MESAZHI I SADUKUT, NË LIDHJE ME IDEOLOGJITË IMAMIJTE
Shujukët (dijetarët) tanë imamij kanë botime të shumta për qartësimin e ideologjive e të njohurive të tyre. Me këtë rast, po përmbledhim disa mesazhe të shkurtra nga të parët tanë:
Shejkh Es Saduku (306-381 hixhri) ka shkruar një mesazh të shkurtër për ideologjitë imamite (shi’ite):
“Dije se besimi ynë në njësim është se: Allahu i Lartësuar është Një i Vetëm, nuk ka asnjë si shembulli i Tij. I pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim. I Përheshëm. Dëgjon e sheh gjithçka. I Gjithëditur dhe i Urtë. I gjallë dhe Ngadhënjyes mbi gjithçkaje. I Plotfuqishëm, i Shenjtë, i Gjithëditur, i Aftë për gjithçka. I Vetmjaftueshëm. Nuk përshkruhet me esencializëm, trup, formë apo dimension... derisa tha: Allahu i Lartësuar është shumë më lart nga cilësitë e krijesave të Tij, përtej dy kufijve, kufirit të mohimit dhe kufirit të ngjashmërisë.
Allahu i Lartësuar është diçka jo si gjërat e tjera, i Vetëm, i Qëndrueshëm. Nuk ka lindur, nuk ka trashëguar, nuk është i lindur prej askujt e nuk ka ortak. Nuk ka për Të të njëjtë, as ibnjak, të ngjashëm, bashkëshorte, rival e bashkëpronar. Shikimet nuk e perceptojnë Atë, por Ai i percepton ato. As iluzionet, ndërsa Ai po. Nuk kotet dhe as nuk e zë gjumi. Ai është dashamirës dhe i lajmëruar për çdo gjë. Krijuesi i çdo gjëje. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij. Atij i përket krijesa dhe çështja. I bekuar është Allahu, Zoti i të gjithë botëve Ai që thotë se Allahu ka diçka të ngjashëm (ortak), është politeist (idhujtar). Ai që u vesh imamijve diçka tjetër, përveç asaj që përshkruhet me njësim, është gënjeshtar.
Gjithçka që bie në kundërshtim me atë që përmenda për njësimin, është e lënë dhe e shpikur. Çdo bisedë që nuk përputhet me Librin e Allahut, është e pavërtetë. Edhe nëse gjendet në librat e dijetarëve tanë, është i përgënjeshtruar dhe i futur.”
Pastaj ai përmend cilësitë e ardhura në librin e Lavdishëm dhe i komenton ato, duke përcaktuar një kufi të cilësive të vetvetijshme dhe të cilësive vepruese. Ai sqaron se cila është bindja e imamijve në lidhje me veprat e robve. Ai sqaron dhe e bën të qartë fatalizmin dhe mandatimin.
Gjithashtu, përmend ideologjitë e tyre në lidhje me Kadaun dhe Kaderin, Fitren, instinktin e mundësinë, si dhe kërkime të tjera të rëndësishme, të cilat përbëjnë shtyllën vertebrale të njohurive hyjnore. Në një prej shkrimeve të tij, thotë: “Bindja jonë është se Kur’ani, të cilin Allahu i Lartësuar e zbriti te Profeti ynë Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e Tij!), është ai që ndodhet në duart e njerëzve dhe asgjë më shumë se kaq. Numri i sureve të tij është 114. Ai që thotë për ne se kemi thënë më shumë se kaq, është gënjeshtar …”
(Shiko mesazhin e Es Sadukut te “Bindjet”, i cili është botuar disa herë. Në të ka shpjegime e analiza të dijetarëve. Një prej tyre është dijetari i njohur El Mexhlesij.)
Më pas, dijetari i madh Esh Shejkh El Mufijd (336-413 hixhri) e ka shpjeguar këtë mesazh në librin e tij “Sherh Akaidu Saduk”, si dhe në librin “Tas’hijhul I’tikad”. Në këtë libër diskuton disa tema të nxjerra nga transmetime jo të plota të hallkave te kapitulli “Ideologjitë”.
(Libri “Evailul Mekalat” të Shejkhut El Mufijd, u botua në Tabriz, në vitin 1371)