LIBRI “XHUMELUL ILMI UEL AMELI” I SEJJID SHERIJF MURTEDA
Sejjid Sherijf Murteda (Allahu e mëshiroftë!) ka shkruajtur një monografi përmbledhëse për doktrinën shi’ite dhe e titulloi “Xhumelul ilmi uel ameli”. Po përmendim këtu ato që lidhen me njësimin (Teuhijdin), duke e ftuar lexuesin t’i lexojë ato, pasi bën një prezantim të hollësishëm të këtyre aspekteve.
SQARIMI SE ÇFARË DUHET BESUAR NË ASPEKTET E NJËSIMIT
Trupat janë krijesa, ngaqë ato nuk i paraprijnë ndodhive. Ato kanë dispozitën e tyre në krijim. Patjetër që ato duhet të kenë një krijues, për shkak të nevojës së çdo gjëje të krijuar për krijues apo prodhues. Është e patjetërsueshme që Allahu i Lartësuar të jetë i Plotfuqishëm e të mos justifikohet për një vepër që të tjerët nuk janë të aftë ta kryejnë.
Për Allahun e Lartësuar, një gjë e tillë është e lehtë. Është e domosdoshme që krijuesi i saj të jetë i ditur, sepse ligjet janë të dukshme në të gjitha botët dhe se ligjet precize nuk i vendos veçse i dituri.
Gjithashtu, është e domosdoshme që Ai të jetë i pranishëm, sepse ka lidhje me fuqinë dhe diturinë. Kjo lloj lidhjeje nuk është e saktë veçse me anë të pranisë (el uxhud). Duhet që krijuesi të jetë shumë i hershëm, në mënyrë që krijimet të përfundojnë te Ai.
Detyrimisht që Ai duhet të jetë i gjallë, se përndryshe nuk është i aftë e i ditur. E nëse nuk është i gjallë nuk mund të jetë i pranishëm. Meqenëse është i gjallë, Ai duhet të jetë shumë perceptues. Duhet që Ai duhet të jetë Dëgjues dhe Shikues, sepse Ai percepton, gjithçka që ekziston. Kjo është vlera e thënies sonë “Semijun Basijr” – “Dëgjon e sheh gjithçka”.
Prej cilësive të Allahut Fuqiplotë, nëse janë nga shkaku, është dëshirues dhe jodëshirues. Allahu i Lartësuar ka urdhëruar, ka lajmëruar e ka ndaluar dhe urdhri e lajmi nuk është as urdhër e as lajm, veçse me dëshirë. Kurse ndalimi është ndalim veçse kur nuk dëshirohet dhe urrehet...
Nuk lejohet që në qenien e Allahut të ketë një cilësi shtesë, përveçse atyre që përmendëm, sepse për të nuk ka një gjykim logjik.Vërtetimi i cilësive që nuk kanë një dispozitë logjike për to, të çon drejt të panjohurave. Duhet të jetë gjithmonë i Plotfuqishëm dhe krijimi i gjithçkaje është prej Tij. Përderisa është i Plotfuqishëm për gjithçka, Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Vërtetimi i qenies së Tij i Plotfuqishëm, shpie në atë që Ai është i gjallë dhe i pranishëm. Ai duhet të jetë gjithmonë i Gjithëditur... Ai (Allahu) duhet të jetë i Vetëmjaftueshëm e jo nevojtar, sepse nevoja shpie te qenia e Tij prej atyre të cilëve përfitojnë e dëmtohen e kjo bën që Ai të jetë trup.
Nuk lejohet që qenia e Tij të përshkruhet me cilësitë e xhevahire, trupave e formave, si rezultat i hershmërisë së Tij dhe se Ai është Krijuesi i këtyre të gjithave. Nuk lejohet për Allahun e Lartësuar pamja, sepse është e domosdoshme të shmangen pengesat e saktësimit të shikimeve tona, në mënyrë që ta shohim Atë.
Allahu i Madhëruar nuk mund të perceptohet me shqisat e tjera. Detyrimisht që Allahu Fuqiplotë duhet të jetë një, e jo një i dytë në hershmëri, sepse vërtetimi i një të dyti vërteton ekzistencën e dy vetave dhe kjo është e pamundur...
(Xhumelul Ilmi uel Ameli, Pjesa “Ideologjitë”, botimi i dytë, redaktuar nga Reshijd es Safar. Botuar në Nexhef. Mendimi i tij për mrekullinë sintaksore e retorike të Kur’anit është një mendim personal dhe nuk përfaqëson mendimin e të gjithë imamijve)