Të gjitha grupet islame janë dakord me domosdsoshmërinë e caktimit të imamit, me përjashtim të El Axharidetu prej El Khauarixh dhe një prej Hatim El Esam, një prej shujukhëve të El Mu’tezileve (që ndërroi jetë në vitin 237 hixhri)
(Grupi “El Axharide” thonë se ymeti duhet të bashkëpunojë për rigjallërimin e së drejtës dhe shmangien e së padrejtës. Nëse ymeti e kryen këtë detyrim, nuk mbetet për imamin ndonjë vlerë, ku kërkohet nënshtrimi i robve ndaj tij. Nëse ymeti konfliktuohet e nuk bashkëpunon në përhapjen e drejtësisë dhe në realizimin e së drejtës, atëherë duhet të caktohet dikush që të kryejë këto detyra të rëndësishme. Bazuar mbi këtë, imameti nuk detyrohet as me ligj e as me logjikë, por kërkohet për vendosjen e rregullit.) janë ndarë prej këtij mendimi. Myslimanët, në lidhje me thelbin e këtij mendimi, janë ndarë në dy medh’hebe. Shi’itët thonë për domosdoshmërinë e caktimit të imamit nga ana e Allahut të Lartësuar, ndërsa pjesa tjetër e grupeve të këtij ymeti thonë për domosdoshmërinë e caktimit të imamit nga ana e ymetit.
Pra, për domosdoshmërinë e caktimit të imamit nuk ka kontradiktë ndërmjet myslimanëve, pra, fjala mbetet te përcaktimi se nga kush duhet ta caktojë atë. Domosdoshmëria e vaktimit të imamit nga ana e Allahut të Lartësuar nuk ka si kuptim nxjerrjen e dispozitës ligjore nga ana e robve ndaj Allahut të Lartësuar, saqë të thuhet: “Vendimi i përket vetëm Allahut.” (Sure “Jusuf”, ajeti 40.) por kuptimi është, siç e kemi përmendur edhe herë të tjera, se intelekti (el aklu) - bazuar në njohjen e cilësive të Allahut të Lartësuar, të qenit të Tij i Urtë - është në gjendje të zbulojë domosdoshmërinë e caktimit apo të moscaktimit, se përndryshe robtë janë shumë më të mangët në qenien e tyre ligjvënës ndaj Allahut të Lartësuar.
Pastaj mosmarrëveshja e myslimanëve në qenien e caktimit detyrë e Allahut apo e ymetit, lind nga mosmarrëveshja e tyre në lidhje me vërtetësinë e halifetit dhe imamatit nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kështu që ai që e sheh imamin si një kryetar shteti, i cili nuk ka funksion tjetër veçse sigurimin e rrugëve e të mënyrave, pajisjen me furnizime, ekzekutimin e dënimeve, xhihadin në rrugën e Allahut e të tjera si këto, të cilat i kryejnë kryetarët e shteteve, me format e ndryshme të qeverisjeve të tyre, ka thënë detyrimin e caktimit të tij nga ana e ymetit, ku nuk kushtëzon në të përshkrime të tjera përveç aftësisë e të zotësisë të drejtimit të çështjeve. Kjo është ajo që mund ta bëjë ymeti islam.
Kur thuhet se Imameti është vazhdimësi e funksioneve të mesazhit hyjnor (jo të vetë mesazhit hyjnor, sepse mesazhi dhe Profetësia janë të vulosura me Profetin më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) shembullit më të mirë), për këtë është rënë dakord se përgjegjësia e kësaj çështje bazohet mbi disa kritere e kopetenca të larta, të cilat individi nuk i arrin, vetëm nëse ai është nën mbikëqyrjen e nën përkujdesjen Hyjnore.
Ky indivit e trashëgon Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në dituri, në bazat e në degët, në mbylljen e të gjitha boshllëqeve të dala pas vdekjes së tij.
Pra, mosmarrëveshja për caktimin e halifit të Profetit lind si rezultat i mosmarrëveshjes rreth komentimit të thelbit të halifetit.
Për atë që e bën hilafetin një politikë kohore të çastit, dhe këtë post e zbaton një prej individëve të ymetit, me një prej rrugëve, ai thotë:
“Imami nuk hiqet nga posti me shthurjen e me padrejtësinë e tij, me marrjen e pasurive, me goditjen e njerëzve, me marrjen e jetës që është e ndaluara, me mohimin e të drejtave dhe me shkeljen e kufijve. Nuk duhet të dalësh kundër tij, përkundrazi duhet ta këshillojmë atë, ta frikësojmë e ta lëmë bindjen ndaj tij, kur ai fton në mëkate ndaj Allahut.”
(“Et Temhijd” i El Kadij Ebi Bekr El Bakelanij (ndërroi jetë në vitin 403 hixhrij): 181.)
Kush thotë se imami, pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është si kryetari i një shteti apo si ligjvënësi, që ymeti islam e zgjedh atë me vota, ai do të thotë për atë imam: “Nuk e shohim daljen kundër imamëve tanë dhe drejtuesve të çështjeve tona, edhe nëse bëjnë padrejtësi, nuk thërrasim kundër tyre dhe nuk heqim dorë nga bindja ndaj tyre. Bindjen ndaj tyre e shohim bindje ndaj Allahut, si detyrim absolut, përderisa nuk ftojnë në mëkate. Ne lutemi për ndreqjen të tyre dhe për shëndetin e tyre. Haxhi e xhihadi janë në dorën e parisë së myslimanëve, i miri e i keqi i tyre, derisa të vijë ora, nuk i hedh asgjë poshtë këto të dyja e nuk i kundërshton gjë ato.” (“El Akijdetu Et Tahauije” 379-387.)
Kjo ide u përshkallëzua nga ideologët e muhadithinët e Ehli Synetit, derisa Et Teftezanij tha: “Nuk shkarkohet imami me shthurje, ose me dalje nga bindja ndaj Allahut, ose me mizori (padrejtësi ndaj robve të Allahut), sepse shthurja ka dalë sheshit, mizoria është shfaqur nga imamët e princat, pas Khulefaurr Rrashidijn dhe të parët i ndiqnin ata, bënin tubime e ceremoni festive, me lejen e tyre, prandaj nuk e shihnin të arsyeshme të dilnin kundër tyre. Nga librat e Shafiut transmetohet:
“Kadiu pushohej nga detyra me shfaqjen e shthurjes, në të kundërt, me imamin. Dallimi mes tyre është se largimi i tij dhe detyrimi i lidhjes me tjetërkënd, nxit ngatërresën, ngaqë njerëzit janë të dhënë shumë pas tij, në kundërshtim me Kadiun.”
(“Sherhul akaidu en nesefijeti”, i Ebi Hafs Umer ibn Muhamed En Nisfij. (Ndërroi jetë në vitin 573 hixhrij.). “Esh Sharh”, Saadud Dijn Et Taftazanij. (Ndërroi jetë në vitin 791 hixhri.): f. 185-186. Shiko në këtë aspekt thënie të islamëve të Esh’ariut: f.323. “Usuli Dijn”, i Muhamed ibn Abdul Kerijm El Bezdeuij, Imam i sektit Maturidije:190)
Ndërsa kush e komenton imametin se është udhëheqje Hyjnore dhe vazhdimësi e të gjitha funksioneve të Profetësisë, me përjashtim të mbartjes së Shpalljes Hyjnore, ai thotë për domosdoshmërinë e caktimit të tij nga ana e Allahut të Lartësuar. Imamijtë e kanë argumentuar domosdoshmërinë e caktimit të imamit nga ana e Allahut të Lartësuar duke thënë: Imami, të cilin e zgjodhi Allahu i Lartësuar, është afër bindjes dhe larg nga mëkatet. Këtë e kanë sqaruar në librat e tyre të logjikës. Largimi i Profetit Fisnik nga kjo jetë lë boshllëqe të mëdha te ymeti, në dy aspekte, atë ideologjik e legjislativ, ashtu siç lë edhe polemika të ashpra te ymeti për emërimin e imamit.
Kështu që prej mirësisë së Allahut të Lartësuar është mbyllja e këtyre boshllëqeve me caktimin e atij që është i ngjashëm me Profetin Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në diturinë e tij, në ideologji e legjislacion, në drejtësi e mëkat, në rregullim e reformim, në dhënien fund të konfliktit të dhunës dhe në bashkimin e ymetit pas largimit nga kjo jetë e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Është e çuditshme se mu’tezilët që besojnë në domodsoshmërinë e mirësisë së Allahut të Lartësuar, janë rebeluar ndaj kësaj bindjeje të tyre, në këtë drejtim, duke e ditur se kjo temë është prej gjërave të pjesshme të besimit. Ajo që i ndaloi ata të zbatonin këtë është:
Nëse do ta pranonin atë, atëherë do të ishin të detyruar të mos e njihnin khalifatin e khulefave para Aliut, sepse baza e mirësisë (el lutfu) kushtëzon qenien e khalifes, me caktim nga ana e Allahut të Lartësuar. Për më tepër, ti e mësove tashmë se i Dërguari Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), me Shpallje nga Allahu i Lartësuar, e zbatoi këtë kod.
Pas largimit të tij nga kjo jetë ai caktoi imam për ymetin, në mënyrë që të udhëheqë çështjet e tyre, të mbyllin të gjitha boshllëqet e tyre, të ndalojë konfliktet, duke u prerë rrugën rebeluesve. Për fat të keq, ymeti e harroi këshillën dhe urdhrin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata u ndanë në grupacione e parti. Mes tyre u zhvilluan beteja e luftëra të përgjakshme në të cilat u bënë gjakderdhje dhe u përdhosën nderet.
Si rezultat i kësaj, u ndryshuan konceptet dhe vlerat. Armiqtë e fesë i shfrytëzuan këto mospajtime mes myslimanëve duke bërë përpjekje të mëdha në shtimin e urrejtjes mes tyre, saqë afrimiteti dhe uniteti mes tyre u bë prej çështjeve të vështira për ideologët. E lusim Allahun e Lartësuar, që ta mbyllë këtë humnerë të thellë, duke i zgjuar ndjenjat e dijetarëve të ymetit dhe reformatorët e tij në një të ardhme të afërt.