Çështja e nëntë: shi’itët imamij dhe sahabët

 

Sahabët e Profetit më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) janë myslimanët e parë, që e kanë parë Profetin (Paqja dhe bekimet dhe Allahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij!), që patën nderin e respektin të shoqëroheshin me të, të cilët mbartën një anë të rëndësishme në praktikën e përhapjes së thirrjes islame. Një pjesë e vogël prej tyre shpenzuan jetën e tyre dhe të të afërmve në përhapjen e Islamit, saqë u shtrinë në skajet më të largëta dhe i ngritën bazat e tij. Me përpjekje të vazhdueshme, duke mos përfillur fatkeqësitë, jo vetëm që ngritën strukturën e Islamit, duke i ngritur shtyllat e tij, por arritën majat më të larta.

 

Sikur mos të ishte shkëlqimi i shpatave, fuqia ndihmëse e tyre dhe zhytja e tyre në vorbullën e vdekjeve, nuk do të ishte ngritur për të shtyllë e nuk do të bëhej jeshile ndonjë pemë. Përderisa libri dhe Syneti ishin dy burimet kryesore për të gjithë myslimanët, të njëjtë ishin edhe shi’itët prej tyre. Drita e tyre udhëheq në drejtimin e të vërtetave të qëndrueshme dhe nuk ka pluhur në to.

 

Mendimi i thellë te këto dy burime të pashtershme e bën mëse të qartë mirësinë dhe dallimin e madh të pozitës së tyre të lartë në Islam. Ndoshta ai që thellohet në Libër e Synet, do të gjejë atë që fshihet prej sahabëve besnikë prej lavdisë e fisnikërisë. Ai që lexon ajetet e librit të ndritur, rreth muhaxhirëve (emigrantëve nga Meka në Medine), që i ndoqën me mirësi, nuk e mban veten e tij, por ka dëshirë të arrijë pozitën dhe lavdinë e tyre.

 

Madje jo vetëm që ëndërron të perceptojë çështjen e tyre, por edhe të jetë një prej tyre. Kush i dëgjon ajetet e zbritura për ata që i dhanë besëlidhjen të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), nën pemë ose sahabët e sures “El Fet’h”, (Shiko thënien e Allahut të Lartësuar në suren “El Feth”, ajetet 18 dhe 29. Aty ke një shenjë të qartë në lidhje me atë që folëm) patjetër që do t’i shkojnë lotët rrëke e do t’i rrëqethet zemra rreth këtij grupi të vogël, që i besuan premtimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Nëse kjo është situatë e sahabëve në Librin e ndritur, atëherë si mund t’i mohojë dhe t’i kundërshtojë myslimani sahabët? Si mund ta përshkruajë thirrjen e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) pa vlerë e dobi dhe ta akuzojë atë për prapambetje, qoftë në udhëzimin e popullit, qoftë në zhvillimin kulturor, ekonomik të popullit të tij? Profetit të Islamit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i besoi vetëm një grup i vogël, që numërohej me gishta. Me përjashtim të këtyre, të tjerët ishin hipokritë, që e fshihnin mohimin e tyre e hiqeshin si besimtarë, ose që kthyen drejtim pas Lamtumirës së Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Si mundet një mysliman të përshkruajë thirrjen e tij e të thotë: Vërtet, ai nuk udhëzoi e nuk bëri të qëndrueshëm në Islam pas kalimit të 23 viteve të thirrjes së tij, me përjashtim të tre, shtatë apo dhjetë vetave. Kjo nuk është gjë tjetër veçse shpifje dhe gënjeshtër e ulët, që nuk e pranon logjika. Më e keqja e të gjitha këtyre është që të goditen shi’itët me këto përgojime e të gjenden njerëz që e besojnë këtë, që hedhin baltë në bazat e tij, në qëndrime e në ide. I pyesim ata për këtë: Cili shi’it, me mend në kokë, e ka pretenduar këtë? Kur e ka thënë? Ku e ka përmendur atë?

 

Shi’itët janë të pafajshëm për këto thënie të pabaza për ta. Këto rrëfime të sëmura s’janë gjë tjetër veçse një pjesë e pretendimeve boshe kundër Shi’izmit, që i nxitën emevitët në kohën e tyre, që ta rrëzonin Shi’izmin në sytë e myslimanëve. Ata përqafuan pendët e atyre që mezi prisnin shqyerjen e unitetit e të njësimit islam dhe nxjerrjen në pah të pjesëve të turpshme të vëllazërisë.

 

Kjo shpifje shihet edhe në ditët e sotme në një broshurë “Dy vizione kontradiktore”. Autori i kësaj broshure nxit herë pas here konfliktin dhe nuk dëshiron gjë tjetër veçse shtimin e përçarjes dhe ndarjen e ymetit. Edhe pse janë transmetuar shumë transmetime për këtë, nuk merren për bazë, sepse nuk janë burim për ideologjinë. Ato janë lajme ahad, që nuk përbëjnë dituri në aspektin e ideologjive. Do të të mjaftojë ty studimi i përmbajtjes dhe i zinxhirit të transmetimit të tyre.

 

Nëse i llogarisim të udhëzuarit në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nga Beni Hashim, i kalojnë dhjetë, duke filluar me xhaxhain e tij, Ebu Talibin e duke kaluar më të dëlirën e hallës së tij, Fatimen, bijën e Esedit, me Hamzain, Abasin, Xha’ferin, Akijlin, Talibin, Ubejde Ibn Harithin, dëshmor në Luftën e Bedrit, Ebu Sufjan ibn El Harithin, Nufel ibn El Harithin, Xha’deh ibn Ebu Hubejre, fëmijët e bashkëshortet e tyre. Përfundohet me Aliun (Paqja qoftë mbi të!), djemtë e vajzat e tij, bashkëshortja e tij, Fatime Ez Zahra, zonja e grave të të gjitha botëve.

 

Ndërsa ata që ranë dëshmorë në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) janë me qindra. Nuk dyshon asnjë mysliman se ata kanë qenë shembujt më të mirë të besimtarëve të sinqertë, te të cilët jo vetëm që ndikoi Islami, por i transformoi ata, derisa dhanë jetën e tyre. Ata janë shembujt më të mrekullueshëm në besim, njësim dhe sakrificë.

 

Më të shtrenjtë e më të lirë, në shërbim të Islamit dhe të ideologjisë së tyre. Ndoshta paraqitja e shpejtë e një grupi të këtyre emrave nuk përbën me tepër se sa ajo që përmendëm për pozitën e këtyre sahabëve, duke filluar me familjen e Jasirit, për të cilët i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thoshte: “Ndërkohë ai dëgjonte rënkimin e tij nën torturë: ‘Durim familja e Jasirit. Premtimi juaj është Xheneti."  (“Es Sijretu En Nebeuijeh”, Ibn Hisham, 1:320, botuar në Alepo.)

 

Duke vazhduar me ata që ndërruan jetë në emigrimin në Habeshe dhe dëshmorët e Luftës së Bedrit e të Uhudit. Në Luftën e Uhudit ranë dëshmorë shtatëdhjetë sahabë, që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i vizitonte dhe i përshëndeste. Më pas dëshmorët e luftërave e të betejave të tjera, sa Profeti Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në të drejtë të Sa’ad ibn Muadhit, dëshmor i Betejës së Hendekut, tha: ”Është tronditur arshi me vdekjen e tij.”

 

Numri i dëshmorëve të Bi’r Maunetu, sipas transmetimit të Enes ibn Malikut, luhatet në 40, ndërsa sipas transmetimit të të tjerëve, është 70. Si këta e shumë sahabë të sinqertë e të lavdishëm, kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Në Kur’anin e Shenjtë lexojmë:

“Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.”  (Sure “El Ahzab”, ajeti 23)

 

Dhe:

 

(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: ‘Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!’ e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”  

(Sure “Ali Imran”, ajeti 173)

 

Dhe:

 

“Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë. Ndërsa ata që banojnë në Medine dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Sure “El Hashr”, ajetet 8-9.)

 

A nuk vërtetojnë këto ajete suksesin e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në thirrjen e tij? Rreth tij u bashkuan burra vepërmirë e të sinqertë. Atëherë, si  mund të akuzohet një mysliman, që lexon natë e ditë dhe me bindje, Librin e ndritur, me dështimin e Profetit më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në thirrjen e tij, në udhëzimin e ymetit të tij, duke sakrifikuar gjithçka që kishte?! Qëndrimi i drejtë dhe i saktë në lidhje me sahabët, është ajo që ka ardhur në thënien e Prijësit të besimtarëve (Paqja qoftë mbi të!):

 

“Ku janë vëllezërit e mi, që morën shtegun e drejtë dhe shkelën në rrugën e së mbarës? Ku është Ammari? Ku është Ibn Texhihani? Ku është Dhu Shehadetejni? Dhe ku janë të tjerët si ata dhe si shokët e tyre, që ia premtuan veten vdekjes, e kokat e të cilëve i rrëmbeu një armik i poshtër? Imam Aliu kaloi dorën mbi mjekrën e tij të nderuar e të spikatur dhe qau një copë herë; pastaj vazhdoi: O vëllezërit e mi, që recituat Kur’anin e i forcuat pozitat e tij, që menduat për detyrimet tuaja e i përmbushët, që gjallëruat Synetin e shkatërruat sajimet. Ju u përgjigjët, kur ju thirrën për në Luftën e Shenjtë, ju i besuat prijësit tuaj dhe i shkuat pas.”  (“Nehxhul Belaga”, Predikimi 182.)

 

Kjo që ka ardhur në këtë ligjëratë, nuk është e vetmja nga thëniet e Prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!). Ai i ka përshkruar sahabët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në ditën e Siffinit, ditën që u bë obligim marrëveshja për të: “Kur ishim me të Dërguarin e Zotit, ngriheshim edhe kundër prindërve, bijve, vëllezërve e xhaxhallarëve tanë. Kjo na mbajti të përkushtuar në besimin tonë e të nënshtruar ndaj vullnetit të Tij, duke iu përmbajtur udhës së drejtë, përballur vuajtjet e dhembjet e luftuam armikun. Ka ndodhur shpesh në dyluftime që dikush nga ana jonë e dikush tjetër nga ana e armikut të  hidheshin mbi njëri-tjetrin si dy pantera të egërsuara, duke u përpjekur kush e kush të vriste njëri-tjetrin; herë-herë e vinte poshtë njeriu ynë armikun, dhe herë-herë të tjera triumfonte armiku mbi njeriun tonë.”  

(I njëjti burim. Ligjërata 56.)

 

Kjo është fjala e Imam Ali ibn Ebu Talibit (Paqja qoftë mbi të!), komandanti i shi’itëve dhe Imami i tyre. A është e lejuar për atë që beson në imametin e tij, që të mohojë të gjithë sahabët e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ose t’i bëjë ata të shthurur, apo t’u mveshë atyre ateizmin, politeizmin e lëkundshmërinë, pa i ndarë ata në pjesë e lloje dhe më pas të përmendë ndarjet e Kur’anit dhe të Synetit, në të drejtë të tyre? Kurrsesi jo.

 

Ky është Imami, Ali ibn Hysejni, që përmend në disa lutje të tij sahabët e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!):

 

“O Allah i Plotpushtetshëm! Sahabët e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) kanë shkëlqyer në shoqërimin e tij. Ata u sprovuan me sprovën më të mirë, në triumfin e tij, e mbështetën atë dhe nxituan në përkrahjen e tij, konkurruan në thirrjen e tij, duke iu përgjigjur, ashtu siç dëgjuan argumentet e mesazheve të tij.

 U ndanë nga bashkëshortet e fëmijët për të përhapur fjalën e Profetit të Islamit(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), vranë baballarët e bijtë për vërtetimin dhe qëndrueshmërinë e Profetësisë së tij, triumfuan me të. Ata që kanë qenë ashik në dashurinë ndaj tij, shpresonin një “tregti” që nuk ka falimentim në dashurinë ndaj tij, të cilëve i emigruan familjet, pasi ishin lidhur me të afërmit e tij, duke u sjellë dobi atyre afrimiteti,

derisa banuan nën hijen e të afërmve të tij.

O Allah i Plotpushtetshëm, mos i harro çfarë lanë për Ty dhe në Ty. Kënaqi ata nga kënaqësia Jote, për arsye të mohimit të krijesave që ishin kundër Teje, ngaqë ishin me të Dërguarin Tënd (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Thirrës për Ty e drejt Teje, falënderoi ata për emigrimin e tyre në Ty, për sofrat e sojit të tyre, për daljen nga mirëqenia në krizë. Ata shtuan lavdinë e fesë Tënde nga mizorët e saj. O Allah i Plotpushtetshëm, përcille te tabi’inët (ndjekësit) e tyre me mënyrën më të mirë, të cilët thonë: ‘Zoti ynë, na fal ne dhe vëllezërit tanë…"  

(“Es Sahijfetu Sexhadije”, Lutja 4.)

 

Nëse gjendja është e tillë, shi’itët e synitë bien dakord për lavdërimin në Librin e ndritur, atëherë, cila është tematika e mosmarrëveshjes ndërmjet këtyre dy grupeve, në mënyrë që kjo të konsiderohet prej kontradiktave më të mëdha ndërmjet tyre? Tematika e kontradiktës është në një pikë të vetme: Ehli Syneti thotë se, kushdo që e ka parë Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe ka jetuar me të, qoftë edhe një ditë apo dy, gjykohet me drejtësi, që nga moment i takimit të tij e deri në ditën që ka shkuar në qefin, edhe në qoftë se ka vrarë, ka prerë, ka bërë kurvëri e të tjera si këto. Këtë mendim e argumentojnë me fjalën e të Dërguari të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Sahabët e mi janë si yjet. Këdo që të ndiqni, udhëzoheni.”

 

Në këtë ka boshllëqe të mëdha. Allahu i ruajttë myslimanët prej tyre! Historia është në duart tona. Faqet e saj janë dëshmitare për atë që themi. Ne nuk themi atë që ka thënë Hasan El Basriu:

 

“Allahu i pastroftë shpatat tona nga gjakrat e tyre.”

 

Le të pastrojmë gjuhët tona. Ne nuk mendojmë se Hasan El Basriu është i bindur në atë që ka thënë. Ai ka qenë i detyruar ta thotë këtë fjalë dhe me të ka mbrojtur veten e tij nga sulmet e emevitëve, të cilët flisnin shumë për drejtësinë e sahabëve në çdo kohë dhe e përhapnin atë.

 

Madje u mvishnin atyre rrobën e pagabueshmërisë. Situata arriti deri në atë pikë saqë të akuzoje një sahabi ka qenë më e ashpër se sa të akuzoje të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Mohimi i pagabueshmërisë së Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij!) dhe akuzimi i tij se bënte mëkate, para dhe pas Profetësisë, ishte çështje e thjeshtë dhe parashtrohej në formën e besimit logjik dhe nuk fajësohej thënësi i saj.

Ndërsa, po t’i vishej mëkat i vogël apo i madhe ndonjë sahabiu, kjo ishte diçka e madhe dhe thënësi kundërshtohej rëndë dhe ai duhet të pendohej përndryshe vritej!!! Atëherë, ky është objekti i konfliktit, pra, drejtësia e të gjithëve, pa përjashtim, ose ndarja e tyre në besimtar, jobesimtar, shembullor, i zakonshëm, asket, i dhënë pas kësaj bote, njohës i kushtetutës dhe zbatues i saj ose injorant që nuk di gjë prej saj.

 

Atëherë detyrimisht çështja duhet të zgjidhet nëpërmjet Librit dhe Synetit, i zhveshur nga çdo mendim i mëparshëm. Të mos na udhëheqë ne drejt saj veçse argumenti i saktë e fakti i qëndrueshëm. Për arsye të heqjes së perdes nga e vërteta e drejtë, po përmendim disa çështje .