PREZANTIMI I IDEOLOGJIVE TË SEJJID ABDUL ADHIJM EL HASENIJ NDAJ IMAM EL HADIJIT
Es Saduku ka transmetuar nga Abdul Adhijm El Hysejnij:
(Abdul Adhijm ibn Abdullah ibn Ali ibn El Hasan ibn Zejd ibn El Hasan ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!) nga sahabët e imam El Hadij. En Nexhashiji, ka thënë: “Ai ka librin e predikimeve të princit të besimtarëve, që e trashëgoi Er Rej, duke u arratisur prej sulltanit, i cili banoi në shtëpinë e një burri shi’it, si një ndjekës i devotshëm. E adhuronte Allahun, agjëronte ditën dhe ngrihej gjatë natës. Dilte fshehurazi e vizitonte varrin përballë varrit të tij. Ndërmjet tyre kishte një rrugë e thoshte: “Ky është varri i një prej djemve të Musa ibn Xha’ferit (Paqja qoftë mbi të!). Ai vazhdoi të strehohej në këtë vend, duke lajmëruar një e nga një përkrahësit shi’itë të familjes së Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), derisa e njohën shumë prej tyre. Rixhalun Nexhashij 2/65-66. Abdul Adhijm ndërroi jetë në Er Rrej. Varri i tij vizitohet nga njerëzit. Et Tusij përmend te libri i tij “Er Rixhal”, në lidhje me sahabët e imam El Hadiji dhe El Askerij, me numër 1 dhe 20. E përmend atë, gjithashtu, autori i librit “Umdetu Talib” 94.)
“Hyra te zotëria im, Ali ibn El Hadij (Paqja qoftë mbi ta!). Kur më pa, tha: “Mirë se erdhe o Eba Kasim. Ti vërtet je ndjekësi ynë!”
I thashë atij: “O biri i të Dërguarit të Allahut, vërtet unë dua të të prezantoj ty fenë time e, nëse është e kënaqshme, të qëndroj aty deri sa të takoj Allahun e Lavdishëm e të Lartësuar.”
Tha: “Thuaje atë o Eba Kasim.”
Eba Kasimi i tha: “Unë them: ‘Vërtet, Allahu i Bekuar dhe i Lartësuar nuk ka të ngjashëm me të. Është jashtë dy limiteve, kufirit të mohimit dhe kufirit të krahasimit. Ai nuk është me trup, pamje, prezencë e thelb. Përkundrazi, Ai është Krijuesi i trupave, i imazheve. Krijuesi i atyre që ne shohim dhe i gjërave thelbësore, i xhevahireve. Zoti i çdo gjëje, Poseduesi i tij, Bërësi dhe Krijuesi i tij. Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, vula e Profetëve dhe se nuk ka Profet pas tij deri në Ditën e Ringjalljes.
Vërtet imami, halifja, ndjekësi i çështjes pas tij është Prijësi i besimtarëve. Ali ibn Ebu Talibi, pastaj, Hasani, Hysejni, Ali ibn Hysejni, Muhamed ibn Aliu, Xha’fer ibn Muhamedi, Musa ibn Xha’feri, Ali ibn Musai, Muhamed ibn Aliu e pastaj ti, o Mevlana im.”
Ai (imam Hadi) (Paqja qoftë mbi të!) tha: “Pas meje, është djali im, Hasani. Po çfarë do të bëhet me njerëzit pas tij?”
E pyeta: “E si do i bëhet kësaj, o Mevlana im?”
Ai tha: “Kjo për arsyen se personaliteti i tij nuk shihet dhe emri i tij nuk përmendet derisa të shfaqet e të mbushë tokën me drejtësi e vërtetësi, ashtu siç është mbushur me padrejtësi e shthurje.”
I thashë:
“A i kam rënë në të? Ndjekësi i tyre është ndjekësi i Allahut. Armiku i tyre është armiku i Allahut. Bindja ndaj tyre është bindje ndaj Allahut. Kundërshtimi i tyre është kundërshtim i Allahut.
Më pas thashë: “Vërtet, udhëtimi qiellor është i vërtetë, marrja në pyetje në varr është e vërtetë. Xheneti dhe zjarri janë të vërteta. Peshoja është e vërtetë. Ora është duke ardhur e nuk ka dyshim në të dhe se Allahu do t’i ringrejë ata që janë në varre. Detyrimet pas ndjekjes (vilajetit) janë:
Namazi, zekati, agjërimi,Haxhi, xhihadi (përkushtimi), si dhe urdhrimi në të mirën e ndalimin nga e keqja.”
Imam Hadij (Paqja qoftë mbi të!) tha:
“O Eba Kasim! Kjo është feja e Allahut, të cilën Allahu e dëshiron për robtë e Tij, kështu që qëndroi asaj. Allahu të bëftë të qëndrueshëm me thënien e vendosmërisë në këtë botë dhe në Tjetrën!”
U mjaftuam me këto dy thënie të imamëve të pastër, të cilët i kanë marrë ideologjitë dhe bindjet e tyre nga baballarët e tyre të pastër.