa një tjetër.
Çështja 6: Allahu i Lartësuar është i plotfuqishëm (kádirun) mbi çdo të aftë dhe i Gjithëditur mbi çdo të ditur, me argumentin se fuqia dhe dituria janë vetë Veta Tij. Është e pamundur të thuhet se Allahut është i fuqishëm e i ditur për diçka dhe nuk është i fuqishëm dhe i ditur për diçka tjetër.
Çështja 7: Allahu i Lartësuar është i gjithëditur (álimun), me kuptimin se gjërat janë të qarta, të zbuluara, të njohura e jo të panjohura, me argumentin se Ai i bëri veprat të rregullta e të sakta dhe, se kushdo që e bën këtë, është domosdoshmërisht i Gjithëditur.
Çështja 8: Allahu i Lartësuar perceptohet jo me shqisa, por me kuptimin se Ai e di çfarë perceptohet me shqisa. Ai është i zhveshur nga trupi e gjërat e domosdoshme të tij. Për këtë kemi argument thënien e Allahut të Lartësuar: “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.” (Sure “El Enam”, ajeti 103.)
Ndërsa kuptimi i thënies së Allahut të Lartësuar: “Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (Sure “El Isra”, ajeti 1. Sure “El Gafir”, ajeti 56.) është: Allahu është i Gjithëditur me dëgjimet e jo me veshët, me shikimet e jo me sytë.
Çështja 9: Allahu i Lartësuar është i gjallë (hajjun), me kuptimin se Ai është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëditur dhe, se për këdo që vërtetohet një gjë e tillë, është domosdoshmërisht i gjallë.
Çështja 10: Allahu i Lartësuar është folës (mutekel’lim), jo me shqisa, por me kuptimin se Ai i ka gjetur (krijuar) fjalët në një trup prej trupave apo objektet prej objekteve, që të përçojë madhështinë e Tij te krijesat. Argument është thënia e Allahut të Lartësuar: “Për disa të Dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.” (Sure “En Nisa”, ajeti 164.) sepse Ai është i aftë dhe se fjala për të është e mundur.
Çështja 11: Allahu i Lartësuar është i vërtetë në thënie (sádikun), me kuptimin se Ai nuk thotë tjetër veçse të drejtën e të vërtetën, me argumentin se çdo gënjeshtër është e keqe. Allahu i Lartësuar është i pastër nga të këqijat.
Çështja 12: Allahu i Lartësuar është dëshirues (murijdun), me kuptimin se Ai e përmirëson një vepër, nëse e sheh se ia vlen (pra, do të thotë se Ai nuk është i detyruar dhe se dëshira e Tij nuk varet nga dëshira e dikujt tjetër, përkundrazi ajo është një dëshirë sublime. Nëse sheh se ka dobi, e bën, ndërsa, kur e sheh se nuk ia vlen, nuk e bën. I Lartësuar është Ai).
Çështja 13: Allahu i Lartësuari është një (uahidun). Me kuptimin që nuk ka ortak e pjesëmarrës me të në Hyjni. Argument është thënia e Tij: “Thuaj: ‘Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!", (Sure “El Ikhlas”, ajeti 1.)
sepse, po të kishte ortak, do të ndodhte pengesa e do prishej sistemi. Në lidhje për këtë, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i Fronit dhe i lartësuar mbi çka ia veshin Atij!” (Sure “El Enbija”, ajeti 22.)
Çështja 14: Allahu i Lartësuar nuk është i përbërë prej diçkaje (gajru murekeb), me argumentin se, në qoftë se Ai do të ishte i përbërë, do të kishte nevojë për pjesë dhe nevojtari është i mundshëm.
Çështja 15: Allahu i Lartësuar nuk është trup (lejse bi xhismin), nuk ka kufij e as dimensione, me argumentin se Ai, po të ishte me ndonjë prej tyre, Ai do të ishte i mundshëm dhe nevojtar për krijues dhe një gjë e tillë është e pamundur.
Çështja 16: Allahu i Lartësuar nuk shihet me shqisën e shikimit në këtë botë e as në Tjetrën, me argumentin se Ai është i zhveshur nga një gjë e tillë, sepse për çdo gjë që shihet, patjetër që duhet të ketë trup e formë. Allahu i Lartësuar është i zhveshur nga këto të dyja. Kjo është arsyeja që Allahu ka thënë: “Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: ‘O Zoti im, shfaqu që të të shoh.’” “Zoti tha: ‘Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua’. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: ‘I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ty i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!" (Sure “El A’raf”, ajeti 143)
Dhe ka thënë:
“Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.” (Sure “El En’am”, ajeti 103.)
Çështja 17: Allahu nuk është rast dukurish, përndryshe do ishte dukuri. Kjo gjë është e pamundur.
Çështja 18: Allahu i Lartësuar nuk përshkruhet me Hulul (një ide kristiane e krijimit dhe e lindjes), me argumentin se Ai e bën të domosdoshme detyrimin me të mundurën. Një gjë e tillë është e pamundur.
Çështja 19: Allahu i Lartësuar nuk unifikohet me kënd tjetër, sepse unifikimi e kthen gjënë në një të vetme, pa mangësi e shtesa. Një gjë e tillë është e pamundur dhe se Allahu nuk përshkruhet me pamundësi.
Çështja 20: Prej Allahut të Lartësuar mohohen kuptimet dhe cilësitë shtesë, me kuptimin që Ai nuk është i aftë me aftësi dhe i ditur me dituri, por, përkundrazi ka të gjithë aftësinë e diturinë, sepse, po të ishte kështu, lihet vend për krijim, sikur të ishte një krijesë e rastësishme, numërimin e të hershmes, nëse është i hershëm. Të dyja janë të pamundura. Gjithashtu, bën të mundur krijimin e detyrimit te cilësitë e Tij të ndryshueshme, që bëhet e mundur në një kohë që ajo është e ndaluar.
Çështja 21: Allahu i Lartësuar është i pasur (ganijun), me kuptimin se Ai s’ka nevojë për askënd e për asgjë tjetër.Argumenti për këtë është se Ai është detyrimisht ekzistent në vetveten e Tij, kështu që nuk është i shpikur e i krijuar.
Çështja 22: Allahu i Lartësuar nuk është në një anë dhe as në një vend, me argumentin se gjithçka që ka një anë e një vend, është i krijuar. Gjithashtu, është vërtetuar se Allahu i Lartësuar nuk është me trup e substancial dhe nuk ka as gjerësi, kështu që nuk është me anë e vend.
Çështja 23: Allahu i Lartësuar nuk ka fëmijë e as bashkëshorte, me argumentin e vërtetimit të mospasjes së Tij nevojë prej dikujt tjetër dhe, se çdo gjë, me përjashtim të Tij, është e mundur. Atëherë, si mund të bëhet e mundura e domosdoshme në vetvete? Për këtë Kur’ani thotë: “...Asgjë nuk i shëmbëllen Atij...” (Sure “Esh Shura”, ajeti 11)
Dhe:
“Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës...”
(Sure “Ali Imran”, ajeti 59.)
Çështja 24: Allahu i Lartësuar është i drejtë e i urtë (ádilun hakijmun), me kuptimin se Ai nuk kryen një vepër të keqe dhe nuk i lë detyrimet, me argumentin se vepra e keqe dhe lënia e detyrimeve është mangësi për Të. Allahu i Lartësuar është i zhveshur nga veprimi i së keqes dhe nga lënia e detyrimeve.
Çështja 25: Pranimi i Kadasë e i Kaderit është detyrim. Gjithçka që ka qenë dhe është, është me Kada dhe Kader dhe nuk është e domosdoshme për to dhuna e padrejtësia, sepse Kadaja dhe Kaderi këtu janë me kuptimin e diturisë dhe të shtjellimit dhe me kuptimin se Allahu i Lartësuar është në dijeni të çdo gjëje (ishte apo do të jetë). (Shtesa këtu është për plotësimin e frazës)
Çështja 26: Çdo gjë që ka vepruar Allahu i Lartësuar, është më e saktë. Përndryshe bëhet e domosdoshme kotësia dhe Allahu i Lartësuar nuk është më kot. Thënia e Allahut të Lartësuar e sqaron më mirë këtë fakt: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?” (Sure “Mu’minun”, ajeti 115.)
Çështja 27: Mirësjellja ndaj Allahut është detyrim, sepse Ai e krijoi krijesën dhe krijoi te ai shijet. Sikur të mos e bënte mirësjelljen, bëhej e domosdoshme arroganca. Kjo është një gjë e keqe (Allahu nuk vepron keq). Kështu që mirësjellja është lidhja e argumenteve, plotësimi i mendjes, dërgimi i të Dërguarve në kohët e tyre e pas tyre imamët, në mënyrë që të mos këputet zinxhiri.
Çështja 28: Profeti ynë, Muhamed ibn Abdullah ibn Abdul Mutalib ibn Hashim ibn Abdul Menaf, me të vërtetë dhe pa dyshim që është i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), me argumentin se ai u zgjodh nga Allahu dhe pati mrekulli të ndryshme. Mrekullia më e madhe e tij është Kur’ani i Shenjtë, Furkani (dalluesi) i lavdishëm, i cili bën dallimin ndërmjet të drejtës dhe të padrejtës. Ky Libër madhështor do të mbetet argument për të gjithë njerëzimin deri në Ditën e Ringjalljes. Ekzistenca e tij është një mrekulli. Mrekulli është elokuenca dhe retorika e tij. Asnjë letrar e orator, edhe pse u ftua të krijojë një sure të vogël apo një ajet të plotë si ai që iu shpall të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk mundi ta bëjë.
Çështja 29: Ai ka qenë Profet për veten e tij para dërgimit dhe është i Dërguar për të gjithë njerëzit pas dërgimit. Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë isha Profet dhe Ademi ishte ndërmjet ujit e baltës.”
Çështja 30: Të gjithë Profetët kanë qenë të pagabueshëm, të pastër nga të gjitha mangësitë e mëkatet, nga pavetëdija e harresa, në thënie e vepra, që nga djepi e deri në varr, me argumentin se, po të kishin qenë të gabueshëm apo të bënin diçka me pavetëdije, vendi i tyre do të binte nga zemra e popullit, besimi e mbështetja e fjalëve e veprave të tyre do të ulej e, si rrjedhojë, s’do të kishte vlerë Profetësia. Ajo që është transmetuar në libër (Kur’an) për ta është detyrim kërkimi.
Çështja 31: Profetët duhet të jenë më të diturit e më të mirët e kohës së tyre, sepse prioriteti i të mirit ndaj atij që është më i mirë, është diçka e keqe.
Çështja 32: Profeti ynë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është vula e Profetëve dhe e të Dërguarve, me kuptimin se nuk ka Profet pas tij deri në Ditën e Ringjalljes. Allahu i Lartësuari thotë: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e Profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.”
(Sure “El Ahzab”, ajeti 40.)
Çështja 33: Profeti ynë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është më fisniku i Profetëve dhe i të Dërguarve, sepse Profetësia e tij është vërtetuar dhe është lajmëruar me përparësinë e tij, kështu që ai është më i miri. Fatimes (Paqja qoftë mbi të!) i ka thënë: “Babai yt është më i miri ndër Profetët dhe bashkëshorti yt është më i miri drejtues. Ti je zonja e të gjitha grave të botëve dhe dy djemtë e tu, Hasani dhe Hysejni (Paqja qoftë mbi ta!) janë dy zotërinjtë e rinisë së banorëve të Xhenetit. Babai i tyre është më i mirë se ata të dy.” (Shih librin “Jenabijul Mevede”, f. 434-436.)
Çështja 34: Udhëtimi qiellor i Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) (el mi’raxhu) ka qenë me trup, i zgjuar e jo në ëndërr, është i drejtë dhe i vërtetë. Lajmet për të janë transmetuar me zinxhir transmetues, pa shkëputje e në mënyrë deklarative. Ai që e mohon një gjë të tillë, del jashtë Islamit. Ai kaloi nëpër horizonte, nga portat e tyre, pa pasur nevojë për ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Ky dyshim iluzionist është një nxitje legjendare dhe e pamundur.
Çështja 35: Feja e Profetit tonë, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) shfuqizon dhe anulon fetë e mëparshme, sepse interesat ndryshojnë sipas kohës e personave, ashtu siç ndryshojnë ilaçet sipas sëmundjes dhe gjendjes.
Çështja 36: Imam (udhëheqës) pas Profetit tonë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), është Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi të!), me argument thënien e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!):
“O Ali, ti je vëllai im dhe trashëgimtari i diturisë sime. Pas meje, ti je halifja, gjykatësi i fesë sime. Ti je për mua me pozitën e Harunit ndaj Musait, veçse nuk ka më Profet pas meje.”
(Shih “Sahijh Muslim” 7/120-121, kreu “Fadailu Ali (Paqja qoftë mbi të!)”. “Sahijhul Bukharij” 5/19, kreu “Fadailu Ali (Paqja qoftë mbi të!)” dhe 6/3, kreu “Lufta e Tubukut”. “Musned Ahmed” 1/174-177, 3/32 dhe 6/369.)
Po japim edhe një thënie tjetër të Profetit më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!):
“Përshëndeteni Aliun me Princi i besimtarëve (pra, thoni es selamu alejke ja emirel mu’minin), dëgjojeni dhe binduni atij, mësoni prej tij e mos e mësoni atë.” (Shih “El Bihar” 37/290-340.)
si dhe thënia e tij:
“Për atë që kam qenë udhëheqës i tij, atëherë Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah i Plotpushtetshëm, përkrahe atë që përkrah Aliun dhe bëhu armik i atij që është armik me të.” (Shih “Musned Ahmed” 1/84-152, 4/281, 370, 372 dhe 5/366-419. “Synenu Tirmijdhij”, 5/633.)
Çështja 37: Imam pas Aliut (Paqja qoftë mbi të!) do të jenë njëmbëdhjetë prej gjenezës së tij. I pari prej tyre është djali i tij, Hasani, pastaj Hysejni, Ali ibn Hysejn, Muhamed ibn Ali, Xha’fer ibn Muhamed Es Sadiku, Musa ibn Xha’fer, pastaj Ali ibn Musa, Muhamed ibn Ali, Ali ibn Muhamed, El Hasan ibn Ali, argumenti pasardhës El Mehdi El Hadi ibn Hasan, Imami i kohës. Të gjithë janë imamët e njerëzve, një pas një, me të drejtë, me argumentin se, për çdo imam prej tyre, ka tekst, me zinxhir transmetimi të pashkëputur për khilafet (udhëheqësi).
Çështja 38: Imamët janë të pagabueshëm, të pastër nga të gjitha mëkatet, të vogla e të mëdha, me dashje apo pa dashje, nga pavetëdija në vepra e thënie, me argumentin se, nëse ato do të bënin mëkate, vendi i tyre do të binte, si dhe do binte besim nga zemra e popullit. Si do të udhëzonin me humbje?! Nuk ka të pagabueshëm, me përjashtim të dymbëdhjetë imamëve. Kështu që vërtetohet imameti i tyre.
Çështja 39: Duhet që imamët të jenë më të ditur e më të mirë. Pa këto nuk arrihet urtësia e bindjes. Mirësia e imamëve tanë dhe dituria e tyre është shumë e njohur. Përparësia e tyre është më e qartë se drita e diellit, madje edhe më e qartë se dje.
Çështja 40: Duhet të besojmë bindshëm se baballarët e Profetit tonë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të imamëve tanë kanë qenë përherë myslimanë, madje shumica e tyre kanë qenë eusijau. Kështu që lajmet e Ehli Bejtit për Islamin e Ebu Talibit janë të prera. Biografia e tij e tregon një gjë të tillë. Shembulli i tij është si shembulli i besimtarit te familja e Faraonit.
Çështja 41: Imam Mehdiu (Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij fisnike!) i pritur, Muhamed ibn El Hasan, ka lindur në kohën e babait të tij. Ai është i fshehur dhe i gjallë. Do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë kjo botë, sepse çdo kohë ka nevojë për një njeri të pagabueshëm, si rezultat i vendimit unanim që ka marrë ymeti, ku nuk ka periudhë kohe që të mbetet pa një argument (njeri) të dukshëm e të njohur, ose të fshehur e të panjohur, sepse mirësjellja në çdo kohë është detyrim. Imami është mirësjellje, kështu që ekzistenca e tij është detyrim.
Çështja 42: Nuk duhet të çuditemi me jetëgjatësinë e tij, sepse njerëz të tjerë në popujt e mëparshëm kanë jetuar nga tre mijë e më shumë vjet. Po përmendim disa emra: Shuajbi, Nuhu, Llukmani, Hidri, Isai (Paqja qoftë mbi ta!), Iblijsi, Dexhali. Kjo çështje është e mundur. Allahu është i Plotfuqishëm mbi të gjitha të mundëshmet.
Çështja 43: Mungesa e Mehdiut nuk është nga vetvetja e tij, sepse ai është i pagabueshëm e nuk është i mangët nga ndonjë detyrim dhe as nga ana e Allahut të Lartësuar, sepse Allahu është i drejtë dhe i urtë e nuk bën të këqija, sepse fshehja nga shikimet e ndalimi prej njerëzve të dobive janë dy gjëra të këqija. Kështu që mungesa e tij është si rezultat i armiqve e i qafirëve të shumtë, si dhe i pakësimit të përkrahësve.
Çështja 44: El Mehdiu (Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij fisnike!) do të shfaqet. Argument për këtë është thënia e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!):
“Sikur të mos mbesë nga kjo dynja, veçse një orë, Allahu do ta zgjaste këtë orë, derisa të dalë një njeri prej trashëgimtarëve të tij. Emri i tij është si emri im dhe llagabi i tij është si llagapi im. Ai do ta mbushë tokën me drejtësi, ashtu siç është mbushur me padrejtësi e shthurje.” (Shih Sunen Ibn Daud 4/106-107. Kenzul Ummal 14/264-267.)
Ndjekja e tij është detyrim për çdo krijesë.
Çështja 45: Në mungesën e Imamit ka dobi, ashtu siç ndriçon dielli nën re dhe kandili prapa perdes.
Çështja 46: Vërtet Allahu i Lartësuar i kthen trupat e dekompozuar, ashtu siç kanë qenë në këtë botë, në mënyrë që çdo e drejtë t’u shkojë atyre që e meritojnë. Kjo çështje është e mundur. Profetët kanë lajmëruar me një gjë të tillë e veçanërisht Kur’ani i Shenjtë është i mbushur me të. Nuk është i nevojshëm komentimi. Kështu që bindja e besimi te ringjallja me trup është detyrim
Çështja 47: Çdo gjë që ka transmetuar Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ose imami, për të është detyrim bindja. Si përshembull: Lajmet e tyre për Profetësinë e Profetëve të mëparshëm, për librat e zbritur, për ekzistencën e engjëjve, për situatat e varrit, për ndëshkimin dhe shpërblimin sipas veprave të kryera në këtë botë, për marrjen në pyetje nga Munkiri e Nekijri, për Ringjalljn, për situatat e Ringjalljes, për Tubimin, për llogaridhënien, për peshoren, për Siratin, për dëshminë e shqisave, për ekzistencën e Xhenetit dhe të Zjarrit, për Burimin nga i cili Prijësi i besimtarëve, në Ditën e Ringjalljes, u jep me pi të eturve, për ndërmjetësimin e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të imamëve ndaj gjynahqarëve prej të dashurve të tyre, e të tjera si këto, me argumentin se këto lajme kanë ardhur nga të pagabueshmit.
Çështja 48: Pendimi (dhe ai është pendimi ndaj së keqes në të kaluarën dhe lënien e saj menjëherë, si dhe këmbëngulja e mospërsëritjes së saj në të ardhmen) është i detyruar, me argumentin e dëgjimit ndaj detyrimit të saj. Shmangia e dëmit është logjikisht e domosdoshme.
Çështja 49: Urdhri me të mirë e ndalimi nga e keqja, janë dy çështje të detyrueshme, me kusht lejimin e nxitjes dhe sigurinë prej dëmit.
(Broshura është botuar nga ana e Institutit të Përhapjes Islame, në vitin 1412 hixhri, së bashku me librin “Xheuahirul Fikh”, të gjyqtarit Ibn Berraxhit, së bashku me dhjetë broshurat e Shejkh Et Tusijit.)
1- Këto broshura tregojnë qartë se doktrina dhe bindjet e shi’itëve dhe rrënjët e tyre të vërteta, gjenden në librin e Allahut dhe në Synetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ato që kanë ardhur nga imamët e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe imazhi i këtyre bindjeve duken qartë dhe përfshinin të gjitha aspektet që lidheshin me njohjet hyjnore.
2- Në brendësi të këtyre broshurave lindin ide të veçanta të autorëve të tyre, të cilat mund të ndeshen me debate, polemika e kontradikta me dijetarët e tjerë shi’itë. Kështu që jo gjithçka që gjendet në ato broshura, është bindje për të gjithë dijetarët shi’itë e shkrimtarët e tyre.
Ajo që na intereson ne, është të tregojmë se, këto broshura, përfaqësojnë bindjet e shi’itëve në aspektin e cilësive të Allahut të Lartësuar e të veprave të Tij, Profetësinë e Imametin, Jetën Tjetër e veçanërisht bindjen në pozitën e Imamëve dhe të cilësive të tyre. Ai që dëshiron të zgjerohet në lidhje me ideologjitë dhe bindjet e shi’itëve, le t’u kthehet atyre.
3- Thellimi në parimet e përmenduar në këto broshura dhe libra përbën dakordësinë e doktrinës së shi’itëve, në të shumtën e këtyre çështjeve doktrinore, me doktrinat dhe bindjet e shumës së myslimanëve, edhe pse kanë mendime ndryshe për çështjen e imamatit dhe të udhëheqësisë pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Në faqet e mëpasshme, do të përpiqemi të paraqesim ndryshimet më të rëndësishme ndërmjet shi’itëve e sekteve të tjera islame, të cilat nuk përbëjnë një ndarje të prerë e jo të përafërt ndërmjet këtyre medh’hebeve. Nga kontradiktat ndërmjet tyre, nuk përfiton kush tjetër veçse armiqtë e kësaj feje e spektatorët e tyre.
Në fillim të kërkimit tonë, do të sqarojmë e do të përcaktojmë kontradiktat ndërmjet shi’itëve e mu’tezilëve, ndërmjet shi’itëve e esh’arijve, sepse këto dy sekte përbënin pjesën më të madhe të myslimanëve në fillim të këtyre periudhave të mëparshme.