ES SADUKU (Allahu e mëshiroftë atë!) KA SHKRUAR

 

Sot janë mbledhur me shujukhët juristi Ebi Xha’fer Muhamed ibn Ali ibn El Hysejn ibn Musa ibn Babavejh, pjesëtar i kuvendit dhe i shujukhëve (dijetarëve), dhe i kërkuan atij t’i përshkruante atyre, në mënyrë të përmbledhur e të shkurtër, fenë imamijte.

 

Përgjigjja e tij është:

“Feja e imamijve është pohimi i njësimit të Allahut të Lartësuar. Mohimi i ngjashmërisë së Tij. Shmangia e gjithçkaje që s’ka lidhje me Të. Pohimi i Profetëve të Allahut, melekëve dhe i librave të Tij. Pohimi se Muhamedi është zotëria i Profetëve dhe i të dërguarve, ai është më i miri i tyre (njerëzve) dhe i melekëve. Ai është vula e Profetëve. Nuk ka Profet pas tij …”

 (“El Emalij” të Shejkh Es Saduk. Shiko edhe hadithin e paraqitur në fund të librit “El Muknij Uel Hidaje”, të cilin e shkroi ditën e premte, më dymbëdhjetë të muajit Sha’ban, të vitit 368. Shih: f. 509, botim i Bejrutit, në fund të librit)